Author: Jeta almakos

Në të gjitha shkollat e Maqedonisë së Veriut hyn në fuqi një rregull i ri për ndalimin e përdorimit të telefonave gjatë procesit mësimor. Vendimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ndalon përdorimin e celularëve jo vetëm nga nxënësit, por edhe nga mësuesit. Sipas udhëzimit: • Nxënësit nuk mund ta përdorin telefonin gjatë orëve të mësimit dhe gjatë gjithë qëndrimit në shkollë. • Mësuesve u ndalohet përdorimi i telefonit gjatë orës së mësimit, përveç rasteve emergjente ose kur drejtoria e lejon për arsye pedagogjike apo organizative. • Çdo pajisje e kapur do të dorëzohet në drejtori dhe kthehet vetëm pas…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski sot ka deklaruar se vendi po përballet me një skandal të përgjimeve të paligjshme, ku siç thotë ai, gjatë periudhës 2019- 2024 kur ka qenë kryetar i VMRO-DPMNE-së në opozitë, është përgjuar nga agjencia për siguri nacionale. Ai thotë se pjesë e përgjimeve kanë qenë edhe gazetarët, biznismenët dhe figura të tjera publike. Mickoski ka paralajmëruar se për këto veprime do të ketë përgjegjësi. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Shteti ynë po përballet me një skandal të ri, përgjim të paligjshëm dhe keqpërdorim masiv të sistemit gjatë viteve të fundit. Unë personalisht, atëherë si kryetar i partisë më të…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së dhe kandidati për Kryetar të Çairit Bujar Osmani sërish është prononcuar lidhur me zërat për një takim të mundshëm të zhvilluar me Nikolla Gruevskin në Manastir “Në mungesë të ideve dhe përballë humbjes që i pret në zgjedhje, manipulimet e vLEN-it vazhdojnë lidhur me një takim të supozuar timin me Gruevskin, me qëllimin për të siguruar deputet për të mbështetur ndryshimet kushtetuese. E kam thënë qartë dhe me zë të lartë se një takim i tillë NUK KA NDODHUR . Këmbëngulja që ata vazhdimisht përdorin gënjeshtra dhe përsëritin të pavërteta nuk do t’i ndihmojë në fushatë. Ndërsa…

Lexo më Shumë

Policia i ka thirrur në stacion policor vajzat e mitura dhe prindërit e tyre, pas një videoje që u shpërnda në rrjete sociale, në të cilën shiheshin tre vajza se si e godisnin një vajzë tjetër, ndërsa gjithë ngjarjen e ka filmuar po ashtu një vajzë, me telefon. Ministria e Brendshme ka paralajmëruar edhe kallëzim penal ta për veprat penale “Dhunë” dhe “Incizim pa leje”, pasi të dokumentohet rasti. Gjithashtu, MPB bën me dije se rastin e ka paraqitur babai i vajzës që është sulmuar, pasi ka parë videot në internet, sepse vajza e tij nuk i ka treguar për…

Lexo më Shumë

Naser Pajaziti Grupi i tifozëve “Çkembari” nuk u mjaftua me aktin e turpshëm të dhunës ndaj një qytetari të pafajshëm shqiptar me shtetësi suedeze, të cilit ia hoqën bluzën vetëm pse mbante shqiponjën shqiptare, por tani ka dalë edhe me deklarata skandaloze duke fyer hapur flamurin tonë kombëtar dhe duke nxitur urrejtje ndëretnike. Ky nuk është sport, nuk është tifozllëk – është huliganizëm i pastër dhe provokim i rrezikshëm që cenon bashkëjetesën dhe paqen në vend. Flamuri shqiptar nuk është provokim, por simbol i një kombi të tërë, dhe askush nuk ka të drejtë ta përdhosë apo ta përdorë për…

