Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë në një reagim publik thonë se punëtorët në Maqedoninë e Veriut krijojnë vlerë më shumë se dyfish më të madhe ekonomike se atë që e fitojnë si pagë, bazuar në të dhënat e Organizatës ndërkombëtare të punës (ILO). Sipas treguesit për bruto prodhimin e vendit për një orë të punuar, produktiviteti në Maqedoni është rreth 34 dollarë amerikanë për një orë, që është mbi mesataren botërore prej 23,27 dollarë. Llogaritur në nivel mujor, me mesatarisht 168 orë të punuara, një punëtor krijon 297.024 denarë vlerë ekonomike. Përkundër kësaj, neto paga minimale në shtet është…
Author: Jeta almakos
Një projekt i madh për Çairin po merr formë. Bulevardi modern “Mit’hat Frashëri” po hyn në fazën e realizimit dhe shënon një hap të rëndësishëm drejt një infrastrukture më të rregullt dhe më funksionale për qytetarët. Së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievskin, ishim në terren për t’u informuar nga afër mbi nisjen e projektit bazë për ndërtimin e bulevardit, në segmentin nga kryqëzimi me rrugën “Xhon Kenedi” deri te kryqëzimi me bulevardin “Bosna dhe Hercegovina”, në gjatësi prej 1.4 kilometrash. Projekti parasheh zgjidhje moderne të komunikacionit me: – 4 korsi qarkullimi (nga 2 në secilin drejtim)…
Artisti nga Maqedonia e Veriut, Zlatko Ohrigjanski që vepron në Tiranë ka bërë një krahasim mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe një sugjerim se qytetarët maqedonas çfarë duhet të përzgjedhin për të parë dhe shijuar bukuritë e atraksioneve turistike, përcjell INA. Ja postimi i tij i plotë: Dua të bëj një paralelizëm. Njerëzit tanë shpesh shkojnë në Selanik dhe kalojnë mirë, por vetëm pak veta e njohin qytetin në thellësi — përtej dy-tri rrugëve kryesore poshtë, pranë detit. Është një qytet plot sekrete dhe vende të bukura. Me ndërtimin e Korridorit 8, rruga Shkup – Tiranë do të përshkohet për rreth…
Një tjetër sukses i rëndësishëm në fushën e shkencës dhe inxhinierisë vjen nga studiuesi shqiptar Blerand Ramadani, punimi i të cilit është pranuar për prezantim në konferencën prestigjioze Open Source Modelling and Simulation of Energy Systems 2026 (OSMSES 2026), që do të mbahet më 23–25 mars 2026 në Karlsruhe, Gjermani. Punimi me titull “Physics-Informed Digital Twin for Pre-Deployment Validation of LSTM-Based Wind Power Forecasting Models” trajton integrimin e Inteligjencës Artificiale me energjinë e erës, duke ofruar një qasje inovative për validimin e modeleve të parashikimit të prodhimit nga era përpara implementimit në terren. Për më tepër, studimi do të publikohet…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu në intervistën dhënë për Alsat-M ka thënë se ideja e krijimit të VLEN-it ishte që të krijohet një strukturë politike e bazuar në ide, e jo interesa personale. “Kur krijohen kësisoj dhe bashkohen për një ide, atëherë ato krijojnë të ardhmen politike. Ne si ASH besojmë thellë se VLEN do të jetë një parti politike dhe do të vazhdojë të jep kontributin e saj dhe krijojë politika ndryshe nga politikat që kanë qenë deri tani”, ka thënë Aliu. Lidhur me atë se cilën modalitet mbështet ASH, pjesë e VLEN, lidhur me zgjedhjen e liderit, Aliu…
Me shpërbërjen e Kryesisë Qendrore të BESËS, mbrëmë filloi zyrtarisht bashkimi i koalicionit VLEN në një parti. Kryetarë do të jenë dy: udhëheqësit e Besës dhe Lëvizjes Demokratike – Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti. Një zyrtar i lartë nga VLEN-i i tha “Slloboden Peçatit” se Mexhiti dhe Kasami kanë shtrënguar duart për bashkëkryetarë, dmth partia e ardhshme të ketë dy liderë dhe pjesëmarrje të barabartë në organet e partisë. Mexhiti dhe Kasami do ta paraqesin këtë ofertë para liderit të Alternativës, Bekim Sali, para fraksionit të Aleancës për Shqiptarët, i udhëhequr nga Arben Fetai, si dhe para deputetit të pavarur…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski, gjatë një vizite në