Udhëheqësit e komunave nuk e përmbushin detyrimin ligjor për të deklaruar pasurinë e tyre në Komisionin Kundër Korrupsionit. Këtë e theksoi zyrtari i parë kundër korrupsionit, Adem Çuçul,. Ai deklaroi se tashmë janë ngritur kallëzime për kundërvajtje dhe njoftoi kontroll të shtuar mbi të gjithë zyrtarët. “Kur u bëra kryetar, menjëherë kryem një inspektim, zbuluam se 35 ish-kryetarë komunash dhe 19 të rinj nuk kishin paraqitur deklarata. Ne lëshuam urdhëresa pagese për kundërvajtje për të gjithë ata. Përveç kësaj, ata tani janë në fazën e inspektimit, mendoj se në ditët në vijim do të dalim me numrin e këshilltarëve të…
Author: Jeta almakos
Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara njoftoi se SHBA dhe RMV kanë arritur Marrëveshje korrnizë për tregti reciproke, të drejtë dhe të balancuar, që synon avancimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe dhe zgjerimin e qasjes së eksportuesve në tregjet e të dy vendeve. Deklarata thotë se marrëveshja do të forcojë bashkëpunimin tregtar, do të mbështesë interesat e përbashkëta strategjike, do të nxisë rritjen ekonomike dhe do të thellojë partneritetin transatlantik midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Një nga pikat kryesore përcakton që Maqedonia e Veriut do të eliminojë tarifat doganore për të gjitha produktet industriale dhe…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në radhët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Shtip, ku një punonjëse e policisë është përfshirë në një akt të paprecedentë dhune ndaj një kolegeje të saj praktikante. Sipas të dhënave zyrtare, Departamenti për Kontroll të Brendshëm dhe Standarde Profesionale ka ngritur tashmë kallëzim penal kundër personit me iniciale J.H., e cila akuzohet se më 13 shtator 2025, në vendin e quajtur “Suitlak”, ka përdorur forcën për të futur në një automjet të tipit “BMW” një kolege që po kryente praktikën në të njëjtin institucion. Gjatë këtij incidenti tronditës, e dyshuara jo vetëm…
Nga BDI njoftojnë se deputetët e Aleancës Kombëtare për Integrim -Frontit Europian, kanë dorëzuar në procedurë parlamentare Propozim-Rezolutën për respektimin e standardeve të procesit të rregullt ligjor në gjykimin ndërkombëtar ndaj ish-krerëve të institucioneve të Republikës së Kosovës, përcjell TV21. Integristët theksojnë se rezoluta riafirmon përkushtimin ndaj shtetit të së drejtës, pavarësisë së gjyqësorit dhe respektimin e plotë të të drejtave themelore të njeriut. Nëpërmjet kësaj nisme parlamentare kërkohet që proceset gjyqësore që po zhvillohen pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës të zhvillohen në përputhje të plotë me standardet më të larta ndërkombëtare, duke garantuar prezumimin e pafajësisë, mbrojtjen efektive…
Izet Mexhiti ka deklaruar se nuk ka vend për shqetësim, kur bëhet fjalë për propozim ligjin e ri për Arsimin e Lartë. Mexhiti tha se procesi po ndiqet në dy nivele, atë politik dhe atë akademik dhe se asnjë vendim nuk do të merret pa pëlqimin e plotë të palës shqiptare dhe ekspertëve akademikë. Sipas tij, qëllimi parësor i kësaj reforme mbetet rritja e standardeve akademike, gjë që do të krijojë diploma më të fuqishme dhe më të njohura ndërkombëtarisht për gjeneratat e reja. “Duhet ta kemi parasysh që ligji në fund sillet me badenter dhe patjetër të ketë pëlqimin…
Avokatja më e lartë në Goldman Sachs, kompaninë kryesore globale të investimeve bankare, Kathy Ruemmler, ka njoftuar se do të jap dorëheqjen pas zbulimeve të lidhjeve të saj me financierin dhe abuzuesin seksual të ndjerë Jeffrey Epstein. Dorëheqja e Ruemmler vjen pasi publikimi i fundit i dosjeve hetimore në lidhje me Epstein nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara tregoi se ajo kishte marrë dhurata nga financieri, i ofroi atij këshilla për menaxhimin e reputacionit të tij dhe e krahasoi atë me një vëlla më të madh. Drejtori ekzekutiv i Goldman Sachs, David Solomon, konfirmoi dorëheqjen e Ruemmler nga…
