Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka dënuar sulmin që ndodhi mbrëmë ndaj dy të rinjve shqiptarë në Tetovë. Sipas tij, në këtë shtet shqiptarët janë të pambrojtur dhe po sulmohen vetëm pse janë shqiptarë. Postimi i plotë i kryetarit të ASH-së, Arben Taravari: Në Tetovë janë sulmuar verbalisht dhe më pas janë rrahur dy të rinj shqiptarë sepse sipas agresorëve bëjnë problem që janë shqiptarë… Përveçse dënoj këtë krim, përveçse kërkoj zgjidhje ligjore urgjente, apeloj në të gjithë insitucionet ndërkombëtare të tregojnë vëmendje në mbrotje të popullit tonë që aktualisht është i përndjekur dhe i pambrojtur në këtë…
Author: Jeta almakos
Nxënësit 15 dhe 17 vjeçar të cilët të mërkurën pasdite u rrahen brutalisht nga pjesëtarë të tifo grupi “Vojvodët”, kanë shpjeguar në detaje se si ka ndodhur ngjarja e tmershme. Ata sqaruan se ishin duke kthyer në shkollë nga pushimi dhe papritmas janë sulmuar nga një turmë me mbi 20 persona duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore. Dukshëm i frikësuar e i shqetësuar, por edhe me shenja të dhunës në trup, njëri prej fëmijëve të rrahur thotë se sulmuesit ishin maqedonas. NXËNËSI I RRAHUR “Filluan të na shajnë në gjuhën maqedonase. Nuk ishin të moshës tonë, kanë pasur edhe…
Askush nuk i dërgon në botën e errët serbe-ruse siç shesin mjegull Osmani dhe BDI, por në botën e përgjegjësisë, para ligjit për të gjithë krimin dhe tradhtinë që ka bërë klika kriminale. Kështu VMRO-DPMNE-ja u përgjigjet akuzave të BDI-së dhe Osmanit për ndikimin e botës serbe në vend. Partia maqedonase në pushtet thonë se “Bujarit, bota ruse i është bërë refleks Pavlovian, gjithmonë kur nuk ka çfarë të thotë, del me botën ruse ose botën serbe. Tani është koha e drejtësisë dhe përgjegjësisë, një kohë kur Aliu, Artani, Bujari, Filipçe dhe Zaevi do të duhet të përgjigjen para ligjit,…
Zëvendës kryeministri i parë dhe kandidat i VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka hedhur një tjetër akuzë të fortë ndaj kreut të BDI-së, Ali Ahmeti. Në një intervistë për gazetën Lajm, Mexhiti deklaroi se në kohën e arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski nga vendi, policia ka ndaluar për 24 orë veturën e Ahmetit, me dyshimin se Gruevski kishte mundur të përdorte atë për t’u larguar nga vendi. “Vetura e Ali Ahmetit ka qëndruar një ditë të tërë në stacion policor, sepse dyshohej se Gruevski kishte ikur me të. Kjo është një e vërtetë që shumë shpejt…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit Naser Selmani, duke e cilësuar këtë si një akt të rëndë që tregon gjendjen e lirisë së medias në vend. “Dënoj ashpër sulmin ndaj gazetarit Naser Selmani, sulm i cili i shtohet dhunës që është rritur ndjeshëm ndaj medias së lirë. Kjo dhunë jep dy mesazhe të qarta: jetojmë në diktaturë, fatkeqësisht; dhe diktatura i ka ditët e numëruara”, ka shkruar Taravari. Ai theksoi se pavarësisht përpjekjeve të pushtetit për të sulmuar kritikët, në fund fiton e vërteta dhe ata që i shërbejnë publikut. “Edhe pse pushteti…
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj sulmit që ndodhi ndaj gazetarit Naser Selmani, duke e cilësuar atë si një akt të shëmtuar që synon frikësimin e zërit të lirë dhe heshtjen e mendimit kritik. “Ky akt i shëmtuar është përpjekje e drejtpërdrejtë për ta frikësuar zërin e lirë dhe për ta heshtur mendimin kritik në shoqërinë tonë,” thuhet në reagimin e Aleancës. Nga kjo parti theksojnë se dhuna dhe presioni ndaj gazetarëve është në rritje, ndërsa institucionet shtetërore po tregohen të pafuqishme dhe pasive. “Dita ditës po shohim rritje të presionit dhe të dhunës ndaj gazetarëve, ndërkohë që kjo…
