Author: Jeta almakos

Parkingu i ri i Qendrës Klinike pritet të ketë edhe 1000 vende parkimi të reja, ndërsa brenda një viti pritet që të jetë i gatshëm për qytetarët. Kështu u shpreh ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, i cili deklaroi se nga aspekti infrastrukturor për 6 muaj presin të kenë rezultatet e para dhe brenda një viti presin parking smart, me gjithë infrastrukturën horizontale dhe vertikale. Aliu theksoi se çmimi i parkingut do të jetë disa llojësh. Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë “Pra, çmim për të punësuarit në shëndetësi që janë brenda në klinikë, do të jetë një çmim i volitshëm. Çmimi…

Lexo më Shumë

Sonte, kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, zhvilloi një takim me strukturat e Lëvizjes Demokratike–VLEN në fshatin Kamjan, Komuna e Bogovinës, në një atmosferë të jashtëzakonshme dhe me pjesëmarrje të gjerë të të rinjve, Forumit të Grave dhe profesionistëve. Duke përgëzuar strukturat për fitoren e madhe në zgjedhjet lokale, Mexhiti theksoi se fuqizimi i Lëvizjes Demokratike është fuqizim i drejtpërdrejtë i VLEN-it. Sipas tij, unifikimi i VLEN-it në një subjekt të vetëm politik po e shndërron këtë koalicion në forcë të vetme politike me shtrirje në të gjithë territorin e vendit. Ai nënvizoi se organizimi nga baza dhe konsolidimi i…

Lexo më Shumë

Një fotografi tjetër nga dosjet e Epstein tregon një darkë miqësore të vitit 2015, ku morën pjesë disa nga figurat më të fuqishme të Silicon Valley, me Jeffrey Epstein që më vonë u mburr se mbledhja ishte ‘e çmendur’. Imazhi, i publikuar nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, tregon themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg, të ulur në një tavolinë darke së bashku me shefin e SpaceX, Elon Musk, dhe bashkëthemeluesin e PayPal, Peter Thiel, shkruan DailyMail, përcjell Telegrafi. Sipas mediumit britanik, fotografia iu dërgua me email vetes nga Epstein të hënën, më 3 gusht 2015 – vetëm një ditë pasi…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk heq dorë nga qëndrimi që paga minimale të rritet në mënyrë lineare. Megjithatë ai shprehet se nëse arrihet marrëveshje mes punëdhënësve dhe punëtorëve, ata vetëm do ta përshëndesin vendimin e tyre. Mirëpo, kjo siç shtoi do të paraqes problem për Sindikatat me të cilat sot u arrit marrëveshje për rritje graduale të pagave. Hristijan Mickoski, kryeministër “Nëse arrihet marrëveshje mes punëdhënësit dhe punëtorët, atëherë praktikisht ne mund vetëm ta mbështesim dhe përshëndesim, por atëherë do duhet që edhe kjo marrëveshje që e kemi me këta dy degë të sindikatave, ta nivelizojmë, sepse atëherë llogaritja në metodologji…

Lexo më Shumë

Një bursë kriptomonedhash në Korenë e Jugut u shpërndau aksidentalisht klientëve më shumë se 40 miliardë euro në Bitcoin, duke i bërë ata për një kohë të shkurtër multimilionerë. Kishte planifikuar t’u jepte përdoruesve një shpërblim të vogël simbolik, por për shkak të një gabimi teknik, u transferuan 2.000 bitcoin për secilin klient. Bithumb kërkoi falje për gabimin dhe njoftoi se kishte rikuperuar 99.7% të 620,000 bitcoin-eve të dërguar gabimisht. “Duam ta sqarojmë se kjo çështje nuk ka të bëjë fare me hakim apo shkelje sigurie dhe nuk ka asnjë problem me sigurinë e sistemit apo menaxhimin e aseteve të…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje ka alarmuar banorët e një fshati të Tetovës mbrëmjen e djeshme, ku djali ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. ​Sipas informacioneve zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:10. Efektivët e policisë nga Stacioni i Kodrës së Diellit kanë ndërhyrë menjëherë pas denoncimit, duke vënë në pranga personin me iniciale Sh.A., 46 vjeç.

