Bota akademike dhe shkencore shqiptare në Maqedoninë e Veriut është pasuruar me një arritje të jashtëzakonshme. Elita Zylbeari Masha ka mbrojtur me sukses gradën shkencore Doktor i Shkencave të Mjekësisë pranë Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip, duke shënuar një moment historik si shqiptarja e parë që doktoron në fushën e specifikuar të Dermatovenerologjisë dhe Imunologjisë. Dr. Elita Z. Masha vjen si një figurë e dëshmuar dhe poliedrike në jetën publike. Përveç suksesit të saj në fushën e mjekësisë, ajo ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si sipërmarrëse dhe njihet si një aktiviste e zëshme shoqërore, me fokus të veçantë në…
Author: Jeta almakos
Prokurori Publik dhe kreu i deritanishëm i Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, Gavril Bubevski, ka hedhur poshtë si të pavërteta dhe shpifëse akuzat e bëra nga avokatja Lejla Kadriu, për disa situata që ajo i ka përmendur se kanë ndodhur gjatë kohës së Prokurorisë Speciale Publike, ku Bubevski ishte prokuror i PSP-së, në të cilin institucion kishte punuar edhe Kadriu. Në letrën publike dërguar mediave, nga avokatja Kadriu, Bubevski thotë se pret që ajo të kërkoj falje, në të kundërt paralajmëron padi ndaj saj. Gavrill Bubecski, prokuror publik “Nëse nuk marr kërkim falje sipas afatit të përcaktuar ligjor, do të…
Me nisjen e sistemit “Qyteti i Sigurt”, në rrugët dhe bulevardet e Maqedonisë së Veriut është aktivizuar një mënyrë e re e kontrollit të trafikut, e bazuar në kamerat e vendosura (radar-video) me saktësi të lartë teknike. Edhe pse në publik flitet më së shumti për gjobat, pyetja kryesore është – si funksionon sistemi pasi regjistrohet një shkelje dhe çfarë saktësisht mund të “shohin” dhe matin këto kamera. Në momentin kur një automjet tejkalon shpejtësinë e lejuar, kalon në semafor të kuq, regjistrohet me regjistrim të skaduar ose ndalon në vend të ndaluar, kamera e detekton automatikisht ngjarjen. Sistemi punon…
Ndërsa, kryministri Hristijan Mickoski ndërroi qëndrimin në lidhje me kërkësen e studentëve shqiptarë për t’iu nënshtruar provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, nuk e ka ndërmend të lëvizë nga qëndrimi i tij, i cili thotë se ky provim duhet të mbahet vetëm në gjuhën maqedonase. E, për këtë sot kanë reaguar përsëri nga partia opozitare shqiptare BDI. Kanita Ramadani nga kjo parti tha se mohimi i së drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në një procedurë shtetërore, si provimi i jurisprudencës, dhe relativizimi publik i kësaj të drejte, krijon klimë përjashtuese dhe përmban elemente të…
Tërmet me magnitudë 4.6 sipas shkallës së Rihterit është ndjerë në Shkup. Sipas vendndodhjes, epiqendra e tërmetit është: 23 kilometra në juglindje të Prizrenit (Kosovë) 12 kilometra në veri të Tetovës (Maqedonia e Veriut) Parametrat sizmikë ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga Observatori Sizmologjik në Shkup.
Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar sërish se nuk do ta braktisë kurrë angazhimin e tij për të mbështetur qytetarët dhe se nuk do të shmanget kurrë nga mandati që i është dhënë. Në deklaratat e tij të para para kamerave, pas njëzet e katër orësh të vështira për të, pas marrëdhënies Mandelson-Epstein që po shkakton tronditje në qeverinë britanike, udhëheqësi i Partisë Laburiste në nota ‘humori’ tha se ka qenë një javë e ngjeshur për të. Kur u pyet nga gazetarët nëse do të drejtonte Partinë Laburiste në zgjedhjet e ardhshme, kryeministri u përgjigj: “Po, do ta bëj. Kam pasur pesë vjet për…
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, zhvilloi të martën një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, thanë burime diplomatike, transmeton Anadolu. Gjatë bisedës u diskutuan zhvillimet lidhur me Bregun Perëndimor dhe Gazën, bisedimet në vazhdim mes Iranit dhe SHBA-së, si dhe situata e fundit lidhur me çështjen e Qipros.
