I dyshuari për vrasjen e oficerit të ARM-së, Musa Xhavit, vazhdon të mbetet i pakapshëm për policinë. Informacione operative tregojnë se ai ndodhet jashtë vendit, gjë që ka çuar në lëshimin e një fletarresti ndërkombëtar, raporton Alsat. Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, gati një javë pas vrasjes së Agim Muharremit, deklaron se hetimet janë ende në vijim dhe se policia është duke punuar për lokalizimin e të dyshuarit. Ai pretendon se motivi i vrasjes është zbardhur, por nuk ofroi asnjë detaj zyrtar mbi shkaqet që çuan në ngjarjen tragjike. “Ministria e Punëve të Brendshme e ka zbardhur rastin në aspektin…
Author: Jeta almakos
Ekipet mobile doganore të Administratës Doganore kanë shtypur disa raste të aktivitetit kriminal ditët e fundit, përfshirë një përpjekje për të tregtuar mbulesa të falsifikuara për telefonat Apple, gjatë së cilës u sekuestruan gjithsej 5.6 mijë copë. Gjatë vitit të kaluar, ekipet mobile nga Departamenti për Operacione brenda Sektorit për Kontroll dhe Hetime kanë zbuluar dhe parandaluar 275 aktivitete kriminale në tentativë, ose më shumë se dyfishi i numrit të regjistruar një vit më parë, kur kishte të dhëna për 118 sekuestrime. Më poshtë janë detajet e sekuestrimeve të kryera nga ekipet mobile doganore gjatë ditëve të fundit: · Një…
Sot në Tetovë është zhvilluar një takim miqësor mes Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, dhe Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, me veprimtarin e njohur të çështjes shqiptare në diasporë, Bruno Ceka. Bruno Ceka është një personalitet i shquar që prej dekadash kontribuon për çështjen kombëtare shqiptare në rajonin e Ballkanit. Edhe pse jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai ka qenë aktiv në përpjekjet për pavarësinë e Kosovës, si dhe në mbështetjen e proceseve demokratike dhe kombëtare në të gjitha trevat shqiptare. Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe miqësore, ku…
Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nën drejtimin e Kryetarit të saj, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, ka njoftuar opinionin publik se Qeveria e vendit ka miratuar Projektligjin për shkollat e mesme fetare. Ky ligj siguron njohjen e diplomave të nxënësve të Medresesë Isa Beu nga të gjitha institucionet akademike brenda dhe jashtë vendit. Reisul Ulema Shaqir ef. Fetai falenderoi Kryeministrin, zv. Kryeministrin e parë, Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, si dhe strukturat shtetërore për përkrahjen dhe kontributin e tyre në arritjen e akreditimit të kësaj institucioni edukativo-arsimor. Në fjalën e tij, Reisul Ulema përgëzoi…
Kazinotë largohen përfundimisht 500 metra larg çdo Institucioni Arsimor. Qeveria në seancën e sotme miratoi edhe propozim ligjin për lojërat e fatit. Me këtë ligj ekskluzive është që përfundimisht lojrat e fatit do të largohen 500 metra nga Shkollat Fillore dhe të mesme, duke përfshirë kazino, klube aparati apo bastore të cilat kanë aparate për bixhoz. Atë që BDI e kishte premtuar prej vitesh sa ishte në pushtet dhe nuk e bëri asnjëherë realitet. Ligji parasheh gjithashtu që përmes rritjes së taksave dhe fuitjes së rregullave të ashpra do të eliminohen një pjesë dërmuese e lojrave të fatit sepse do…
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka njoftuar miratimin e Projektligjit për Medresenë “Isa Beu” në Shkup, duke e cilësuar këtë si një zgjidhje përfundimtare për një çështje që ka pritur trajtim për vite me radhë. “Ky vendim i hap rrugë funksionimit të rregullt dhe të ligjshëm të një institucioni të rëndësishëm arsimor, që vepron në përputhje me standardet shtetërore dhe kushtetuese të arsimit të mesëm,” theksoi Mexhiti. Medreseja “Isa Beu”, me qendër në Kondovë dhe me degë në disa qytete të vendit, do të vazhdojë misionin e saj edukues për gjeneratat e reja, duke respektuar parimet…
