Lideri i LSDM-së Venko Filipçe ka kërkuar takim liderësh me kryeministrin, njëherit edhe kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, për të diskutuar për rrugën e integrimit europian të vendit. Filipçe thotë se Mickoski e ka refuzuar takimin ende pa ia shpjeguar në detaje. VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË “Kur diskutojmë disa pika të rëndësishme që kërkojnë konsensus kombëtar ndërsa jetojmë në një shoqëri multinacionale dhe multikulturore, këto çështje duhet të trajtohen shumë seriozisht. Nëse është pezull çështja që komisioni historik mund të jetë pengesë në procesin e integrimit europian pas ndryshimeve kushtetuese ndërsa në protokollin 2 unë mendoj se kjo nuk…
Author: Jeta almakos
Sonte mblidhet kryesia e VLEN në të cilën do të diskutohet për kandidatët potencial për kryetar të komunave. Procesi është shtyrë deri tani për shkak të zhvillimeve brenda Aleancës për Shqiptarët. Bilall Kasami thotë se si fillim duhet strukturuar shtabi zgjedhor qendror dhe ai lokal. Në disa komuna do të merren këshilla nga qytetarët se cilin e duan për kandidat. “Do të jetë praktikë e përzgjedhjes së kandidatëve duke shfrytëzuar metodologjinë edhe të marrjes së mendimit nga publiku. Mund të nxjerrim disa kandidatë dhe të marrim mendimin e opinionit publik dhe të dalin me versionin zyrtar”, tha Bilall Kasami, Koalicioni…
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka reaguar pas bërjes virale të një videoje të hënën, ku bashkëshortja e tij, Zonja e Parë, Brigitte Macron, shihet duke e shtyrë me duar në fytyrë, teksa po zbrisnin nga aeroplani, pasi kishin mbërritur në Vietnam, për një turne në Azinë Juglindore. “Ne ishim duke luajtur dhe duke bërë shaka me gruan time”, ka thënë Macron duke shtuar se incidenti “ishte stërmadhuar”. “Kjo është bërë një lloj katastrofe gjeo-planetare”, ka shtuar Macroni. Edhe zyra e Macroni ka dhënë një shpjegim të ngjashëm më herët të hënën. “Ishte një moment kur presidenti dhe gruaja e tij…
Krahu më i ri i ndarë i Aleancës për Shqiptarët i prirë përmes një komunikate ka njoftuar formimin e një Këshilli Koordinues të përkohshëm, që do të udhëhiqet nga Arben Fetai si koordinator. Ky veprim siç thuhet është “ndaj veprimeve të njëanshme dhe jashtë kornizës statutore të kryetarit aktual të partisë, Arben Taravari.” Në komunikatën për media, të nënshkruar nga Arben Fetai si kryetar kuvendi dhe koordinator theksohet se veprimet e ndërmarra pa konsultim me organet përkatëse kanë shkaktuar paqartësi dhe shqetësim të madh, jo vetëm në mesin e shumicës së anëtarësisë, por edhe në opinionin më të gjerë qytetar.…
Kreu i Komunës së Çairit Visa Ganiu sonte ka takuar përfaqësuesit e Forumit Rinor me të cilët ka shkëmbyer ide, sugjerime dhe kërkesa të ndryshme. “Me shumë ide, sugjerime, kërkesa dhe mendime të vlefshme – sonte zhvillova një takim të hapur me të rinjtë e Çairit në kuadër të Forumit Rinor. Nga nevoja për më shumë hapësira leximi, biblioteka moderne dhe literaturë akademike të qasshme, deri te temat si siguria në lagje, mundësitë për zhvillim personal, përfshirja në vendimmarrje dhe bashkëpunimet për projekte rinore – çdo ide e ngritur ishte reale, konkrete dhe e merituar për t’u trajtuar me prioritet”,…
Në një solemnitet rasti, është përuruar Memoriali kushtuar katër dëshmorëve të UÇK-së në Kosovë, ku mori pjesë lideri i shqiptarëve në RMV, Ali Ahmeti. Vepra dhe heroizmi i tyre mbeten një shembull i pavdekshëm për brezat që vijnë, dëshmi e gjallë e dashurisë së pakusht për atdheun, ka shkruar ai. Postimi i plotë i Ali Ahmetit: Së bashku me shumë bashkëluftëtarë dhe veprimtarë të çështjes kombëtare, mora pjesë në përurimin e kompleksit memorial kushtuar katër heronjve të kombit: Islam Berisha, Ardian Kelmendi, Muharrem Kelmendi dhe Fetah Selca. Si shumë luftëtarë të tjerë të UÇK-së, edhe ata nuk kursyen asgjë nga…
