Të dhënat e fundit të entit statistikor për rritje të shpenzimeve për jetesë në Maqedoninë e Veriut, kanë përplasur sot dy partitë e bllokut maqedonas, VMRO-DPMNE-në qeveritare dhe LSDM-në opozitare. Nga LSDM kanë akuzuar se me VMRO-DPMNE-në çdo muaj i ri është një goditje e re për standardin e jetesës së qytetarëve. Ata thonë se këto shifra janë rezultati i politikave ekonomike krejtësisht të dështuara të Qeverisë së Hristijan Mickoskit. EMA NESHKOVSKA NGA LSDM “Pothuajse gjithçka është bërë më e shtrenjtë, veçanërisht ushqimet dhe produktet bazë. Jeta po bëhet gjithnjë e më e vështirë, qytetarët kanë gjithnjë e më pak para, mijëra…
Author: Jeta almakos
Koalicioni VLEN sot ka deklaruar se kandidimi i Bujar Osmanit në Komunën e Çairit nuk është adekuad pasi që si thonë ata se qytetarët e Çairit e dinë mirë se ai nuk ka bërë kurrë asgjë për Çairin, asnjë projekt të vetëm, asnjë investim ose iniciativë të vetme, dhe se sa herë që ka qenë në detyrë, ai është shoqëruar me skandale, tendera të dyshimtë dhe keqpërdorim të fondeve publike. KOALICIONI VLEN ‘’Revizioni i Shtetit ka konfirmuar publikisht atë që qytetarët e dinë prej kohësh, se Ministria e Punëve të Jashtme, në një kohë kur Bujar Osmani ishte ministër, kreu…
Pritjeve të gjata dhe anulimeve ju erdhi fundi dhe sot edhe zyrtarisht u pre shiriti i kuq për hapjen e çerdhes “Bambi” në Çair, që është edhe çerdhja me kapacitetin më të madhë në nivel republikan. Për të prerë shiritin e këtij investimi erdhi zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti i shoqëruar nga ministri Fatmir Limani po edhe kreu aktual i Çairit, Visar Ganiu. Në fjalimin e tij gjatë hapjes solemne, zv/kryeministri Izet Mexhiti tha se ky objekt do t’u shërbejë ardhmërisë dhe fëmijëve që për Çairin janë të rëndësisë së veçantë. Mexhiti njoftoi se objekti në fjalë ka kushtuar 2 milion euro,…
Dr.Fatmir Mexhiti u shkarkua nga posti i drejtorit të Klinikës Universitare për Neurologji të enjten, kanë konfirmuar për INA nga Ministria e Shëndetësisë. Drejtori i ri është, dr. Igor Kuzmanovski. Ka ndryshime edhe në Klinikën Universitare për Kardiologji, ku drejtoreshë e re është emëruar dr. Danica Petkoska Spirova në vend të drejtorit të deritanishëm, dr.Bekim Pocesta. Këto shkarkime janë komentuar si largime të kuadrove shqiptare që janë pjesë e ASH, ndërsa në vendin e tyre u emëruan kuadro me propozimin e VMRO-DPNNE-së.(INA)
Një delegacion i Aleancës për Shqiptarët, i kryesuar nga kryetari i partisë, Dr. Arben Taravari, po zhvillon një vizitë zyrtare në komunat dhe bashkitë juglindore të Republikës së Shqipërisë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkufitar. Pas ndalesës së parë në Bashkinë e Pogradecit, ku u pritën nga kryetari Ilir Xhakolli, delegacioni ndodhet sot në qytetin e Korçës, një nga qendrat më të rëndësishme të kulturës, arsimit dhe historisë shqiptare – qyteti i shkollës së parë shqipe, i muzeve dhe i traditës së rikthyer europiane. Delegacioni u prit nga kryetari i Bashkisë së Korçës, z. Sotiraq Filo, me të…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka bërtitur kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një telefonate kur ai pretendoi se nuk kishte uri në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. Në lajmin e NBC News thuhet se Netanyahu kërkoi të bisedojë në telefon me presidentin Trump gjatë vizitës së tij në Skoci më 28 korrik. Pas kërkesës, Trump dhe Netanyahu biseduan në telefon më 28 korrik për të diskutuar mbi situatën në Gaza. Në lajmin e bazuar në zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, vihet në dukje se gjatë telefonatës, Netanyahu i ka thënë Trump se “Nuk ka uri të përhapur në Gaza dhe…
