Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN, theksoi se koalicioni numrat me deputetë i ka më mirë se sa para këtyre lëvzijeve që kanë ndodhur, transmeton TV21. Mexhiti para mediave tha se lëvzijet e fundit që kanë ndodhur nuk janë në një vijë me votuesit e VLEN-it. “Lëvizjet e fundit që janë bërë nuk janë në një vijë me votuesit e VLEN-it, me votuesit e ndryhimit, prandaj edhe ndodhën këto ndarje, këto riformatime të reja, sepse edhe anketat profesionale tregojne se ASH-ja është prej fillimit antipod i BDI-së. Mbi 90% e elektoratit të ASH-së nuk e pranojnë t’i shërbejnë…
Author: Jeta almakos
Drejtori i deritanishëm në Qendrën për Menaxhim të Krizave, Stojançe Angellov, do të jetë drejtori i ri në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, njofton “SDK”. Qeveria e emëroi Angellovin në këtë funksion në vend të Xhevat Selamit nga koalicioni “VLEN”, i cili është në paraburgim shtëpiak në lidhje me hetimet rreth zjarrit në diskotekën “Pulse” në Koçan, ku humbën jetën 62 persona. Qendra ka konfirmuar se Angellov do të jetë drejtor në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ndërsa drejtor të Qendra pritet të jetë kuadër i VLEN-it. Ndryshe, Gjykata e Koçanit në muajin maj vendosi që Bekim Maksuti dhe Xhevat…
Dy gjykatës shqiptar Artan Limani dhe Betim Jahja janë dy nga dhjetë gjykatësit e Gjykatës së Apelit në Shkup që u zgjodhën sot. Limani dhe Jahja janë dy nga kuadrot më në zë të Gjykatave në Maqedoni, të shquar për profesionalizmin e tyre në ndarjen e drejtësisë. Gjashtë gjyqtarë u zgjodhën për Gjykatën e Apelit të Shkupit. Ata do të shpërndajnë të drejtat në fushën civile. Artan Limani, Elizabeta Nastov, Sofija Milenkova, Cvetanka Siljanovska Kostadinovska, Keti Germanova dhe Bllagica Gjoshevska janë gjyqtarët e rinj që Këshilli Gjyqësor i zgjodhi sot në qarkun civil të Gjykatës së Apelit në Shkup. Gjithashtu,…
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, ka dhënë një mesazh për rolin e rinisë në politikë, duke theksuar se të rinjtë nuk janë më në margjinat e vendimmarrjes, por janë shtytësit kryesorë të ndryshimit. “Rinia nuk është periferia e politikës – është forca që e çon përpara,” ka deklaruar Ramadani përmes një postimi në rrjetet sociale, duke vënë theksin te potenciali dhe angazhimi i gjeneratës së re në komunën e Sarajit. Sipas Ramadanit, në këtë komunë po rritet një brez i ri i të rinjve të vetëdijshëm, që nuk e masin vlerën e njeriut me të kaluarën…
Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti sot pas takimit të krerëve të VLEN-it tha se është marrë vendim që të formatohet kuvendi i VLEN-it. Mexhiti njoftoi se në takim është propozuar që Arben Fetai të mbetet zv. kryeministër për qeverisje të mirë, ndërsa Azir Aliu është propozuar për ministër të Shëndetësisë. Mexhiti tha se për pozitat tjera do të vendoset në ditët në vijim. Mexhiti tha se në të ardhmen pret që në VLEN të kalojnë dhe disa deputetë tjerë nga ASH dhe Fronti Evropian. Arben Fetai tha se ASH do të ruaj pozitat e tyre brenda VLEN-it.
Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) kërkon lirim nga taksat për kontributet e gazetarëve dhe punonjësve mediatik, harmonizimin e kontratave të punës me kornizën ligjore dhe dallimin e qartë të sindikatës reale dhe sindikatave të verdha, gjegjësisht gjetjen e armiqve të luftës sindikale. Siç u tha në konferencën e sotme përfundimtare të projektit “Të drejtat e punëtorëve për gazetari të pavarur” që SPGPM po e zbaton së bashku me RESIS dhe me mbështetjen financiare të BE-së, rreth gjysma e gazetarëve dhe 70 për qind e punonjësve mediatikë në vend kanë të ardhura nën pagën mesatare mujore (37.065…
Bashkimi Evropian nuk duhet të lejojë që të jemi viktimë e çështjeve të identitetit ose e bilateralizimit të tyre të lidhur me çështjet e identitetit, theksoi presidenti italian Sergio Matarella në takimin e sotëm në Romë me presidenten Gordana Siljanovska Davkova, njofton korrespondenti i AIM-s. Pas takimit me Matarellën, Siljanovska-Davkova deklaroi se Presidenti i Republikës Italiane është miku ynë i madh dhe se në bisedime ata riafirmuan angazhimin e tyre për riintegrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. “Ai ka folur tashmë me Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa dhe me Presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, për atë që…
I nisur nga Tokio drejt Teksasit, një fluturim i kompanisë japoneze All Nippon Airways (ANA) është detyruar të bëjë një ulje emergjente në Seattle, pasi një pasagjer tentoi të hapte një nga dyert e emergjencës në mes të fluturimit. Ngjarja ndodhi kur fluturimi ANA 114 devijoi kursin vetëm disa orë pas nisjes për shkak të, siç u përshkrua nga kompania, “sjelljes së padisiplinuar të një pasagjeri”. Sipas autoriteteve lokale, burri, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, ndodhej në një gjendje krize mjekësore dhe u ndalua menjëherë nga pasagjerët dhe ekuipazhi. Pas mbërritjes në Aeroportin Ndërkombëtar Seattle-Tacoma, ai u…
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan u takua në Moskë me Vladimir Medinskyn, kreun e delegacionit rus për bisedimet e paqes në Stamboll dhe ndihmës presidencial i presidentit rus Vladimir Putin, transmeton Anadolu. Në një postim të Ministrisë Jashtme në X thuhet se Fidan u takua në Moskë me Medinskyn, i cili kryesoi delegacionin rus në negociatat në Stamboll. Medinsky kryesoi delegacionin rus në bisedimet e paqes në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll më 16 maj, ku Rusia dhe Ukraina rifilluan bisedimet e drejtpërdrejta të paqes pas një ndërprerjeje prej më shumë se tre vitesh. Gjatë takimit, të dyja palët…
Rreth 5 mijë lektyrat shkollore të përbëra nga 62 tituj të ndryshëm që u shpërndanë në pesë shkolla të mesme të Komunës së Tetovës, kanë rezultuar të jenë pirateri. Për këtë, pronari i SHB Onufri, Bujar Hudhri ka paditur Komunën e Tetovës, pasi ka lejuar që shkollat, siç thotë ai, të blejnë libra të vjedhura. Ai tha se, përpos që janë pirateri, librat janë edhe të një cilësie shumë të dobët, përkatësisht, të gjithë librat janë bërë me printer, me letër të bardhe me një cilësi mizerje, siç është shprehur ai. Bujar Hudhri, Pronar i SHB Onufri “Unë me këtë…
Drejtoria e Policisë Financiare ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër ish-drejtor Ekzekutiv në M-NAV, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe kundër B.A si ushtrues i detyrës së udhëheqësit të Departamentit të Prokurimit Publik në M-NAV për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, “Punë e papërgjegjëshme në shërbim”, për të cilët thonë se e kanë dëmtuar buxhetin e M-NAV në vlerë prej 1.493.433 denarësh. POLICIA FINANCIARE “I dyshuari i parë V.K. ka keqpërdorur pozicionin dhe autoritetin e tij zyrtar në mënyrë që ka bashkuar…
Këshilli Gjyqësor sot zgjodhi Ivan Xholevin, Kryetar i Gjykatës Themelore Penale të Shkupit, për gjyqtar të Gjykatës së Apelit të Shkupit. Përveç Xholevit, gjyqtarë të rinj që do të veprojnë në fushën penale të Apelit të Shkupit janë gjyqtarët Marija Kletniçka Markovska dhe Olja Ristova nga Gjykata Penale dhe Betim Jahja nga Gjykata Themelore në Tetovë. Në seancën e sotme të 523-të, Këshilli Gjyqësor zgjodhi edhe një Kryetar të ri të Gjykatës së Lartë, gjyqtarin Afrim Fidani. Ndërkohë, gjyqtari Haxho Tariq u zgjodh kryetar i Gjykatës Themelore të Krushevës.