Mynih, zhvilloi një takim me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, ku në fokus ishte perspektiva evropiane e vendit dhe rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Gjatë takimit, Mickoski theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj procesit të integrimit evropian dhe zbatimit të reformave, por njëkohësisht kërkon një proces të drejtë, dinjitoz dhe të bazuar në parime evropiane, pa kushtëzime dypalëshe. “Biseduam hapur dhe sinqerisht për perspektivën evropiane të Maqedonisë, për reformat që po i zbatojmë dhe për sfidat që qëndrojnë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë…
Profesori universitar dhe ish-diplomati Lubomir Frçkoski ka dalë hapur në mbrojtje të studentëve shqiptarë, duke theksuar se ata duhet të kenë të drejtë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën në të cilën kanë studiuar – në këtë rast, në gjuhën shqipe. Në një intervistë për median “Nova”, ai e konsideron këtë çështje si një parim elementar të barazisë dhe mosdiskriminimit. Sipas Frçkoskit, nëse procesi arsimor i studentëve për katër vite është zhvilluar në një gjuhë tjetër nga maqedonishtja, atëherë është e logjikshme dhe e drejtë që edhe provimi përfundimtar – si pjesë integrale e formimit profesional në fushën penale,…
Koalicioni VLEN përmes një komunikate e ka quajtur moment historik arritjen e marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve për tregti të lirë. “Orientimi ynë është i qartë dhe i palëkundur: krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një ekonomi moderne, të hapur dhe konkurruese, për një shtet të fortë dhe të besueshëm në skenën ndërkombëtare. Marrëveshja e arritur ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut për tregti reciproke dhe bashkëpunim energjetik është një hap historik që forcon partneritetin tonë strategjik dhe hap horizonte të reja për zhvillimin ekonomik. Eliminimi i tarifave doganore për mallrat amerikane në tregun…
Udhëheqësit e komunave nuk e përmbushin detyrimin ligjor për të deklaruar pasurinë e tyre në Komisionin Kundër Korrupsionit. Këtë e theksoi zyrtari i parë kundër korrupsionit, Adem Çuçul,. Ai deklaroi se tashmë janë ngritur kallëzime për kundërvajtje dhe njoftoi kontroll të shtuar mbi të gjithë zyrtarët. “Kur u bëra kryetar, menjëherë kryem një inspektim, zbuluam se 35 ish-kryetarë komunash dhe 19 të rinj nuk kishin paraqitur deklarata. Ne lëshuam urdhëresa pagese për kundërvajtje për të gjithë ata. Përveç kësaj, ata tani janë në fazën e inspektimit, mendoj se në ditët në vijim do të dalim me numrin e këshilltarëve të…
Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara njoftoi se SHBA dhe RMV kanë arritur Marrëveshje korrnizë për tregti reciproke, të drejtë dhe të balancuar, që synon avancimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe dhe zgjerimin e qasjes së eksportuesve në tregjet e të dy vendeve. Deklarata thotë se marrëveshja do të forcojë bashkëpunimin tregtar, do të mbështesë interesat e përbashkëta strategjike, do të nxisë rritjen ekonomike dhe do të thellojë partneritetin transatlantik midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Një nga pikat kryesore përcakton që Maqedonia e Veriut do të eliminojë tarifat doganore për të gjitha produktet industriale dhe…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në radhët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Shtip, ku një punonjëse e policisë është përfshirë në një akt të paprecedentë dhune ndaj një kolegeje të saj praktikante. Sipas të dhënave zyrtare, Departamenti për Kontroll të Brendshëm dhe Standarde Profesionale ka ngritur tashmë kallëzim penal kundër personit me iniciale J.H., e cila akuzohet se më 13 shtator 2025, në vendin e quajtur “Suitlak”, ka përdorur forcën për të futur në një automjet të tipit “BMW” një kolege që po kryente praktikën në të njëjtin institucion. Gjatë këtij incidenti tronditës, e dyshuara jo vetëm…

