Rrëfimi nis me artistin e njohur figurativ Gazanfer Bajram, dhe përfundon me ritregimin e një dëshmie për qëndrimet e ish-udhëheqësit komunist maqedonas, Lazar Kolishevski, për shqiptarët…. Libri i Shkëlzen Maliqit – Shembja e Jugosllavisë, Kosova dhe rrëfime të tjera, një dialog me Baton Haxhiun (botuar më 2011), është një mënyrë për ta parë Kosovën ashtu siç është në të vërtetë: një çështje shumë e ndërlikuar. Një rrëfim dhe refleksion i gjatë, i ushqyer ndërsjelltësisht nga rrëfyesi dhe pyetësi, i cili nga nuancat është i hollë tamam siç i takon një vepre intelektuale, një refleksion intelektual. Në fakt që në fillim…
Author: Jeta almakos
Në Kuvend sot iu nda çmimi shtetëror “Nëna Tereza” fituesve të këtij viti doc. dr. Irfan Ahmetit nga Klinika e Endokrinologjisë dhe Borçe Stamenovit nga Iniciativa “Dhuro një kompjuter”. Çmimi u ndahet për arritje veçanërisht të rëndësishme me interes për shtetin në fushën e humanizmit dhe solidaritetit njerëzor dhe për inkurajimin, promovimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillimin e bashkëpunimit, si midis kombeve ashtu edhe midis anëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme. Kryetari i Bordit për ndarjen e çmimit shtetëror “Nënë Tereza”, Behixhudin Shehapi theksoi se çmimi shtetëtor është më shumë se një mirënjohje sepse, siç tha, njerëzimi…
Sekrerari Organizativ i Aleancës për Shqiptarët Gadaf Uzairi përmes një postimi ka denoncuar se Mickovski në një takim ka deklaruar: ‘Lufta e 2001 ishte pjesa e parë, tash ka ardhur koha ta luaj unë pjesën e dytë.’, shkruan Top24 Një shok i imi i afërt, që dikur ishte pjesë e Aleancës e sot funksionar i lartë në qeveri përmes VLEN-it, më tha diçka që më tronditi. Sipas tij, në një takim me disa ndërkombëtarë, Kryeministri Mickoski ka deklaruar: ‘Lufta e 2001 ishte pjesa e parë, tash ka ardhur koha ta luaj unë pjesën e dytë.’ Është alarmuese të shohësh se…
Koalicioni VLEN ka dorëzuar kallëzim në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit kundër kandidatit të BDI-së në Komunën e Çairit, Bujar Osmani, shkruan Alsat. Sipas tyre, kallëzimi ka të bëjë me keqpërdorime lidhur me organizimin e Samitit të OSBE-së në Shkup në nëntor të vitit 2023, derisa Osmani ka udhëhequr me Ministrinë e Punëve të Jashtme. “VLEN dorëzon kallëzim në Prokurorinë Publike që të veprohet mbi raportin negativ të Entit Shtetëror për Revizion në Ministrinë e Punëve të Jashtme, për kohën kur ministër ka qenë Bujar Osmani. Revizorët konstatuan se mbi 120 milionë denarë janë shpenzuar për Samitin e OSBE-së pa…
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, sot e prezantoi programin e tij të dedikuar për pensionistët. Ai tha se në Çair jetojnë mbi 7.400 pensionistë, të cilët sipas tij jetojnë në standarte të ulëta të jetesës, dhe për këtë nëpërmjet programit “Me zemër për të moshuarit”, ai parasheh që t’ua bëjë jetën më të lehtë të moshuarve. Osmani në programin e tij parasheh ekipe mobile per kujdes shëndetësor dhe social që do vizitojnë pensionistët në shtëpitë e tyre, mjek dhe infermier që do të kujdesen veçanërisht për ata të cilët jetojnë vetëm.parasheh kartela të pensionistëve të quajtura…
Me buzëqeshje në fytyrë dhe me shumë kujtime të bukura, fëmijët kanë mbyllur Shkollën Verore 2025 në Qendrën e Inovacionit ‘’InnoX’’. Për javë me radhë, fëmijët u zbavitën me lojëra, mësime të dobishme dhe aktivitete që i frymëzuan të ëndërrojnë më shumë të cilat u sollën nga Organizata ‘’Merhamet’’ në bashkëpunim me shoqatën Vizioni M. Kryetari i Merhamet-it, Ridvan Xhaferi theksoi se kanë qenë dikun 25 aktivistë, për afër 80 ose 90 nxënës. Ai bëri të ditur se vitin e ardhshëm duan ta zgjerojnë projektin, i cili do të jetë nga Kumanova deri në Manastir, atje ku është edhe baza…