Lexo më Shumë

Ministria e Transportit, si institucion përgjegjës për objektet e kategorisë së parë – përfshirë aeroportet, spitalet e nivelit terciar, objektet e arsimit të lartë, sallat sportive, stadiumet dhe infrastrukturën shtetërore – ka ndërmarrë veprime konkrete për zgjidhjen e problemit me ndërtimet ilegale që i përkasin kësaj kategorie. Në koordinim me disa institucione, përfshirë Ministrinë e Transportit, Agjencinë e Aviacionit Civil, Inspektoratin Shtetëror të Ndërtimit si dhe Aeroklubin e Aeroportit Sportiv Stenkovec në Shkup, do të nisë procedura për konfiskimin e objektit të ndërtuar ilegalisht në këtë aeroport sportiv. Duke qenë se objekti është ndërtuar plotësisht në mënyrë të paligjshme në…

Lexo më Shumë

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë Elisa Spiropali, ka përgëzuar studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe mënyrën se si ata kanë artikuluar kërkesën e tyre për përdorimin e gjuhës shqipe në përputhje me të drejtat e garantuar nga Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi. “Vlerësojmë gjithashtu gatishmërinë e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht Kryeministrit Mickoski dhe Zëvendëskryeministrit Sali, për ta trajtuar këtë çështje me seriozitet dhe në përputhje me Kushtetutën dhe kuadrin ligjor të vendit. Dialogu, zgjidhjet institucionale dhe respekti për të drejtat mbeten rruga më e sigurt për forcimin e besimit dhe standardeve demokratike”, ka shkruar ministrja…

Lexo më Shumë

Një avion i kompanisë ajrore Wizz Air, i cili mëngjesin e sotëm po fluturonte në linjën Shkup–Paris, është detyruar të ndryshojë itinerarin dhe të bëjë ulje emergjente në aeroportin Charleroi në Bruksel, pasi ekuipazhi shpalli gjendje emergjente për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të një pasagjeri. Sipas raportimeve mediatike, ndërsa avioni ndodhej në hapësirën ajrore mbi Luksemburg, pilotët kanë kërkuar ulje urgjente në aeroportin më të afërt, me qëllim që pasagjerit t’i ofrohej ndihma e nevojshme mjekësore. Të dhënat nga platforma Flight RouteXplorer tregojnë se gjendja emergjente është shpallur rreth dy orë pas ngritjes së avionit. Bëhet fjalë për…

Lexo më Shumë

Deklarata e Zëvendëskryeministrit të Parë, Bekim Sali, se “kultura shqiptare për momentin është e cunguar pjesërisht”, është skandaloze dhe një pranim publik i dështimit të Qeverisë ku ai vetë është pjesë, thuhet në reagimin e ASH-së së Arben Taravarit. “Gjendjen e mjerueshme të kulturës shqiptare në Maqedoninë e Veriut e kanë artikuluar prej kohësh artistët, krijuesit dhe opozita shqiptare. Tani kjo gjendje konfirmohet edhe nga vetë zyrtarët shqiptarë në Qeveri. Ky nuk është më opinion politik, por fakt i pranuar nga brenda pushtetit. Aleanca për Shqiptarët pyet hapur: cili është realisht roli i VLEN-it në Qeveri? A janë dekor politik?…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski se provimi i jurisprudencës mund të jepet edhe në gjuhën shqipe. Osmani thotë se tani nevojitet dorëheqja e ministrit të drejtësisë, ndërsa porosit përfaqësuesit e VLEN-it të mos shihen askund për një kohë. “Pasi Kryeministri konfirmoi sot se me ligj provimi i jurisprudencës mund të jepet në gjuhën shqipe, një gjë është e qartë: Ministri i Drejtësisë duhet të japë menjëherë dorëheqje. Ndërsa për përfaqësuesit e VLEN-it: më mirë të mos shihen askund për një kohë”, ka shkruar Bujar Osmani, raporton SHENJA.

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski do të takohet sot në Qeveri me përfaqësuesit e sindikatave në fushën e administratës. Javën e kaluar, ai zhvilloi një takim me disa nga përfaqësuesit e Sindikatave, pas të cilit kryetari i sindikatave, Trpe Deanovski, informoi se Qeveria e kishte pranuar kërkesën e tyre, por, siç theksoi ai, jo plotësisht. Rritja e pagave do të jetë gjatë disa viteve, në tre këste, secila prej tetë përqind. Kujtojmë se përveç sindikatës së admimistratorëve, edhe nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkoi rritje të pagës minimale prej 600 eurove, ndryshe, si formë revolte ata do të bllokojnë të martën…

Lexo më Shumë