Fshati Luboten në Komunën e Butelit, pas premtimeve disa dekadëshe, më në fund do të lidhet me rrjetin e ujësjellësit të Shkupit dhe do të përfitojë ujë të pastër për pije – një premtim i dhënë, që tashmë po bëhet realitet. Lajmin e bëri të ditur kryetarj i Komunës, Darko Kostovski. Nëpërmjet një vendimi të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë ndarë mbi 110 milionë denarë për këtë projekt kapital, ndërsa Komuna e Butelit kishte përgatitur më herët dokumentacionin teknik me vlerë prej mbi 4 milionë denarësh”, deklaroi Kostovski. Ai e cilësoi këtë si një ditë historike për…
Komiteti Kombëtar për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit – ka zhvilluar seancën e rradhës në të cilën veç ministrave ka marrë pjesë edhe kryeministri Hristian Mickoski. Në fjalimin e tij, kryeministri Mickoski mes tjerash tha se Ekstremizmi dhe terrorizmi i dhunshëm nuk janë vetëm kërcënime për sigurinë – ato janë tregues të dobësive më të thella në sistem. Dhe për këtë arsye, lufta kundër tyre nuk mund të izolohet, por duhet të zhvillohet paralelisht me forcimin e institucioneve, sundimin e ligjit dhe besimin publik. Sipas Mickoskit, puna e këtij Komiteti është me rëndësi të veçantë për…
Për herë të parë në Maqedoninë e Veriut është dhënë një dënim me burg për vrasjen e një qeni. Gjykata Themelore Penale në Shkup ka dënuar me tre muaj burg shtetasin Ljube Krstevski, i cili u shpall fajtor për vrasjen brutale të qenit Felix, ngjarje që ndodhi më 19 nëntor 2024. Sipas aktakuzës, Krstevski kishte goditur në mënyrë të përsëritur qenin në kokë me një objekt të fortë, duke i shkaktuar tronditje truri dhe hematoma. Më pas, së bashku me Branko Bilbilovski, e kishin lidhur qenin me tela dhe e kishin tërhequr zvarrë deri te një kontejner, ku edhe e…
Presidenti kroat Zoran Milanoviq, në një takim me homologun e tij bullgar Rumen Radev, tha se çështja midis Maqedonisë dhe Bullgarisë është një çështje e brendshme politike midis dy vendeve. Ai kritikoi qëndrimin ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit evropian. “Është e qartë se kjo është një hapësirë politike intime si e Bullgarisë, ashtu edhe e bullgarëve, si dhe e maqedonasve. Por pse them se është një çështje e brendshme politike? Qeveria në Maqedoni, e cila erdhi së fundmi, që do të thotë se si presidenti ashtu edhe kryeministri janë nga i njëjti grup politik dhe mbajnë…
VMRO-DPMNE sot ka akuzuar LSDM-në për spinum të Maqedonisë dhe se po shpikin probleme që nuk ekzistojnë. “LSD dhe Filipçe duhet të ndalojnë së spiunuari Maqedoninë dhe të shpikin probleme që nuk ekzistojnë, të nxitura nga Bullgaria”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së ndaj deklaratave të LSDM-së. Nga atje thonë se LSDM dhe Filipçe janë zgjatimi më i mirë i politikave shoviniste të Sofjes. “Në vend që të pranojnë dorën e zgjatur të Presidentit Mickoski, LSD dhe Filipçe po mendojnë se si ta shfrytëzojnë vendin”, thuhet në reagim. VMRO-DPMNE beson se “ajo që po shohim tani është një vazhdim i politikave…
Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Thomas Waitz, deklaroi në një intervistë për “Kanal5” se ishte objekt sulmesh të ashpra për shkak të raportit për RMV-në, duke thënë se është i kënaqur me raportin mbi progresin e vendit që u prezantua në PE javën e kaluar. Sipas Waitz, kërcënimet kundër jetës së tij vazhduan edhe pas votimit të raportit javën e kaluar. “Po, isha nën sulm të ashpër, ishte një fushatë e tërë shpifjesh kundër meje. Më quajtën të anshëm, më akuzuan se kisha pasur më shumë biseda me Maqedoninë e Veriut sesa me Bullgarinë… më akuzuan se…

