Katër persona kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik të ndodhur dje në Shkup. Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dje rreth orës 18.20 në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e bulevardit “Srbija”, rr. 3 Makedonska Brigada dhe rr. 12 Brigada Makedonska në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh “Audi” me targa të Shkupit, të drejtuar nga M.J. (54) nga fshati Marino, dhe një automjeti pasagjerësh “Rexton”, në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Të lënduarit u dërguan në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi Ohrit” dhe në Klinikën…
Author: Jeta almakos
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandër Nikolloski pret fitore më bindëse të VMRO-DPMNES-së në zgjedhjet e ardhshme lokale që duhet të mbahen në tetor të këtij viti. Sipas tij, partia do të ketë rezultat shumë më të mirë se sa në zgjedhjet e kaluara lokale. Për opozitën tha se do të lëvizë prej zero deri në maksimum tre kryetarë të komunave. “Ne jemi më mirë se sa në zgjedhjet e vitit të kaluar, por ajo që është me rëndësi është se do të kemi rezultat shumë më të mirë se sa në zgjedhjet lokale dhe nuk është joreale se opozita…
Shiu i rrëmbyeshëm që përfshiu vendin një ditë më parë ka lënë mbrapa vetes dëme të konsiderueshme. Në Haraçinë, rrugët u mbuluan nga balta, gurët, rëra e mbeturinat, duke e vështirësuar qarkullimin dhe jetën e përditshme të banorëve. Kjo i detyroi autoritetet që me ekskavatorë të dalin për të pastruar rrugët… Ndërsa rruga kryesore që lidh Shkupin me Kumanovën, për shkak të punimeve mbeti e mbyllur për një kohë. Qytetarët thonë se përmbytja ishte e papritur dhe e fuqishme, duke shkaktuar dëme materiale dhe shqetësim në disa lagje. Ata kërkojnë masa parandaluese, që të mos përsëriten raste të ngjashme në…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vizitoi spitalin Soroka në Be’er Sheva, në jug të Izraelit, pas sulmit me raketa të ndërmarrë nga Irani. Në një deklaratë për mediat, ai foli për situatën e rënduar të sigurisë dhe për bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara. Kryeministri vuri në dukje kostot njerëzore dhe personale të konfliktit, duke thënë: “I gjithë populli i Izraelit po paguan çmimin. Kemi një luftë të vështirë dhe po e përballojmë me guxim. Ka njerëz të plagosur, familje që kanë humbur të dashurit.” Ai zbuloi edhe një detaj personal. “Për herë të dytë, djali im Avner është detyruar të anulojë…
Sindikata e Kontrollorëve të trafikut ajror kërcënon me grevë në rast se siç thonë, vazhdohet me punësimet partiake. Sindikata i ka vendosur ultimatum udhëheqësisë së M-NAV, që ta anuloj konkursin e ri për punësim dhe të bëjë realizim urgjent të siç thonë ata, pikave të paplotësuara nga Marrëveshja e vitit të kaluar. Nëse këto kërkesa nuk plotësohen deri në fund të muajit, Sindikata paralajmëron riaktivizim të grevës duke filluar nga 10 korriku. Sindikata Profesionale e Kontrolleve të Trafikut Ajror “Situata në M-NAV është përkeqësuar në mënyrë drastike si rezultat i acarimit serioz të raporteve njerëzore, përshkak të proceseve të bllokuara…
Drejtori i përgjithshëm i Shoqatës Aksionare MEPSO, Burim Latifi, ka bërë të ditur se sot është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi mes kompanisë që ai drejton dhe operatorit të sistemit të transmetimit të Kosovës, KOSTT. Latifi, së bashku me homologun e tij nga Kosova, Shaban Neziri, kanë zyrtarizuar bashkëpunimin për ndërtimin e një interkoneksioni të ri 400 kV mes Tetovës dhe Prizrenit, projekt i rëndësishëm strategjik për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit energjetik në rajon. “Me këtë hap fillojmë rrugën për ndërtimin e një linje të re interkonektive 400 kV Tetovë–Prizren, projekt me të cilin do të rrisim ndjeshëm shkëmbimin ndërkufitar…
