Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës sot kanë treguar kulturën demokratike duke kaluar ditën e zgjedhjeve lokale me dinjitet dhe përgjegjësi. Në një postim në Facebook pas mbylljes së vendvotimeve, Kurti ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë mbështetur Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kandidatët e saj nëpër komuna. Sipas Kurtit, tani është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve që të numërojnë votat dhe t’i ruajnë ato, si dhe vullnetin e shprehur të qytetarëve. Postimi i plotë: Sot, me qetësi e maturi, qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe njëherë kulturën demokratike duke kaluar ditën e zgjedhjeve lokale…
Author: Jeta almakos
Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku në një konferencë për media ka bërë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës është fituese e këtyre zgjedhjeve. “PDK është fituese e këtyre zgjedhjeve, ka fituar më së shumti komuna pa balotazh dhe është në më së shumti komuna në balotazh . Ka marrë numrin më të madh të votave partiake duke u konfirmuar si forca politike më së shumti asambleistë nëpër kuvendet komunale”, tha Çitaku. Ajo shtoi se si subjekt janë të bindur që kandidati i tyre për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili është në balotazh. “Sa u përket exit polleve me gjithë…
Në tubimin e Aleancës Kombëtare për Integrim që u mbajt sot në Çashkë, lideri Ali Ahmeti përcolli një mesazh të fuqishëm për bashkëjetesë, barazi dhe përfaqësim dinjitoz të shqiptarëve në institucionet e Maqedonisë së Veriut. Ai theksoi se paragjykimet ndaj shqiptarëve duhet të marrin fund dhe se koha ka treguar se ata janë të aftë të drejtojnë institucione shtetërore me sukses. “Shqiptarët janë parë për dekada si pastrues, si ata që hapin kanale, presin dru, por jo si drejtues shteti. Kjo është padrejtësi. Talat Xhaferi ka qenë kryetar i Kuvendit për tetë vite dhe ka treguar profesionalizëm të lartë. Agim…
Kamionët që transportonin ndihma humanitare filluan të hyjnë në Rripin e Gazës sipas marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit. Burimet lokale thanë për Anadolu se një numër kamionësh me ndihma kaluan nëpër pikën kufitare Kerem Shalom të kontrolluar nga Izraeli në jug të Gazës. Hyrja e kamionëve me ndihma vjen pasi faza e parë e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza hyri në fuqi të premten sipas planit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t’i dhënë fund një lufte dyvjeçare izraelite në enklavë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat. Sipas web-faqes së KQZ-së, deri në orën 17:00 kanë votuar 32.30 për qind e votuesve. Dalja më e lartë është në komunën e Mamushës me 64.61 për qind, ndërkaq ajo më e ulëta në Skenderaj me 23.61 për qind.
“Jemi në javën e fundit të fushatës, në javën ku populli ynë do të shprehë vullnetin e tij përmes një referendumi historik. Kjo është java kur shqiptarët do të vendosin për rikthimin e dinjitetit, për barazi, për integrim dhe për progres të mëtejshëm. Votimi në këtë të dielë është referendum e shkuar referendumit, është një plebishit për të manifestuar fuqishëm kundërshtimin ndaj platformave politike të rrezikshme, të cilat synojnë asimilimin politik të shqiptarëve dhe revizionimin e të drejtave kolektive të fituara me shumë sakrifica gjatë dekadave të fundit. Populli ynë do t’u përgjigjet këtyre planeve ogurzeza, duke treguar se nuk…
“A e telefonoi Oliver Spasovski Shërbimin e Sigurisë në Shtip dhe kërkoi të flasë me policinë në Koçan për të shpëtuar pronarin e diskotekës Pulse? Çfarë fshehin Prokurori Publik dhe Kocevski?”, ka deklaruar deputetja e VMRO-DPMNE-së Marija Andonovska. Sipas kësaj deputetje, në qendër të një skandali të ri politik po del emri i ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Deputetja Andonovska ngre një sërë pyetjesh serioze, duke kërkuar përgjigje nga Prokuroria Publike dhe Ljupço Kocevski, se a është ndërhyrë nga maja e pushtetit për të mbrojtur pronarin e diskotekës “Pulse” në Koçani? Marija Andonovska, deputete nga VMRO-DPMNE “Prokuroria Publike…
Kandidati për kryetar komune të Sarajit ka dhënë mesazhe të fuqishme nga Çashka, duke theksuar rëndësinë strategjike të kësaj komune në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta për përfaqësim dhe bashkim politik. Ai u shpreh se fitorja në Saraj, Çair dhe Tetovë nuk do të ishte e plotë pa fitoren në Çashkë, duke e konsideruar këtë komunë si pjesë kyçe të hartës së bashkëpunimit mes komunave shqiptare. Nga ana tjetër, ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në mbështetje të kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Suatit, i cili, sipas tij, do ta udhëheqë Çashkën me vizion dhe…
Kandidati për kryetar të Shkupit Orce Gjeorgjievski, ka paralajmëruar ndërtimin urgjent të një Luna Parku modern, të përshtatshëm për të gjitha brezat, me rollercoastera, atraksione ujore, lojëra interaktive dhe zona të realitetit virtual.Projekti parashikon gjithashtu qasje të plotë për persona me aftësi të kufizuara, hapësira për ngjarje kulturore dhe art rrugor, duke e kthyer Shkupin në një qendër të re turistike. Në të njëjtën kohë, do të fillojë rinovimi i plotë i Kopshtit Zoologjik të Shkupit, me kushte më të mira për kafshët dhe vizitorët, pompa termike për ngrohje, sistem sigurie, qendër hipoterapie për fëmijët me autizëm dhe paralizë cerebrale,…
Ministria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Shkupit kundër pesë personave, përfshirë edhe dy zyrtarë të MPB-së, për kontrabandë të makinave luksoze dhe falsifikim dokumentesh. Të dyshuarit – D.K., G.S. dhe S.S. – akuzohen se kanë qenë pjesë e një skeme ndërkombëtare për kontrabandimin e automjeteve në kërkim ndërkombëtar. Ata përdornin targa dhe dokumente të rreme për t’i regjistruar automjetet në Maqedoni. Dy zyrtarët e MPB-së, A.K. dhe A.Sh., dyshohen se kanë përgatitur dhe lëshuar lejet e qarkullimit për këto automjete. Hetimet vazhdojnë, ndërsa disa pjesëmarrës të tjerë në këtë rrjet tashmë janë dënuar…
Një javë para Zgjedhjeve Lokale të vitit 2025, të cilat do të mbahen më 19 tetor, partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur vazhdojnë t’ua prezantojnë qytetarëve programet dhe kandidatët e tyre. Sot janë paralajmëruar tubime dhe takime të drejtpërdrejta në disa komuna në të gjithë vendin. Që nga fillimi, partitë politike patën një fushatë aktive, duke shpalosur programet e tyre para qytetarëve.
Muaji tetor, i njohur si muaji rozë, është më shumë se një fushatë ndërgjegjësimi, është një thirrje për veprim, për kujdes dhe për dashuri ndaj jetës. Në këtë frymë, Forumi i Gruas VLEN gjatë ketij muaji kanë zhvilluar aktivitete sensibilizuese në disa komuna të vendit, me qëllim që të promovojnë rëndësinë e kontrollit të rregullt dhe mbështetjes së grave që përballen me këtë sëmundje. Gjatë javës në një organizim nga Forumi i Gruas VLEN në bashkëpunim me Departamentin e Kulturës, përmes artit, fjalës dhe ndjeshmërisë, u dërgua një mesazh që prek çdo zemër: Asnjë grua që lufton kancerin e gjirit…

