Dy ushtarë nga kazerma “Jane Sandanski” në Shtip njëri 40 vjeçar dhe tjetri 28 vjeçar kanë përfunduar në spital me lëndime të rënda trupore. Burime të Alsat bëjnë të ditur se 40 vjeçari nga Kratova, epror në kazermë ka sulmuar fizikisht një ushtar profesionist shqiptar nga Shkupi. Nga MPB thonë se gjatë kryerjes së detyrave zyrtare ka ndodhur incident. “Më 17.02.2026 në ora 01:00 në SPB Shtip nga Klinika e Shtipit është denoncuar se tek ta me lëndime trupore janë sjellë E.H (28) nga fshati Studeniçan i Shkupit dhe D.A (40) nga Kratova, dy ushtarë profesionistë të punësuar në ARMV…
Author: Jeta almakos
Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, bazuar në vendimet e mbledhjes së rregullt, njofton opinionin dhe besimtarët se Muaji i Bekuar i Ramazanit fillon më 19 shkurt 2026 (e enjte), ndërsa namazi i parë i teravisë falet më 18 shkurt 2026 (e mërkurë). Të gjitha myftinitë, xhamitë dhe institucionet edukativo-arsimore obligohen që aktivitetet fetare gjatë këtij muaji t’i realizojnë në përputhje me vendimet e Rijasetit dhe programet përkatëse, duke respektuar parimet e fikhut hanefi dhe rregullat institucionale të BFI-së. Sadekatul Fitri dhe zekati të paguhen sipas standardeve të përcaktuara, ndërsa mjetet e grumbulluara të destinohen…
Forcat izraelite arrestuan të hënën në mbrëmje imamin e Xhamisë Al-Aksa, Sheikh Mohammed al-Abbasi, nga brenda oborrit të xhamisë në Jerusalem. Agjencia palestineze e lajmeve WAFA, duke cituar burime lokale, raportoi se “forcat izraelite e arrestuan Sheikh al-Abbasi brenda oborrit të Xhamisë Al-Aksa” pa dhënë asnjë arsye, shkruan TrtWorld, përcjell Telegrafi. Ajo shtoi se arrestimi “vjen mes masave të përshkallëzuara izraelite kundër Xhamisë së bekuar Al-Aksa, duke përfshirë kufizime për imamët, predikuesit dhe besimtarët e stacionuar atje, kufizime në hyrjen e besimtarëve dhe intensifikim të inkursioneve të kryera nga kolonët nën mbrojtje të rreptë nga policia izraelite”. Siç theksohet më…
Lufta jonë për liri dhe pavarësi ka qenë e pastër si loti dhe ka pasur vetëm një ideal, çlirimin e vendit nga okupatori serb. Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe tjerët edhe njëherë do ta dëshmojnë pastërtinë e luftës sonë çlirimtare. Besojmë thellësisht në pafajësinë e bashkëluftëtarëve tanë që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Urojmë që ky proces të përfundojë sa më shpejtë dhe në fund të triumfojë drejtësia.
Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan të mërkurën fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Një deklaratë nga Gjykata Mbretërore Saudite e cituar nga Anadolu, tha se hëna e re e muajit të shenjtë u pa të martën në mbrëmje dhe se agjërimi do të fillojë të mërkurën. Komiteti i Vëzhgimit të Hënës në Katar tha gjithashtu se muaji i shenjtë do të fillojë të mërkurën, pasi të shihet hëna e re. Një njoftim i ngjashëm u bë nga Gjykata Presidenciale e Emirateve të Bashkuara Arabe. Myslimanët në Turqi, Oman, Singapor dhe Australi do të fillojnë agjërimin…
Mbi 200 milionë euro në vit jepen si ndihmë shtetërore, por informacionet se ku përfundojnë këto para janë të shpërndara në institucione të ndryshme dhe është e vështirë të kontrollohen. Në vend mungon një centralizim i ndihmës shtetërore. Ajo regjistrohet në institucione të ndryshme, gjë që vështirëson menaxhimin e këtyre mjeteve, dhe nuk ka të dhëna nëse janë shfrytëzuar në mënyrë efektive. Këto ishin mesazhet nga panel-diskutimi “Forcimi i menaxhimit të ndihmës shtetërore në Ballkanin Perëndimor: transparencë, efikasitet dhe përputhje me BE-në”. “Ndihma shtetërore nuk duhet të jetë një barrë për financat publike, por një investim në konkurrencën dhe rritjen…