Një mesazh gjigant me mbishkrimin “END BB’s WAR” (Jepini fund luftës së Netanyahut) u pikturua në rërë në plazhin e Tel Avivit pranë ambasadës së SHBA-së, raporton Anadolu. Pavarësisht sulmeve izraelite dhe shkatërrimeve të rënda, 1 milion palestinezë mbeten në Gazën veriore, duke luftuar për mbijetesë. Plani për pushtimin e qytetit të Gazës synon të zhvendosë 1 milion palestinezë nga Gaza veriore përmes të ashtuquajturave “urdhra evakuimi”, duke i detyruar ata të migrojnë në zona në rajonin qendror. Palestinezët, të cilët janë zhvendosur shumë herë që nga fillimi i sulmeve më 7 tetor 2023, do të detyrohen përsëri të marrin…
Pas dënimit të 38-vjeçarit për shkak të flamurit me mbishkrimin autokton dhe hartën e Shqipërisë së Madhe, zv. kryeministri Izet Mexhiti thekson se gjykatat nuk janë në nivelin e duhur, duke shtuar se nuk dënojnë kur duhet, ndërsa nuk duhet e teprojnë. Mexhiti tha se nuk mund të barazohen thirrjet raciste të Kumanovës me thirrjet gjatë ndeshjes mes Shkëndisë dhe Karabakut, ndërsa bëri apel të ndalohet me gjuhën e urrejtjes. “Sa e di është ngritur aktpadi edhe ndaj rastit në Kumanovë. Edhe njëherë bëj thirrje të respektojmë vlerat e njëri-tjetrit, t’u ikim sa më larg thirrjeve raciste, ksenofobe. Po duhet…
Njëri nga ish-themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Ahmeti, në fjalën e tij në protestën kundër padrejtësive në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së tha se janë në shesh për të kërkuar liri për çlirimtarët që po trajtohen padrejtësisht nga Gjykata Speciale. Ahmeti tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë një luftë të drejtë, luftë për liri, luftë për çlirim nga pushtimi. “Që nga viti 1994, kur filloi të komunikojë veprimet e saj, ajo ka qenë e qartë për qëllimin e saj çlirimtar. UÇK-ja i është përmbajtur ligjeve ndërkombëtare të luftës, përfshirë Konventën e Gjenevës të vitit 1949. Ajo…
Arben Taravari, kryetar i Partisë Aleanca për Shqiptarët ka komentuar nga Pogradeci incidentin e ndodhur në Kumanovë gjatë ndeshjes së basketbollit me Rumaninë. “Ishte një ngjarje skandaloze”, tha ai, ndërsa tha se kryeministri i Maqedonisë së Veriut në mënyrë fyese ndaj shqiptarëve fliste në parlament dhe kjo natyrisht reflektohet tek qytetarët. “Ishte ngjarje skandaloze, të cilën realisht e kemi komentuar të gjithë politikanët në Maqedoninë e Veriut edhe të disa partive politike shqiptare por edhe disa maqedonase. Dua të falënderoj publikisht për solidarizimin që dha Shqipëria edhe Kosova. Ky është një trend muajt e fundit që rritet nacionalizmi maqedonas dhe…
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë kundër tre personave të dyshuar se së bashku kanë kryer vepër penale – Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së çështjeve të sigurisë. Prokuroria Themelore Publike informon se tre bashkëautorë, së bashku me një fëmijë kundër të cilit do të zhvillohet procedurë adekuate konform Ligjit për drejtësi për fëmijët, më 5 gusht në orët e mbrëmjes, në rrugën “Bosnjë e Hercegovinë” kanë sulmuar tre zyrtarë të policisë. “Policia ka vepruar menjëherë pas raportimit se në lokacionin e theksuar ka persona të armatosur me pushka automatike. Janë përpjekur t’i limitojnëtë dyshuarit,…
Nga VMRO-DPMNE kanë kërkuar sërish sot dorëheqjen e kryeprokurorit Ljupço Kocevski dhe kanë akuzuar opozitën LSDM-BDI se janë “pronarët” e Kocevskit dhe se ata e mbajnë atë në detyrë për t’i ikur përgjegjësisë për krimet që kanë bërë. Nga atje thonë se LSDM ka robëruar prokurorinë nëpërmjet kryeprokurorit Kocevski dhe se ai është një kukull në duart e LSDM-së, pasi siç thonë ata ai e zgjodhi vetë atë rol në momentin kur nuk dha dorëheqje vetë por priste që LSDM t’i jepte një litar për ta shpëtuar në Kuvend. BRANE PETRUSHEVSKI, DEPUTET I VMRO-DPMNE-SË “Kryeprokurori Kocevski mori karton të kuq…

