Sonte pata kënaqësinë të mirëpres në sallën e madhe të Komunës së Çairit një aktivitet tejet domethënës për të rinjtë dhe të gjithë ata që synojnë të ndërmarrin hapa drejt botës së biznesit. Në prani të zëvendëskryeministrit të parë, z. Izet Mexhiti, deputetëve, përfaqësuesve të institucioneve qendrore dhe qytetarëve, u mbajt një sesion informues i udhëhequr nga zëvendësministri i Ekonomisë, z. Besar Durmishi, dhe drejtori i Agjencisë për Punësim, z. Selatin Beluli.
Interesimi i qytetarëve për të kuptuar më shumë rreth mundësive të mbështetjes financiare për nisma private ishte tejet i lartë dhe mjaft inkurajues. Kjo tregon për një vetëdije në rritje mbi rëndësinë e ndërmarrësisë si një rrugë konkrete për zhvillim individual dhe ekonomik. Si Komunë, mbetemi të përkushtuar të krijojmë ura bashkëpunimi me institucionet relevante për t’u ofruar qytetarëve tanë qasje të drejtpërdrejtë në informacione, programe dhe mundësi që i ndihmojnë të ndërtojnë të ardhmen që dëshirojnë.
Data 10.11.2026
Aktuale
- Koreja e Jugut përdor inteligjencën artificiale për të zbuluar materialet e abuzimit seksual ndaj fëmijëve në internet
- “Rezistenca e Studentëve”: MASH po godet përsëri xhepat e studentëve, tani synim i kanë bursat
- Fyerje ndaj punonjëses së Prokurorisë në Gostivar, policia heton rastin
- Kapet me dru pa dokumente dhe sharrë motorike, arrestohet 38-vjeçari
- Monopatina elektrike përplas 17-vjeçaren nga Kosova në Tetovë, autori largohet nga vendi i ngjarjes
- Arrestohet 40-vjeçari nga Tetova, dyshohet se përndiqte dhe ngacmonte ish-partneren
- Hyn në shkollë dhe sulmon dy nxënës, arrestohet 51-vjeçari nga Treboshi
- Dhunë mes nxënësve në furgonin e shkollës, i mituri dyshohet se i kërkoi para bashkëmoshatarit