Filloi realizimi i projektit për rikonstruimin e plotë të rrugës “Ferid Murat”, përkatësisht “Lazar Trpovski”, në gjatësi të plotë prej një kilometër, njoftuan kryetarët e Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Çairit, Orce Gjorgjievski dhe Izet Mexhiti. Faza e parë përqendrohet në 600 metrat e para të rrugës kryesore, me mbështetje financiare nga Banka Botërore prej rreth 22 milionë denarë, ndërsa Komuna e Çairit kontribuon me 4 milionë denarë shtesë. “Është parashikuar rikonstruimi i plotë i rrugës, me shtigje të çiklistëve nga të dyja anët, trotuare të reja dhe vendparkime të ligjshme për rreth 200 automjete. Projekti përfshin edhe rikonstruimin…
Autoritetet izraelite kanë planifikuar të kufizojnë aksesin e myslimanëve në Xhaminë Al-Aksa për lutje gjatë muajit të shenjtë islam të Ramazanit, tha në një intervistë me Anadolu një dijetar i njohur mysliman dhe ish-myfti i madh i Kudsit. Shejh Ekrima Sabri, ish-myfti i madh i Kudsit dhe kreu i Këshillit Suprem Islam në Kuds, shprehu keqardhje për planin e administratës izraelite për të kufizuar aksesin në xhaminë e tretë më të shenjtë për myslimanët gjatë Ramazanit, i cili fillon në mesjavë. Qëllimet e këqija të Izraelit ishin të qarta kur Gjeneral Major Avshalom Peled u emërua si komandant i ri…
Ramadan Ramadani Më së paku janë pesë pika që shfaqin këtë konstatim se neve si njerëzim, gjeneratë dhe bashkëkohanikë; njerëzit katërdhjetë vjeçar e përpjetë, na është përmbysur bota që e ditëm. 1. Ukraina dhe Krimea. Nuk kishte ndodhur një shtet të sulmonte një tjetër shtet sovran dhe bile përfundimisht t’ia aneksonte një tjetër pjesë të teritorit. Në kohën që e dëshmuam; organizata dhe pakte multiraterale kishin sulmuar shtete, kishte disa ndërhyrje ushtarake nga një shtet në tjetër, kishte shpallje të shteteve të reja në teritore të shteteve të dikurshme dhe aktuale duke u shkëputur teritor, por gati gjithëherë me pretekse,…
Përfaqësuesi i Lëvizjes Arbëria, Bekim Falizu në emisionin “Debat në Shenja”, tha se VLEN ka sjellë demokraci në organizimin politik të shqiptarëve. Ai tha se deri tani nuk ka qenë një demokraci e tillë në organizimet politike të shqiptarëve, ku ka patur one men shoë, ku fjala e liderit ka qenë e fundit. Bekim Fazliu tha se nga informacionet që ka dhe nga kontaktet e partive që e përbëjnë VLEN-in, nuk ka krizë mes partive të VLEN-it. “Mund të ketë debat, ka debat mund të ketë mospajtime për çështje të caktuar por ka komunikim, dhe ka komunikim, këto lehtë tejkalohen.…
Përfaqësuesi i Lëvizjes Arbëria, Bekim Falizu në emisionin “Debat në Shenja”, duke komentuar deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski se ai është mandatari dhe cakton se kush do të jetë ministër, u shpreh se nuk pajtohet në këtë pikë me kryeministrin, duke shtuar se qeverisja duhet të nënkuptohet vetëm si partneritet i barabartë mes atyre që e përbëjnë koalicionin qeverisës. “Kur të vije në radhë të kërkon edhe ministra, do të shkarkohen. S’ka qare, kështu funksionon. Po është çështje e secilës parti cilët funksionarë i merr në përgjegjësi. Ajo që është me rëndësi në këtë situatë dhe VLEN-i që e përcjell…
Kuvendi Qendror i Lëvizjes Besa me shumicë votash miratoi vendimin për shkarkimin e Kryesisë Qendrore të Lëvizjes Besa, në vazhdën e procesit të filluar për bashkimin e VLEN-it në një subjekt të vetëm. Kuvendi i Lëvizjes vlerësoi se duhet të hapet rruga për strukturimin e VLEN-it dhe e solli këtë vendim bazuar në moratoriumin e aktiviteteve partiake nga subjektet që përbëjnë VLEN-in. Me këtë rast, Kuvendi autorizoi kryetarin Bilall Kasami të vijojë bisedimet për të ardhmen e VLEN-it, duke i dhënë mbështetje bashkimit në një subjekt të vetëm. Në mbledhjen e Kuvendit u diskutua gjithashtu puna e funksionarëve të Lëvizjes…

