Author: Jeta almakos

Policia norvegjeze ka bastisur disa rezidenca të ish-kryeministrit të vendit, Thorbjorn Jagland, për shkak të akuzave për lidhje me të dënuarin për krime seksuale Jeffrey Epstein dhe për korrupsion të rënduar, transmeton Anadolu. Jagland, i cili ka shërbyer gjithashtu si sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës dhe si kryetar i Komitetit Norvegjez të Nobelit, tani është i dyshuar në një hetim për korrupsion të rëndë. “Si pasojë automatike e kontrollit, Jagland tani ka statusin formal të një të dyshuari”, tha për transmetuesin NRK avokati mbrojtës i Jagland, Anders Brosveet. Kontrolli nga Autoriteti Kombëtar për Hetimin dhe Ndjekjen Penale të…

Lexo më Shumë

Raportohet se aktorja shqiptare Anila Bisha, imazhi dhe zëri i së cilës përdoret nga ministrja virtuale në Qeverinë e Shqipërisë, Diella, ka ngritur një padi në gjykatë, duke kërkuar që të dhënat e saj të mos përdoren më nga avatari qeveritar, transmeton Anadolu. Kërkesa për sigurimin e padisë në fjalë është depozituar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë, ndërkohë raportohet se aktorja kërkon edhe dëmshpërblim 1 milion euro për “dëmtim imazhi”. Gjithashtu thuhet se Bisha pretendon se ajo kishte rënë dakord me autoritetet që zëri dhe figura e saj të përdoreshin vetëm për modelin e asistentit virtual…

Lexo më Shumë

Për tu veçuar, nga këto arrestim, është rasti i vajzës së mitur, e cila po ngiste veturën pa patent shoferi. Gjithsej 15 shoferët janë arrestuar gjatë ditës së djeshme, për shkak të mosrespektimit të dispozitave ligjore gjatë qarkullimit në trafik – vozitje pa patent shoferi ose vozitje edhe krahas “ndalesës ligjore”, por edhe për shkak të vozitjes nën ndikimin e mbidozës së alkoolit. Pjesa më e madhe e tyre janë arrestuar Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Strumicë, Negotinë dhe Kavadarc. Shoferi nga Gostivari, si dhe e mitura nga Kavadarci, gjatë qarkullimit kishin edhe aksidente trafiku.

Lexo më Shumë

Në Komunën e Çairit është mbajtur një takim pune me drejtues dhe përfaqësues të shoqatave që veprojnë në fushën e mbështetjes për personat me nevoja të veçanta, me synim forcimin e bashkëpunimit institucional dhe avancimin e politikave përfshirëse në nivel lokal. Gjatë takimit u prezantua Plani Aksional i Komunës së Çairit për periudhën 2026–2029, i hartuar dhe strukturuar nga Qamuran Ismaili. Sipas komunikatës, dokumenti u shoqërua me diskutim konstruktiv dhe propozime konkrete nga pjesëmarrësit, ndërsa u theksua se plani do të plotësohet dhe zgjerohet me sugjerimet e shoqatave për të adresuar sa më efektivisht nevojat reale të kësaj kategorie. Kryetari…

Lexo më Shumë

Më 11.02.2026, rreth orës 12:40, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, një autobus i tipit “Mercedes”, i drejtuar nga V.A. (56) nga Shkopi, ka kaluar mbi këmbën e një 72-vjeçareje nga Shkupi, pasi ajo paraprakisht kishte rënë nga autobusi. Si pasojë e aksidentit, A.B. (72) ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Nga ekipi hetimor i SPB Shkup është kryer këqyrje në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, sot i arsyetoi reformat gjyqësore, duke theksuar se shteti gjendet në fazën e ristrukturimit të thellë të mekanizmave gjyqësor dhe prokurorial. Në vend të ndryshimeve kozmetike ose ndërhyrjeve të kufizuara, Qeveria siç theksoi ai, zbaton një proces gjtihëpërfshirës drejt përforcimit të integritetit, depolitizimit, llogaridhënies dhe stabilitetit afatgjatë juridik. Filkov theksoi se reformat janë përgjigje e drejtpërdrejtë e dobësive sistematike të cilat me vite e shkatërrojnë besimin e qytetarëve – procedura afatgjate, transparencë e pamjaftueshme, parregullsi në mekanizmat zgjedhor dhe disiplinor, si dhe raste të korrupsionit dhe përgjegjësisë joefikase. Prandaj sipas tij, modernizimi i gjyqësorit nuk…