Lexo më Shumë

VLEN ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së në lidhje me “botën serbe”. Prej atje thonë se “BDI ishte partia që e mbajti Nikolla Gruevskin në pushtet plot 10 vite, duke i siguruar kuorum dhe mbështetje politike në momentet më kritike për regjimin e tij. “Bujar Osmani personalisht ka zhvilluar 11 takime me udhëheqësinë shtetërore të Serbisë, ndërsa asnjëherë me Kosovën. Nëse dikush hapi dyert për “Botën Serbe”, ajo është BDI. BDI është partia që votoi Ligjin për Amnisti për Sasho Mijallkov dhe strukturën e tij, duke i shpëtuar nga përgjegjësia ligjore. BDI edhe sot e kësaj dite mban kontakte me…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) me shqetësim serioz i ndjekin informacionet e lidhura me raste të mundshme të ndjekjes së paligjshme të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë në periudhën 2019–2024, për çka opinioni u informua së fundmi përmes një brifingu për gazetarë nga Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK). Në mënyrë shtesë, kryeministri si dhe drejtori i ASK-së të hënën publikisht i bënë thirrje Prokurorisë Publike që të reagojë dhe ta sqarojë rastin për këto pretendime. Ne konsiderojmë se çdo ndjekje e paligjshme e komunikimeve mund të paraqesë kërcënim serioz për…

Lexo më Shumë

Grupi i tifozëve të futbollit nga Manastiri, “Çkembari”, ka lëshuar një reagim skandaloz pas incidentit të fundit në qytet, duke mohuar prapavijën ndëretnike dhe duke përdorur gjuhë nxitëse ndaj komuniteteve të tjera. „Mos krijoni tensione ndëretnike aty ku nuk ka, mos krijoni tensione ndëretnike që nuk do të mund t’i kontrolloni. Në Manastir ‘bien’ bluzat e të gjithë atyre që i irritojnë manastirasit, dhe do të ‘bien’ edhe më tej!“ thuhet në reagimin e tyre. Ata shtojnë se situata nuk ka karakter etnik, duke sulmuar edhe kategori të ndryshme tifozësh. „Komitë e ballistë, sherfercerë e vojvodë, debraçanë, kosovarë e grekë…

Lexo më Shumë

Në edicionin e 20-të të FORUMIT STRATEGJIK TË BLEDIT në Slloveni në diskutimin mbi rolin e shteteve dhe të ardhmen e Bashkimit Europian ishte i ftuar edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë edicionit me moderatorin Stjepan Oresković, sipërmarrës dhe President i IEDC Bled, Future 500 (International Executive Development Center), moderatori tha se Marta Kos komisionere e BE për Zgjerimin tha mbrëmë që Shqipëria do të jetë shumë shpejt anëtare në BE. Ndërkohë qeveria shqiptare po plotëson me shpejtësi kriteret që kërkon BE.

Lexo më Shumë

Në orët e para të së hënës, kamerat e sigurisë kanë filmuar tre persona të maskuar afër një marketi te tri kullat në Lagjen Veri të kryeqytetit. Sipas pamjeve që siguroi TV21, njëri prej tyre ka thyer xhamin e shitores, ndërsa tjetri i ka ndihmuar për t’i ndezur dy shishe me gaz, duke i hedhur brenda objektit. Personi i tretë ka bërë roje dhe pas kryerjes së aktit vandal, që të tre kanë ikur në të njëjtin drejtim. Kjo sipas policisë, cilësohet të jetë zjarrvënie e qëllimshme dhe e organizuar me koktej molotovi. Nga MPB thonë se janë duke hetuar…

Lexo më Shumë

Policia kufitare bullgare ka ndaluar një shtetase të Maqedonisë pasi tek ajo janë gjetur të fshehura 89.000 euro, njoftuan autoritetet policore atje. Ngjarja është raportuar më 29 gusht, kur një grua 40-vjeçare, duke udhëtuar me veturë, ka mbërritur në vendkalimin kufitar “Gjueshevo” për dalje nga Bullgaria. Policia kufitare kërkoi kontroll të përbashkët me doganierët dhe gjatë kontrollit tek udhëtarja u gjetën 89.000 euro të ngjitura dhe të fshehura nën rrobat e saj. Sipas mediave bullgare, është hapur një hetim i shpejtë dhe gruaja është ndaluar. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Duke filluar nga gjysmëvjetori i dytë, mësuesit në çdo lëndë do të aplikojnë dhe do t’u mësojnë nxënësve inteligjencën artificiale (IA), njoftoi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske në lidhje me zbatimin e IA-së që nga fillimi i vitit shkollor. Ajo tha se përdorimi i inteligjencës artificiale do të futet në të gjitha lëndët, dhe kjo do të varet nga mësuesit se sa dhe çfarë mjetesh do të përdorin, transmeton Portalb.mk. Por, paraprakisht do të edukohen nxënësit për avantazhet dhe disavantazhet e inteligjencës artificiale. Pra, pasi të zbatohet informacioni bazë dhe nxënësit të fitojnë…

Lexo më Shumë