Duke u paraqitur në mënyrë të rreme dhe duke falsifikuar dokumente, tre banorë të Shkupit mashtruan një kompani bjelloruse dhe, përmes shmangies së taksave, dëmtuan buxhetin me 9,512,881 denarë, ose rreth 585,000 euro. Drejtoria e Policisë Financiare ka ngritur kallëzime penale kundër tre personave fizikë dhe dy personave juridikë nga Shkupi për mashtrim, falsifikim ose shkatërrim të librave afaristë, mashtrim tatimor dhe shmangie tatimore, transmeton Portalb.mk. Akuzat u ngritën kundër I.G. në cilësinë e pronarit dhe menaxherit të personit juridik Shoqëria Botuese, Tregtare dhe e Shërbimeve “Zdenka-kabli” DOOEL Shkup, kundër R.G., kundër D.N.E. në cilësinë e pronarit dhe drejtuesit të…
Koalicioni i Frontit Evropian, i përbërë nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Aleanca për Shqiptarët (fraksioni Sela–Taravari), ka finalizuar marrëveshjen për kandidaturat në komunën e Sarajit dhe për listën e këshilltarëve në Qytetin e Shkupit. Sipas burimeve të ZYRTARE.net, në Saraj ky koalicion do të garojë me Blerand Ramadanin (ASH–Taravari) si kandidat për kryetar komune. Negociatat ndërmjet partive janë përmbyllur me dakordësi të plotë edhe për përbërjen e listës së këshilltarëve në Këshillin e Qytetit të Shkupit ku bartësi i listës do ti takoj BDI-së. Burimet konfirmojnë se Bashkimi Demokratik për Integrim, përmes degës së saj në Saraj, do…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Izraeli po vuan “shumë humbje, humbje të dhimbshme” nga sulmet iraniane, transmeton Anadolu. Siç raporton ‘The Times of Israel’, Netanyahu në një video-deklaratë falënderoi presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për “qëndrimin në krah” të Izraelit. “Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm, përfshirë edhe natën e kaluar. Patëm një bisedë shumë të ngrohtë”, tha Netanyahu. Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që nga e premtja, kur Izraeli nisi sulme ajrore ndaj shumë lokacioneve në të gjithë Iranin, duke përfshirë strukturat ushtarake dhe bërthamore, pas çka Teherani nisi sulme hakmarrëse. Të paktën 585 persona janë vrarë dhe…
Qendra për Menaxhim me Kriza ka dalë me njoftim për gjendjen e krijuar në Shkup pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, ku siç bëhet e ditur, pjesa më e dëmtuar është Haraçina dhe Gazi Baba apo vendbanimet Haraçina dhe Stajkovci. Ka pasur vërshime në disa objekte, ndërkaq dëme janë evidentuar edhe në infrastrukturën rrugore dhe në tokën bujqësore. “Sipas informacioneve dhe fotografive që i marrim nga terreni nga Sektori për operacione dhe koordinim në QMK, reshjet e rrëmbyeshme e kanë kapuar territorin e qytetit të Shkupit, veçanërisht komunat si Haraçinë dhe Gazi Babë, më saktë vendbanimet Hasanbeg dhe Stajkovc. Bëhet…
Analiza e plotë e Inspektoratit Shtetëror të Tregut për rritjen e çmimeve të ushqimeve do të jetë gati javën e ardhshme, paralajmëroi sot zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, i cili në Shtip po përgjigjej në pyetjen e gazetarëve, nëse tashmë po punojnë në masa për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore në supermarkete. Risteski theksoi se kjo Qeveri bën analiza të mira para se të marrë ndonjë vendim dhe masë, dhe siç tha ai, kështu do të jetë edhe këtë herë. “Ne i monitorojmë çmimet maksimalisht përmes Inspektoratit Shtetëror të Tregut, bëjmë analiza dhe nëse konkludojmë se ka…
Sonte pata kënaqësinë të mirëpres në sallën e madhe të Komunës së Çairit një aktivitet tejet domethënës për të rinjtë dhe të gjithë ata që synojnë të ndërmarrin hapa drejt botës së biznesit. Në prani të zëvendëskryeministrit të parë, z. Izet Mexhiti, deputetëve, përfaqësuesve të institucioneve qendrore dhe qytetarëve, u mbajt një sesion informues i udhëhequr nga zëvendësministri i Ekonomisë, z. Besar Durmishi, dhe drejtori i Agjencisë për Punësim, z. Selatin Beluli. Interesimi i qytetarëve për të kuptuar më shumë rreth mundësive të mbështetjes financiare për nisma private ishte tejet i lartë dhe mjaft inkurajues. Kjo tregon për një vetëdije…