Lexo më Shumë

Dobësi në regjistrimin e kërkesës dhe detyrimeve, parregullsi në realizimin e të ardhurave, dhënien e lëshimeve dhe shpërblimeve, kompensime të paguara pa bazë ligjore, pagesë e tatimit të vlerës së shtuar për shërbime të ndërlidhura me veprimtarinë themelore dhe dobësi në përballjen dhe realizimin e furnizimeve publike, konstatoi Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) në raportin revizor për Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në rapotin e publikiuar sot ESHS shpreh mendim të pavolitshëm për realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare të Arkivit, si dhe për harmonizimin me rregullativë ligjore, udhëzimet dhe polirikat e vendosura. Me revizion është konstatuar…

Lexo më Shumë

Deklaratat e fundit të njërit prej liderëve të VLEN-it, Bilall Kasami, ku tha se ministri i Drejtësisë Igor Fillkov mund të përfshihet në rikonstruim të Qeverisë, ka ngjallur reagime ironike në mes partnerëve të koalicionit qeverisës, gjegjësisht VMRO-DPMNE, ZNAM dhe VLEN.  Se a do të ndodhë me vërtet kjo,  kryeministri Hristijan  Mickoski u përgjigj shkurt, por me ironi të dukshme, duke sugjeruar  që pyetja të drejtohet për Kasamin SINKRON:HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Nuk e di, ndoshta duhet ta pyesni zotëri Bilall Kasami”. (Me Titra)   Me të njejtën dozë të Ironisë  ndaj Kasamit, u përgjigjë edhe Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov.…

Lexo më Shumë

Prof. Dr. Zehra Hajrulai-Musliu është një nga figurat e shquara të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në fushën e mjekësisë veterinare dhe sigurisë ushqimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë. Me një përkushtim të palëkundur ndaj dijes, cilësisë dhe standardeve shkencore, ajo ka ndërtuar një karrierë të gjatë dhe të respektuar akademike, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin institucional, shkencor dhe profesional të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare në Shkup. Studimet universitare i përfundoi në Fakultetin e Shkencave Natyrore në Universitetin e Prishtinës në drejtimin Kimi, ndërsa studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Zagrebit, ku fitoi gradën…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti në një intervistë për “Lajm tv” dhe gazetën “Lajm” në kuadër të emisionit “Dialog te Lajm’i”, u është përgjigjur akuzave të Arben Taravarit lidhur me “Gjoka konstrukshën”. Sipas tij, ky është i vetmi shembull ku 99 për qind, dikush si ai, “mendon për vetë dhe 1 për qind për spitalin apo shtetin”. “I ftoj gazetarët edhe ata që hulumtojnë, nuk besoj se do gjejnë ndonjë shembull siç e ka nënshkruar z. Taravari. Pra është i vetmi shembull ku 99 për qind mendon për vete dhe 1 për…

Lexo më Shumë

“DEKLARAT PUBLIKE PËR DORËHEQJE Të nderuar Hoxhallar, 49 votues të mi, për antarë të organit më të lartë BFI-së, me më shum vota në nivelin e Muftinis së Shkupit dhe republikan. Arsyeja e dorëheqjes është padrejtësia e vazhdueshme, mungesa e transparencës dhe mos ekzistimi i kritereve në zgjedhjen e kryetarit të kuvendit dhe organeve të tjera. Me keqardhje, në BFI të Maqedonis së Veriut, çdo gjë përjeton, por jo drejtësi, transparencë dhe meritokraci. JA PAFSHIN SHERIN GJITHË ATA QË PO E KULTIVOJNË DHE PO HESHTIN NDAJ ZULLUMIT !” – shkruan Imami Bedri Lika.

Lexo më Shumë

Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, sot realizoi një takim pune me të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Nikol Varnes, njoftojnë nga kabineti i Bozhinovskas. Nga atje thonë se në takim u theksua rëndësia e jashtëzakonshme e Partneritetit Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së si një shtytës kyç për forcimin e bashkëpunimit institucional, zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin afatgjatë të shtetit. “E ngarkuara me punë Varnes i përshëndeti përpjekjet e ministres Bozhinovska për konsolidimin sistematik të sektorit energjetik dhe harmonizimin e tij me standardet evropiane. Në këtë kontekst, u…

Lexo më Shumë