Gazetari Naser Selmani ka bërë të ditur se sot në mëngjes ka zbuluar se një person i panjohur ka dëmtuar me thikë gomën e makinës së tij të parkuar para ndërtesës ku jeton në Shkup. “Nuk i kam borxh askujt dhe nuk kam konflikt me askënd. Rastin e paraqita në polici dhe njoftova personalisht ministrin e Brendshëm, Pançe Toshkovski, nga i cili kërkova zbardhjen e autorëve dhe inspiratorëve të këtij akti kriminal”, shkroi Selmani. Ai tha se ministri i ka premtuar se policia do të punojë për zbardhjen e rastit. Selmani theksoi se është gazetar, qytetar i zakonshëm dhe anëtar…
Nxënësit e shkollës së Norovës e kanë nisur vitin e ri shkollor me problemet e vjetra. Edhe pse u bë legalizimi i shkollës së re, nxënësit mësmin edhe këtë vit e nisën në objektin e vjetër, për shkak se shkolla e re ende kërkon shumë punë dhe mjete financiare që të jetë e gatshme për mësim. Nga Komuna e Krushevës për Tv Shenja kanë njoftuar se kanë dërguar kërkesë në Ministrinë e Arsimit për mjete financiare për ta pajisur shkollën me mjetet e nevojshme në mënyrë që t’i plotësoj kushtet për mësimin e fëmijëve, por kryetari Tome Hristovski thotë se…
Me afrimin e zgjedhjeve lokale, para fushata vetëm sa shkon e intesifikohet, ku gara më e nxehtë ashtu edhe siç pritej, është ajo e komunës së Çairit. Në këtë garë përballen dy ish partiakë të BDI-së, nënkryetari aktual i kësaj partie, Bujar Osmani dhe ish nënkryetari, tani më kryetar i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti. Akuza, premtime, takime me qytetarë, takime me të rinjtë, janë disa ngjarje që kandidatët i realiziojnë ditëve të fundit. “Ndriçimi publik është një nga parakushtet më të rëndësishme për një jetë dinjitoze dhe sigurinë e qytetarëve, por gjendja në Komunën e Çairit është alarmante. Kështu ka…
Kandidati i AKI-së për Sarajin, Blerant Ramadani, zhvilloi një takim me një grup studentësh nga Derveni, të cilin e cilësoi si një frymëzim të vërtetë. Ai theksoi se sugjerimet dhe energjia e tyre janë dëshmi se rinia përbën forcën më të madhe të komunës. “Me ju, ëndrra jonë për një Saraj modern bëhet realitet”, u shpreh Ramadani, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me të rinjtë në procesin e zhvillimit të Sarajit. Ramadani shtoi se vizioni i tij për komunën bazohet në idetë, kreativitetin dhe energjinë e brezit të ri.
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe tha se kryeministri i vendit duhet ta mendojë më seriozisht procesin e eurointegrimit. “Rezoluta për eurointegrimet nuk ka lojëra apo llogaritje të fshehta,” tha Filipçe. Mickoski tha se është e nevojshme një politikë e qartë, jo shpenzime të nxituara, por sipas Filipçes në qeverisjen e kaluar janë gjetur zgjidhje që e kanë afruar vendin me BE-në. “Mendoj se nëse VMRO-DPMNE dhe kryeministri do të kenë këtë qasje serioze ndaj temës – dhe nuk shoh arsye pse të mos kenë – atëherë besoj se do të gjejmë një zgjidhje. Gjithçka që është bërë në fushën e…
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Bullgarisë i ka dërguar një letër ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, si dhe zyrtareve të larta, Kaja Kallas e Marta Kos. Letra, në formën e një ankese për Maqedoninë e Veriut, supozon se qeveria maqedonase po injoron komunitetin bullgar. Sipas ministrit të Jashtëm bullgar, fushatat denigruese në media, mosrealizimi i përfshirjes së komunitetit bullgar në Kushtetutë sipas marrëveshjes, si dhe politizimi i debateve të pa lidhura në Parlamentin Europian, minojnë besimin tek procesi i anëtarësimit. “Në korrik 2022, Bashkimi Europian arriti një marrëveshje të balancuar, një paketë hapash të…

