Nëse presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky sot zbret në Ankara për një takim me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, kjo nuk do të jetë një tjetër samit protokollar me shtrëngim duarsh dhe deklarata për mediat. Ajo që do të shohim është një lojë gjeopolitike pokeri me rrezik të lartë – Zelensky ka pranuar të marrë pjesë në këtë lojë dhe tani, para syve të gjithë botës, po përpiqet ta thërrasë në duel ‘blefin’ e presidentit rus, Vladimir Putinit, analizon skynews. Në tryezë do të jetë edhe Erdogan, i cili në këtë situatë mund të luajë rolin e ndërmjetësit dhe gjykatësit. Rreziku është…
Author: Jeta almakos
Me vendosjen e gur-themelit sot u shënua fillimi i investimit të kompanisë turke për prodhimt të ngrohësve dhe rezistuesve për teknikë të bardhë dhe aparate elektrike “Shahterm” në Zonën zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI) – Shkup. “Investimi i kompanisë vetëm në fazën e parë kap vlerën prej 25 milionë euro me 200 vende të reja pune, ndërsa plani është që investimi të arrijë 50 milionë euro dhe numri i të punësuarve të jetë mbi 500”, tha Mickoski. Ai vlerësoi se ky është projekt që jo vetëm e zhvillon ekonominë, por edhe e konfirmon stabilitetin dhe përparimin e vendit tonë, duke kontribuar…
Pse po e ndryshon Ligjin e Gjuhës? Pse po e ndryshon Marrëveshjen e Ohrit? Pse po e rrezikon paqen, stabilitetin dhe sigurinë e shtetit?”. Këto janë disa pyetje publike nga kryetari i Bashkimit Demokatik për Integrim, Ali Ahmeti, drejtuar kryeminsitrit Hristijan Mickoskit. Ahmeti gjatë një takimi me banorët e Haraçinës, ka përgënjeshtruar diskursin e frikës se siç tha, shqiptarët po “e marrin shtetin”. Ai tha se shqiptarët nuk e marrim shtetin, por e drejtojnë atë pasi u takon! Sipas kreut të integristëve, shqiptarët janë mbi 30%, jetojnë në vazhdimësi në trojet e veta dhe janë pjesë e pandashme e shtetformësisë…
Pas distancimit të Arben Fetait e Azir Aliut, ka reaguar Arben Taravari. Ai ka shkruar se është krenar për bashkëpartiakët që i qëndruan besnik në vendimin për të dalë nga Qeveria. “Të nderuar miq, kolegë, aktivistë, njerëz që ju njoh dhe nuk ju njoh drejpëtdrejt: Jam krenar për secilin nga ju që jeni pjesë e Aleancës për Shqiptarët! Jam krenar për të gjithë ju që qëndruat të fortë në daljen tonë nga Qeveria! Kurse atyre që mundohen të na bëjnë të dukemi të përçarë ju them se- seriali juaj nuk ka sukses! Ne jemi krenarisht më të fortë se asnjëherë!…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pjesë e Frontit Europian ka kundërshtuar marrëveshjen eventuale në 5 komuna siç përflitet mes BDI-së dhe Aleancës së Taravarit. Në intervistën e tij për Alsat ka thënë se nuk do të pranoj nënçmim në krahasim me partnerët e koalicionit. “Nese zoti Ahmeti ka komuna per te shkepur djathtas e majtas, eshte ceshtje e tij. Une assesi nuk do te pranoj perulje dhe nencmim”, ka thënë Sela.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pasi ka mbërritur në Samitin e Tiranës i ka komentuar atletët kryeministrit shqiptar Edi Rama. Në kuadër të samitit Erdogan ka ardhur i shoqëruar me një pjesë të kabinetit të tij. Ndërkohë që gjatë takimit, Erdogan i ka tërhequr vëmendjen Ramës për atletet. Ndërsa më tej, Rama e ka shoqëruar deri në gjysmë të rrugës dhe më pas është kthyer. Ndryshe, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha sot në Tiranë se bota ka nevojë për një arkitekturë të re të administrimit global për ta tejkaluar atë që ai e përshkroi si zbehje ndaj besimit…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy deklaroi se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrë të drejtë, raporton Anadolu. Në fjalën e tij në seancën e parë plenare të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Zelenskyy theksoi se Ukraina ka nevojë për paqe dhe sipas tij, paqja në Evropë varet nga fakti nëse Ukraina do ta marrë atë. Në lidhje me bisedimet e zhvilluara në Turqi, Zelenskyy tha se ai ishte i gatshëm për një takim me presidentin rus Vladimir Putin për të zgjidhur çështje të rëndësishme, por ai…
