Author: Jeta almakos

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar ndaj mosrespektimit të gjuhës shqipe nga një ndërmarrje publike në Komunën e Strugës. “Skandal në Strugë! Skandale në mbarë Maqedoninë e Veriut. Edhe pse ekziston ligji që qartë garanton përdorimin e gjuhës shqipe, një ndërmarrje publike në Komunën e Strugës i kërkon një këshilltareje që kërkesën ta dorëzojë në maqedonisht, me arsyetimin “që ta kuptojnë saktë dhe drejt”. Shqipja nuk është përkthim, është gjuhë zyrtare. P.S. Nuk mu besua kur e lexova shkresën e mëposhtme!”, ka shkruar Ademi.

Lexo më Shumë

Të dëgjuar e kam që pas viteve 80 në ish Jugosllavi, sistemi i atëhershëm kur dëgjonte një fjalë në gjuhën shqipe brenda institucioneve, menjëherë reagonte për të folur maqedonisht. E kjo mori përmasa edhe më të mëdha. Shqiptarëve ju thuhej në rrugë, në kafene e gjithkund tek i dëgjonin që flisnin shqip me njëri tjetrin “fol maqedonisht”. Nuk e kisha besuar që edhe sot, pas shum sakrificash për të rrënuar një sistem antishqiptar, mu në mes të Strugës të perjetoj rrëfenjat e të parëve që e jetuan atë kohë, në lëkurën time si e zgjedhur nga populli! “Fol maqedonisht” është…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Arben Fetai thekson se barabarësia mes katër partive është parim themelor, duke sqaruar se “hisja e VLEN ndahet në katër çerek”. “Aty janë disa parime. E para është barabarësia e katër subjekteve, siç e dini hisja e VLEN ndahet në katër çerek. Dhe ky për mua është parim bazë, kjo është formula realisht e suksesit të VLEN-it si në zgjedhjet parlamentare ashtu edhe locale”, tha Arben Fetai. Para një jave kryetari i Besës Bilall Kasami aktualisht VLEN ka një marrëveshje, por për zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të duhet të bëhet një e re. Por a do të pajtohen…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të RMV, Afrim Gashi megjithatë shpreson se do të arrihet marrëveshje që VLEN të shndërrohet në parti, së bashku me parimet edhe të partive të tjera të koalicionit. Në të kundërtën, Alternativa nuk do të jetë partner koalicioni i partisë VLEN dhe ai do të japë dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Kuvendit, transmeton Sloboden Peçat. Gjatë transformimit të koalicionit VLEN në parti, dy parime janë kyçe – barazia dhe vendimmarrja konsensuale, vlerëson kryetari i Kuvendit dhe ish-lideri i Alternativës, Afrim Gashi. Kjo do të thotë se Alternativa nuk pajtohet me ofertën e liderëve të Lëvizjes Besa…

Lexo më Shumë

Sindikatat nesër do ta bllokojnë Qeverinë. Ndërkohë nëse nuk gjendet zgjidhje për pagat, do të ketë edhe një protestë të madhe dhe grevë 24-orëshe. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon rritjen e pagës minimale në 600 euro dhe rritjen e të gjitha pagave të tjera për 100 euro. „Bllokada e fundit është para Qeverisë, sepse ajo i ka bllokuar pagat e punëtorëve për periudhë të gjatë, periudhë në të cilën vlera e shportës sindikale është rritur për 9 250 denarë. Ra edhe argumenti i fundit i përfaqësuesve qeveritarë, të cilët bashkë me pronarët e kompanive e përsërisin këto ditë, se…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj akuzave të LSDM-së lidhur me propozim-ligjin për arsim. Nga atje thonë në vend të përparimit, LSDM është një parti e orientuar drejt rrënimit. “Midis serisë së dëmeve katastrofike që i janë bërë shtetit, me Ligjin për Arsimin e Lartë që miratuan në vitin 2018, ata shkaktuan një rënie drastike të cilësisë së arsimit të lartë në Maqedoni dhe fshinë të vetmin universitet maqedonas nga lista më e gjerë e renditjes së Shangait. Nevojiten ndryshime, ky është përfundimi i përgjithshëm i të gjithë komunitetit shkencor dhe akademik në vend. Një ekip prej mbi 60 profesorësh akademikë, ekspertësh…