Kryetari i Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski, deklaroi se institucioni që ai drejton nuk është organ politik dhe se parimi i Badinterit nuk mund të zbatohet në procesin e vendimmarrjes së saj, duke iu përgjigjur kërkesës së Bashkimi Demokratik për Integrim për përdorimin e këtij mekanizmi gjatë shqyrtimit të çështjeve. Kostadinovski tha se parimi i Badinterit është i rëndësishëm për organet politike, si Kuvendi, ku miratohen dhe ndryshohen ligjet, por jo për një gjykatë kushtetuese që vendos mbi bazë juridike. “Nëse zbatohet Badinteri në Gjykatën Kushtetuese, kjo do të nënkuptojë se për kushtetutshmërinë, ligjshmërinë dhe të drejtat…
Kërkesa e Sindikatës për rritje të pagës minimale në 600 euro ka përplasur partitë të bllokut maqedonas. Nga partia opozitare, LSDM, kanë dërguar një sërë akuzash për kryeminsitrin, Hristijan Mickoski. Zëdhënësja e kësaj partie, Bogdanka Kuzeska, tha se derisa qytetarët mezi ia dalin, kryeministri po bënë luks me aeroplan qeveritar mbi kurriz të qyetetarëve. BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË “Le të zbresë Mickoski, le t’i shikojë punëtorët që mezi ushqejnë familjet e tyre dhe t’u përgjigjet: ‘Sa u kushton qytetarëve ky luks i Kryeministrit me aeroplanin qeveritar?’ A është kjo arsyeja pse po paralajmërohet blerja e një aeroplani të ri…
Tabelat paralajmëruese të kamerave të “Safe City-it” në Shkup, vazhdojnë të jenë vetëm në maqedonisht. Përveç faktit që gjuha shqipe nuk është përfshirë fare, mungon edhe gjuha angleze për ata që nuk e flasin as maqedonishten e as shqipen. “Kontroll i shpejtësisë është paralajmërimi i vetëm në gjuhen maqedonase për kamerat e “Safe City-it” të cilat janë disa metra larg tabelës ku është vendosur. Sipas qytetarëve, kjo tabelë u deshtë të jetë së paku 100 apo 150 metra larg kamerave të sigurisë”, raporton Avni Tahiri, gazetar. ”Ata e dinë se ka shqiptar këtu dhe duhet të jenë edhe në shqip.…
STAND UP, MEVLUDIN IMERI – GAZETAR “Fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit do të jetë i veçantë për besimtarët në Shkup, sepse pikërisht në fillim të këtij muaji, në kryeqytet do të hapet xhamia më e madhe po në të njëjtën kohë edhe më e bukur”. E veshur me ar 22 karatsh, xhamia veç tjerash, është edhe një nga xhamitë më të kushtueshme në vendin tonë. Muftiu i Shkupit, Qenan Ismaili, në një prononcim për TV Shenja, theksoi se Xhamia do të jetë në shërbim të besimtarëve ngateravia e parë dhe do të jetë e hapur për falje të…
Rreth 18 mijë punonjës në shkollat fillore ende nuk i kanë marrë pagat e muajit janar. Nga sindikata më e madhe reprezentative e arsimit (SASHK) e konfirmojnë vonesën, por thonë se kanë marrë sigurime se kjo ka ndodhur për shkaqe objektive. Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov, deklaroi se Ministria e Arsimit i ka dorëzuar listat me kohë, por vonesat janë krijuar në Ministrinë e Financave, nga ku janë premtuar se pagesat do të lëshohen gjatë ditës së sotme. Nga ana tjetër, Ministria e Financave ka njoftuar shkurt se urdhërpagesat janë në proces përpunimi dhe do të realizohen përmes Thesarit. Mirëpo,…
Zëvendësdrejtori i Doganave zhvilloi sot një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Turqisë në vend, Fatih Ulusoy. Në takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve, me theks të veçantë në forcimin e marrëdhënieve ekonomike, lehtësimin e procedurave doganore dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. Zëvendësdrejtori Mustafa Dauti theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë institucional dhe koordinimit të vazhdueshëm për përballimin e sfidave të përbashkëta në fushën e tregtisë dhe qarkullimit të mallrave. Ai nënvizoi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit profesional dhe krijimin e mekanizmave më efikasë që do të kontribuojnë në rritjen e transparencës dhe sigurisë në…

