Ministria e Brendshme do të sanksionojë rreptësisht gjuhën e urrejtjes, nëpër tribuna kanë vend vetëm brohoritjet sportive, kanë paralajmëruar sot nga MPB, duke iu referuar incidentit të fundit në Kumanovë, ku gjatë ndeshjes së basketbollit RMV-Rumani, tifozët brohoriten thirrje të ndryshme antishqiptare. Ata kanë njoftuar se lidhur me rastin në fjalë tashmë një person është arestuar, ndërkaq disa të tjerë janë marë në pyetje dhe se po hetohet rasti në mënyrë të plotë. MPB “Përkujtojmë se në lidhje me ndeshjen e basketbollit që u zhvillua më 02.08.2025 në sallën Sportive në Kumanovë, disa të dyshuar tashmë janë thirrur në SPB…
Author: Jeta almakos
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu thotë se rasti konfirmon nevojën për të forcuar burimet njerëzore në spital, por pa thënë konkretisht se kur dhe çfarë do të bëhet për të parandaluar incidente të tilla. “Atje nevojiten investime si në aspektin e infrastrukturës, por edhe në aspektin e forcimit të kapaciteteve njerëzore atje. Fatkeqësisht, kjo ngjarje do ta përshpejtojë procesin, por duhet të mësojmë dhe unë jam që ministria të parandalojë, jo të veprojë pas rasteve të tilla. Le të jetë ky një mësim tjetër se investimet në kujdesin shëndetësor janë të nevojshme që proceset të jenë të qëndrueshme dhe shërbimet…
Pas komunikatës së BDI-së dhe lajmit të publikuar se në konkursin e funtit të Armatës, janë punësuar 74 persona, ndërsa i vetmi shqiptar i cili është punësuar është nipi i kryetari të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar Jasir Ibrahimi, duke thënë se, bëhet fjalë për një shpifje. Sipas tij, ai është punësuar në ARM në kohën kur zv/ministër ri Mbrojtjes ka qenë Tiron Jajaga nga ASH. “Unë jam punësuar në ARM në kohën kur zëvendësministër i Mbrojtjes ka qenë Tiron Jajaga nga Aleanca për Shqiptarët (mund ta pyetni atë) dhe nëse dikush është i prirur të vendosë ndonjë lidhje politike,…
Më 8 ose 9 gusht pritet që kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, t’i shpallë zyrtarishtë zgjedhjet lokale dhe datën se kur do të mbahen. Ndërkaq, edhe pse nuk dihet saktë data, partitë tani më janë mobilizuar, shumica e kandidatë janë zyrtarizuar, kanë mbetur edhe disa emra për t’u zbardhur. Nga koalicioni VLEN, kanë bërë të ditur, se Bilall Kasami, do të kërkonë mandatin e dytë dhe do të jetë përsëri kandidatë për komunën e Tetovës, ndërsa Izet Mexhiti, pas dy mandave pauzë, rikthehet si kandidatë për komunën e Çairit, i cili do të kërkojë mandatin e katërt nga banorët e…
Me goditje me një shishe qelqi, 35-vjeçari Dimitar Spasov nga Negotina vrau një të dënuar tjetër në një përleshje që ndodhi në repartin gjyqësor të Spitalit Psikiatrik në Bardovcë. Incidenti ndodhi pas një zënke për një krevat. Viktima, 62-vjeçar nga fshati Lubancë e Shkupit, ishte i dënuar për vrasje, ndërsa autori po vuante dënimin për dhunë në familje. Ministria e Punëve të Brendshme informon se me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për autopsi, ndërsa ndaj dhunuesit do të ngrihet kallëzim përkatës. “Më 5 gusht 2025 në orën 01:38 në SPB Shkup është raportuar se rreth 50 minuta…
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, njëherë edhe kandidat për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka njoftuar se i gjithë Çairi do të pajiset me kontejnerë nëntokësorë, përcjell TV21. Mexhiti tha se projekti do të nisë nga Çarshia e Vjetër. “Katër janë ekzistues në Çair, edhe nëntë tjera ka gjasa me i nis në shtator. Komplet ë Çair, ku ka lokacione për kontejnerë, me i fut kontejnerët ndër tokë. Ne duam ta japim kontributin, ajo që na takon neve. Por të gjithë kontejnerët t’i bëjmë edhe në rrugë dhe rrugica që janë në kompetenca tona, edhe në…
