Pas komunikatës së BDI-së dhe lajmit të publikuar se në konkursin e funtit të Armatës, janë punësuar 74 persona, ndërsa i vetmi shqiptar i cili është punësuar është nipi i kryetari të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar Jasir Ibrahimi, duke thënë se, bëhet fjalë për një shpifje.
Sipas tij, ai është punësuar në ARM në kohën kur zv/ministër ri Mbrojtjes ka qenë Tiron Jajaga nga ASH.
“Unë jam punësuar në ARM në kohën kur zëvendësministër i Mbrojtjes ka qenë Tiron Jajaga nga Aleanca për Shqiptarët (mund ta pyetni atë) dhe nëse dikush është i prirur të vendosë ndonjë lidhje politike, këtë mund t’ia përshkruajë atij subjekti. Është e vërtetë se ne kemi lidhje familjare me Zeqirija Ibrahimin dhe unë kam respekt për të, por në planin politik ne kemi dallime të papërafrueshme.
Prandaj, shpifjet nën bel, që ta nxijnë figurën e kryetarit të Alternativës, përveçse se janë dashakeqe dhe të ulëta, ato flasin edhe për degradimin e gazetarisë në vendin tonë. Zaten prej se u përzi veterinaria në gazetari, gazetaria e Kohës nuk mbeti më as taxhi për kuaj”, ka shkruar në regimin e tij Jasir Ibrahimi.
Data 23.10.2026
Aktuale
- Shasivari shpërblen studentët më të suksesshëm: Dija është investimi më i sigurt për të ardhmen
- Abdixhiku vlerëson Hamzën: Një patriot i jashtëzakonshëm për vendin
- BE-ja dhe Vietnami bien dakord të thellojnë bashkëpunimin në tregti dhe mineralet kritike
- VIDEO/ Të dielën zgjedhjet, studentët kryesojnë ndaj Vuçiç. Mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
- Rikthimi i Ligjit për Specialen: A po rrezikon protesta të reja në Kosovë?
- Institucioni i Avokatit të Popullit në krizë financiare, Selami: Kemi probleme edhe me pagesën e qirasë
- Prishtina: Kryeqyteti me ajrin më të pastër në botë
- Turqia dhe Greqia trazojnë Mesdheun, nis ‘lufta’ për kufijtë detarë!