Ministri i Ekologjisë, Muhamet Hoxha bashkë me një delegacion qeveritar nga vendi kanë realizuar takime në Selinë e UNESCO-s në Paris, ku kanë biseduar për rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm dhe në kohë të rekomandimeve për ruajtjen e statusit të rajonit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore. Me këtë rast është konfirmuar përkushtimi në zbatimin e obligimeve të marra për mbrojtjen e rajonit të Ohrit, si dhe gatishmëria për vazhdimin e bashkëpunimit rajonal në kuadër të mekanizmave ekzistues dhe gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta, afatgjata dhe të qëndrueshme. “Bashkë me delegacionin qeveritar realizuam disa takime në Selinë e UNESCO-s…
Do të zbatohen kontrolle të jashtëzakonshme në të gjitha firmat për prodhimin e kanabisit medicinal, vendosi Qeveria në mbledhjen e sotme. “Qeveria i ngarkoi institucionet, në kuadër të kompetencave të tyre, që t’i ndërmarrin të gjitha masat dhe aktivitetet e përcaktuara me ligj dhe të kryejnë kontrolle të jashtëzakonshme ndaj të gjithë personave juridikë që kanë leje për kultivimin dhe prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe brenda afatit prej 45 ditësh të dorëzojnë raport në Qeveri”, njoftoi zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi. Gjithashtu, Qeveria do të emërojë anëtarët e…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë informon se bazuar në informacionin e marrë përmes Sistemit Evropian të Alarmit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin e Kafshëve (RASFF), është kryer tërheqje parandaluese nga tregu i disa serive të formulës për foshnje nga marka “Aptamil”. Është bërë inspektim urgjent te importuesi i produkteve, nga i cili AUV mori njoftim zyrtar se produktet e mbuluara nga njoftimet janë tërhequr tashmë nga tregu dhe se është kryer edhe tërheqja e tyre. Tërheqja ka të bëjë me një numër të kufizuar serish në të cilat ekziston mundësia e pranisë së cereulidit. “Produktet e tërhequra janë: APTAMIL…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske në lidhje me rastin me marihuanën e sekuestruar, nëse do të ketë ndonjë vendim në mbledhjen e sotme të Qeverisë, deklaroi: „Po, unë atë e paralajmërova se në periudhën që vijon do të bëhet kontroll edhe në objekte të tjera. Sot në Qeveri do të sillet ai obligim. Unë për shkak të aktiviteteve të tjera nuk do ta udhëheq mbledhjen e sotme, do ta udhëheqë zëvendëskryeministri Dimovski. Por pres që ky lloj vendimesh të merren dhe në ditët që vijonë të kontrollohen të…
Skena e Operës dhe Baletit Kombëtar në Shkup do të mirëpresë sonte operën e parë kosovare “Goca e Kaçanikut”. Kjo vepër madhështore e kompozuar nga Rauf Dhomi, me regji të mjeshtrit Nikolin Gurakuqi dhe nën dirigjimin e Edon Ramadanit, vjen e interpretuar me emocion të veçantë nga Solistët, Kori dhe Orkestra e Operës së Kosovës dhe Baleti Kombëtar i Kosovës. Një ngjarje kulturore e rrallë që do t’i dhurojë Shkupit një mbrëmje të paharrueshme me artin e operas kosovare. Me ftesë nga komuna e Çairit, kjo ngjarje mbahet sonte, duke filluar nga ora 19:30, në objektin e Operës dhe Baletit…