Lexo më Shumë

Në vazhdim po ua sjellim reagimin e plotë të ish-kryetarit te Shoqates se Gazetareve te Maqedonise z.Naser Selmani: Të nderuar miq, Desha të ndaj me ju se javën e kaluar Gjykata e Apelit në Shkup e konfirmoi aktgjykimin e Gjykatës Civile në Shkup, me të cilin jam shpallur fajtor për shpifje dhe fyerje. Gjykata vlerëson se kam shpifur ndaj njëtelevizioni kombëtarë dhe drejtorit të saj, sepse në gjykatë nuk kam provuar se “mediat ende kontrollohen nga partitë dhe qeveria” dhe se “drejtori i televizionit ushtron presion ndaj gazetarëve”. Ju rikujtoj se i njëjti drejtor, në vitin 2023, para gjithë opinionit…

Lexo më Shumë

Kryeparlamentari Afrim Gashi duke komentuar shkrirjen e VLEN-it në një parti, tha se kryetari aktual i Alternativës, Bekim Sali, njëkohësisht zëvendëskryeministër për eurointegrime, ka mbështetjen e tij të plotë. Ai gjatë brifingut të sotëm me gazetarët tha se, qëndrimi i tyre është që shkrirja e VLEN-it në një parti politike duhet të bazohet në parimet e barazisë dhe vendimmarrjes konsensuale. Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit “Në Alternativë më shumë diskutohet për parimet dhe për atë se për çfarë do të angazhohet VLEN-i, për programin…, e jo për atë se kush do të jetë kryetar i partisë. VLEN-i duhet të shkojë…

Lexo më Shumë

Një ditë pas vërshimeve që kapluan disa nga fshatrat e Komunës së Sarajit, gjegjësishtë fshatin Bukoviq, Çajlanë dhe Seminishtë, situata duket se është normalizuar. Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, të cilin Televizioni Shenja e takoi në terren, tha se nga këto vërshime janë prekur diku rreth 32 shtëpi, ndërsa shtoi se prej sot deri më 23 shkurt, banorët mund të paraqesin dëmet nga vërshimet. MUHAMET ELMAZI, KRYETAR I KOMUNËS SË SARAJIT “Që nga mëngjesi me Ministrinë e Ekologjisë dhe drejtonin për Menaxhim me Kriza dhe inspektoratet në kuadër të Komunës së Sarajit, mbajtëm një mbledhje për kordinim. Tash…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në promovimin e librit të Ahmet Shalës me titullin “Kur heshtja flet”. Ahmeti në fjalën e tij tha se ndaj ish-krerëve të UÇK-së por bëhet gjykim i padrejtë me akuza për vepra të pabëra. “Të gjithë e dimë se bëhet një gjyq i padrejtë, akuza për vepra të pa bëra vetëm pse ishim atdhetar, çlirimtar dhe organizator të rezistencës dhe luftës. Ne nuk do të thyhemi, ashtu siç nuk thyhen edhe familjet e shokëve dhe bashkëluftëtarëve që gjenden në Hagë. Ne do të veprojmë guximshëm për të vërtetën”, tha Ahmeti. Ndërsa sa…

Lexo më Shumë

Kreu i Kuvendit, ish kryetar i Alternativës në kohën kur u arrit marrëveshja e bashkëpunimit në VLEN, Afrim Gashi, thotë se do të mbështesë cilindo vendim eventual që Bekim Sali merr për funksionimin e mëtejshëm. Gashi në takimin joformal me gazetarët u pyet për qëndrimet e partisë së tij, rreth funksionimit eventual të VLEN-it me dy kryetarë, Kasamin e Mexhitin, si dhe me ndarjen e pozitave partiake 70% për to dhe 30% të ndarë mes Alternativës, Arben Fetait dhe Bekim Qokut. Ai tha se qëndrimi personal i tij është që VLEN duhet të vazhdojë të funksionojë mbi parimin e baraspeshës…

Lexo më Shumë

Këshilli i Maqedonisë për etikë në media vitin e kaluar ka shqyrtuar 96 nga 244 ankesat dhe parashtresat e marra për raportimin e mediave, ndërsa shumica 145 e ankesave që rezultuan të pabazuara kishin të bënin me tragjedinë në Koçan. Duke qenë se informimi në masë të madhe është zhvendosur në hapësirën online, mediat online mbeten shkelësit më të mëdhenj dhe më të shpeshtë të Kodit të gazetarëve, thonë nga këshilli. Në 96 ankesat e shqyrtuara më së shumti u shkel neni i parë i Kodit, pra kishte mungesë burimesh dhe “palës së dytë”; më pas vjen neni i tretë,…

Lexo më Shumë