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka njoftuar për përfundimin me sukses të aksionit dyjavor të pastrimit të mbeturinave të forta në këtë komunë. Gjatë 15 ditëve të fundit, në pikat e vendosura enkas për grumbullimin e kabastive, janë mbledhur gjithsej 210 metra kub materiale, përfshirë mobilje të vjetra dhe pajisje shtëpiake të hedhura. Ky aksion kontribuoi në mënyrë të dukshme në përmirësimin e pastërtisë dhe estetikës në hapësirat publike të Çairit. Ganiu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit qytetar dhe kërkoi mirëkuptim nga banorët që të përmbahen nga hedhja e mbeturinave të forta deri në njoftimin e aksionit të radhës.…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologja e tij daneze, Mette Frederiksen, mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat në përfundim të Samitit të Europës, i cili u zhvillua sot në Tiranë. Në këtë samit morën pjesë liderët më të lartë të kontinentit, ku u diskutua për të ardhmen e Evropës dhe sfidat e përbashkëta. Në fjalën e tij, kryeministri Rama shprehu krenarinë dhe gëzimin për mbarëvajtjen e këtij eventi të rëndësishëm në kryeqytetin shqiptar. “Jemi mbledhur bashkë liderët e Europës për të zhvilluar një diskutim të rëndësishëm, intensiv dhe të hapur për një Evropë të re për një botë…
Zëvendëskryeministri i Parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, mori pjesë sot në Samitin Ekonomik Ballkanik “Rumelisiad”, ku theksoi rëndësinë e kësaj platforme si një mundësi e vlefshme për avancimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe për promovimin e investimeve të huaja direkte në rajon. “Parimet e bashkëpunimit, zhvillimit dhe integrimit ekonomik janë udhërrëfyesit tanë në hartimin dhe zbatimin e politikave ekonomike. Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar për të ndërtuar një klimë të qëndrueshme dhe transparente për investitorët, duke ofruar siguri politike, stabilitet ekonomik dhe mbështetje institucionale”, – deklaroi Izet Mexhiti. Ai shtoi se çdo investim i huaj…
Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi nga burgu shkon në arrest shtëpiak. Kështu vendosi Gjykata Themelore e Koçanit me propozimin e Prokurorisë Publike. Gjykata ende nuk ka vendosur për propozimet e mbetura të Prokurorisë për 19 persona, në lidhje me tragjedinë në diskoteken “Pulse” në Koçan. “Zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Koçanit informoi sot pasdite se një gjykatës në procedurë paraprake vendosi për propozimin për Bekteshin, ndërsa për të tjerët pritet një delegacion i një anëtari të Këshillit Penal dhe avokatët pritet të flasin për propozimet. Propozimet e mbetura nuk janë vendosur ende. Ato janë dorëzuar në gjykatë. Po veprohet sipas…
Lëvizja “Kush është i radhës?” u bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në një performancë simbolike që do të mbahet nesër në mesditë para Prokurorisë Themelore Publike në Shkup. Siç thonë ata, me këtë aksion guerilas ata synojnë t’u kujtojnë qytetarëve të vendit se lëvizja nuk do të ndalet së ushtruari presion dhe së avokuari për drejtësi për të gjitha viktimat e korrupsionit sistemik. “Është koha e duhur që qytetarët e Maqedonisë sonë të ndërgjegjësohen, korrupsioni dhe pushteti vrasin! Dy muaj pas aksidentit tragjik dhe të pakëndshëm në të ashtuquajturën diskotekë “Pulse” në Koçani, ju kujtojmë se secili prej nesh…