Më 06.08.2025 rreth orës 01:10 në SPB Shkup, Qendra e Emergjencës në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” njoftoi se O.E. (25) nga Shkupi u soll tek ata me plagë nga arma e zjarrit. Sipas raportit, rreth orës 00:30 para oborrit të shtëpisë së tij në zonën e Bit Pazarit, për shkak të një keqkuptimi në trafik, shpërtheu një grindje midis tij dhe fqinjit të tij K.C., pas së cilës fqinji e sulmoi fizikisht. Siç raportohet, pas kësaj Q.Ç. dhe personat M.Ç., Sh.Ç., O.Ç. dhe B.M. hynë në oborrin e O.E. dhe sulmuan fizikisht babanë dhe vëllain e tij D.E. dhe…
Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut vazhdimisht u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe anëtarëve të grupeve të tifozëve që të bëjnë tifo për klubet e tyre sportive, por të bëjnë tifo për sportin, ekskluzivisht në frymë sportive, pa gjuhë urrejtjeje, pa asnjë fyerje të bazuar në përkatësi personale, etnike, fetare ose çfarëdo përkatësie tjetër që është e papërshtatshme për garat sportive dhe është në kundërshtim me ligjin, thuhet në njoftimin e MPB-së. “Në kuadër të sigurimit të garave sportive paqësore dhe të papenguara, si në të kaluarën, ashtu edhe tani dhe në të ardhmen, policia do të jetë…
Sot bëhen nëntë vjet nga përmbytjet katastrofale në Hasanbeg, Stajkovc dhe fshatrat përreth, ku humbën jetën 22 persona. Gjatë motit të paprecedent dhe përmbytjes shkatërruese u shpëtuan mijëra qytetarë, ndërsa jetën e humbën 22 persona. Viktima më e re ishte një fëmijë dyvjeçar nga fshati Stajkovc. Të ndjerët nga kjo fatkeqësi natyrore ishin nga rajonet e fshatrave Hasanbeg, Stajkovcë, Smilkovcë dhe Haraçinë. Shumica e viktimave humbën jetën në rrethrrotullimin e Shkupit, ndërsa disa u mbytën nëpër shtëpitë e tyre, të zënë nga uji dhe pa mundësi për të dalë. Brenda 24 orëve të datës 6 gusht 2016, në Shkup ranë…
Në kohë kur shpesh tribunat e stadiumeve bëhen vendi ku derdhet urrejtje dhe tension, mbrëmja e fundit në stadiumin e Shkëndijës tregoi një pamje krejt tjetër. Ballistët, grupi i njohur i tifozëve të skuadrës tetovare, shkëlqyen jo vetëm për zërin e tyre të fuqishëm dhe përkrahjen e zjarrtë, por mbi të gjitha – për dinjitetin dhe vetëpërmbajtjen që shfaqën. Në një atmosferë emocionuese, ata përqafuan thirrjen e filantropit Lazim Destani, i cili paraprakisht kishte kërkuar nga tifozët që të përkrahin me kulturë, pa ofendime e pa përçarje. Kjo thirrje nuk mbeti në letër. U dëgjua, u pranua dhe mbi të…
Ja çfarë shkruan në profilin e tij ne facebook, zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti lidhur me arrestimin e tifozit përgjegjës per brohoritjet: “Pas thirrjeve fashiste dhe anti-shqiptare që u dëgjuan ditë më parë në Kumanovë, gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, sot vjen një zhvillim pozitiv: është arrestuar një nga tifozët përgjegjës për këto thirrje të papranueshme. Përgëzoj institucionet për reagimin e shpejtë dhe punën efektive në këtë rast. Mesazhi është i qartë: gjuha e urrejtjes nuk do të tolerohet. Me këtë lajm të mirë, sot i urojmë suksese Shkëndijës në ndeshjen kundër Qarabagut! E gjithë…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në Fejsbuk kumtoi se nuk ka trimëri në rrezikimin e jetëve për disa sekonda vëmendje në rrjetet sociale. “Ky rast le të jetë përkujtues se çdo sjellje e pamenduar do të sanksionohet”, porositi Toshkovski. Pas videos që u shpërnda në rrjetet sociale, Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se janë parashtruar padi kundër dy personave të cilët u tërbuan me automobil nëpër rrugët e Shkupit. Menjëherë u ndërmorën masa dhe aktivitete, ndërsa personat janë gjetur. Është kryer bisedë zyrtare dhe kundër tyre, siç ceket, do të parashtrohen padi adekuate në pajtim me…