Zëvendës kryeministri Arben Fetai deklaroi se ASH-ja do të vazhdojë të ngelet pjesë e koalicionit VLEN dhe tha se ASH-ja do të qëndrojë e fortë dhe do të vazhdojë në rrugën e saj më e kthjellur se kurrë. I pyetur lidhur me deklaratën e Arben Taravarit i cili tha se vetëm 8 persona nga ASH kanë ngelur në VLEN, Fetai tha se atje kanë një profesor të matematikës I cili si duket ka probleme me numërimin e kuvendarëve. ARBEN FETAI, ZV.KRYEMINISTËR “Besoj numrat flasin për vete, nuk i zuri kjo sallë e konferencave për shtyp të VLENIT njerëzit që janë…
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut,Venera Azizi, ka ndarë në Facebook një përmbledhje të fuqishme të arritjeve të qeverisë për vetëm 11 muaj qeverisje – një bilanc që dëshmon ndryshimin e vërtetë që po ndodh në vend. Në postimin e saj, Azizi thekson: 6 miliardë euro investime kapitale nga marrëveshja historike me Britaninë e Madhe – një hap kolosal drejt rilindjes ekonomike. One Stop Shop tashmë funksional në Bllacë, me zgjerim të planifikuar në Jazhincë, Tabanoc dhe Qafë Thanë – për një sistem më të shpejtë dhe efikas kufitar. 300 milionë euro për komunat – me projekte konkrete si…
LSDM sot ka akuzuar ministrin e punëve të brendshme Pançe Toshkovski se u ka dhënë tenderë në shuma të mëdha të parave kompanive të cilat nuk i kanë plotësuar kriteret bazë. Zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska thotë se kontrata me vlerë në miliona u janë dhënë kompanive pa asnjë kapacitet, pa asnjë përvojë të mëparshme relevante dhe madje pa asnjë histori të prokurimit publik. Ajo theksoi se disa prej atyre kompanive janë hapur 20 ditë para shpalljes së tenderit. BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË “Kompania “Le Brand Design” nga Manastiri, një studio mode me të ardhura mesatare vjetore prej mezi…
Ish-ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe anëtar i Aleancës për Shqiptarët që mbetet në koalicionin “Vlen”, Azir Aliu, sot deklaroi se ende nuk është biseduar brenda partisë nëse ai do të jetë ministri i ri i Shëndetësisë, pasi kjo pozitë mbeti e zbrazët pas dorëheqjes së ministrit të deritanishëm të Shëndetësisë, Arben Taravari. “Nuk e kemi biseduar ende këtë temë. Ndoshta këto ditë, sepse ishim shumë aktivë gjatë kësaj periudhe. Qytetari gjithmonë e ka fjalën e fundit dhe ne ishim në terren për t’u konsultuar me ta në lidhje me kaosin që po ndodh në partinë tonë”, tha Aliu.…
Lidhjet e Dibrës me Tiranën janë të kamotshme, kurse familjet dibrane japin kontribut të pandërprerë më se 100 vjeçar për ndërtimin e Tiranës si një kryeqytet i vërtetë edhe në periudha të vështira, edhe në periudha më të mira. Për këtë arsye, Dibra e dibranët çdo herë kanë pasur dëshirë të kenë një lidhje sa më të afërt me kryeqytetin shqiptar. Edhe pse kjo dëshirë u shkëput politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës, ëndërra nuk është shuar kurrë. Një nga ëndërrimtarët për ndërtimin e një lidhje të shpejtë rrugore mes Dibrës e Tiranës, që do të rikthente në…
Valentin Manasievski, anëtar i KQ të VMRO-DPMNE-së, në konferencën e sotme për media në selinë e partisë, i pyetur për komentin e deklaratës së liderit të LSDM-së opozitare, Venko Filipe se do të propozojë pika për mbledhje lidershipi, tha se nuk ka nevojë për një gjë të tillë. “Para së gjithash, dëshirojmë që Venko Filipçe të mos i shfrytëzojë mundësitë e takimit të lidershipit për të ngritur rejtingun e tij. Ka pasur vetëm një muaj më parë një mbledhje lidershipi dhe besojmë se nuk ka nevojë për një tjetër. Nëse Filipçe dëshiron të takohet me partnerët e koalicionit, mund ta…