Ajo që po ndodh në tregun e pasurive të paluajtshme në Maqedoni i vendos çiftet e reja të martuara dhe beqarët në një pozicion shumë të palakmueshëm, sepse çmimet janë shumë të larta në aspektin e të ardhurave dhe për këtë arsye këta njerëz nuk mund ta zgjidhin çështjen e strehimit, tha sot Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski. Ai thotë se si pjesë e masave që pritet të shpallen së shpejti, ka kushte më të favorshme kreditimi për njerëzit që duan të blejnë apartament për të jetuar dhe që aplikojnë për kredi për herë të parë, krahasuar me ata…
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi, e ka uruar Dimal Bashën për përzgjedhjen e tij si kryetar i Kuvendit të Kosovës. Gashi në një postim në rrjetet sociale thotë se nën udhëheqjen e Dimal Bashës do të vazhdojnë marrëdhëniet e mira në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. “Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë të përcjell urimet më të përzemërta z. Dimal Bashës për zgjedhjen si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe institucioneve tona, janë të mbështetura në themele të forta…
Në 115-vjetorin e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, u shpreh se shqiptarja nga Shkupi i dhuroi botës dashurinë për njeriun, humanizmin dhe përkujdesjen për më të dobtit. Ai theksoi se emri i saj sot ndriçon në shumë kryeqytete të botës dhe në institucione të rëndësishme edhe në Shkup, si Universiteti “Nënë Tereza” dhe Qendra Klinike Universitare. “Le të jetë vepra e saj udhërrëfyes për të gjithë ne, për të dashur e ndihmuar më shumë”, tha Ahmeti.
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ne një intervistë për Tv Arbëria ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po shtypen sistematikisht nga politika e qeverisë aktuale. Ai akuzoi kryeministrin Hristijan Mickoski se vepron nën ndikimin dhe kontrollin e Beogradit, ndërsa njëkohësisht kritikoi edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për faktin se, sipas tij, nuk është marrë sa duhet me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
Pushimet verore të gjykatësve përfunduan, gjykatat në gjithë vendin tashmë funksionojnë me staf të kompletuar, ndërsa seancat caktohen çdo ditë. Rasti i parë me interes të gjerë për publikun është caktuar për nesër. Bëhet fjalë për gjyqin kundër ish-drejtorit të Klinikës së Geriatrisë, i cili përfundoi në bankën e të akuzuarve pasi kishte kërkuar 100.000 euro për pranimin e një pacienti që ndodhej në gjendje të rëndë. Seanca do të mbahet në Gjykatën Penale në Shkup. Në sallën e re më të madhe të gjyqit në Idrizovë, më 2 shtator do të vazhdojë gjyqi për lëndën “Aditivët”, rast në të…
Kanë kaluar më shumë se tre javë nga ndeshja e basketbollit midis Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e zhvilluar më 2 gusht në Kumanovë, por ende nuk është identifikuar asnjë prej personave që bënë thirrje nacionaliste dhe antishqiptare nga tribuna. Në këtë përballje u dëgjuan brohoritje fyese ndaj shqiptarëve, edhe pse në sallë ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të Qeverisë të prirë nga kryeministri Hristijan Mickoski. Ngjarja shkaktoi reagime të shumta në opinion, duke u cilësuar si një akt i papranueshëm që dëmton sportin dhe marrëdhëniet ndëretnike. Ndërkohë, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi u pyet se përse edhe pas…

