Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka takuar sot ambasadoren e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler. Siç informoi ministri në Facebook, ata diskutuan për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, integrimin tonë evropian dhe nevojën për përshpejtimin e zhvillimit ekonomik, përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. “Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme nga SHBA në proceset reformuese dhe demokratizimin e vendit tonë. Shkëmbyem mendime mbi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe mënyrat për t’i forcuar më tej ato në kuadër të Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara. Rikonfirmuam se aleanca jonë…
Author: Jeta almakos
Fushatë kundër bizneseve shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Afishe të shpërndara nëpër Shkup ku bëhet thirrje që të mos blihet nëpër marketet me pronarë shqiptarë. Si cak i këtyre sulmeve ishin marketet Kipper dhe Kit-Go, pronare që është Viva Fresh. Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut dënuan këtë fushatë duke thënë se kjo dokukuri është tejet shqetsuese. “OEMVP dënon ashpër dukuri të këtilla të cilit do lloj qofshin ato. E sidomos për kompanitë që punojnë me ndershmëri dhe kryejnë obligime tatimore ndaj shtetit, nga të cilët tatime përfiton edhe ai vet që e bën një marrëzi të këtillë. Kur…
Doganierët nga vendkalimi kufitar Bogorodica zbuluan dhe parandaluan një tentativë për kontrabandë me bizhuteri ari, të cilën dy shtetas turq që udhëtonin me një makinë me targa franceze u përpoqën ta fusnin në shtet pa e deklaruar. Gjatë kontrollit të udhëtarëve, në çantën e dorës të shoferit, në një kuti plastike u gjetën 7 byzylykë ari me një masë totale prej rreth 285 gramësh. Vlera totale e byzylykëve është 2.8 milion denarë, ndërsa taksat e shmangura janë rreth 706 mijë denarë. Byzylykët e arit janë mbajtur përkohësisht dhe ndaj pronarit do të niset procedurë përkatëse. Gjithashtu gjatë javës së kaluar,…
Kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i VLEN Arben Taravari me qëndrime të ndryshme nëse Ligji për branitellat duhet të gjendet në rend të ditës në Komisionin për politikë sociale. Kryetarja e Komisionit nga radhët e Frontit Europian, Ilire Dauti paraprakisht refuzoi që ta vendos këtë pikë në rend të ditës. Nëse propozim ligji nuk vendoset në rend të ditës nga ana e kryetares, Rregullorja e re e Parlamentit mundëson që kryeparlamentari Afrim Gashi këtë ta bëjë. Megjithatë është e sigurt që kjo nuk do të ndodh. Propozimin e parashtroi deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovsla, ndërsa nga partia përsëritin se nëse…
Kandidatë për marrjen e patentës së shoferit ankohen se një aplikacion i njohur me teste praktike online i njohur si avtoskolaonline.mk, në versionin shqip kërkon para, ndërsa në versionin maqedonisht është falas. Ky është aplikacioni praktik privat për qasje dhe parapërgatitje për patent shoferin, që një periudhë të gjatë bën këtë manipulim diskriminues. Kandidatët shqiptarë kanë shprehur ankesa përmes një reagimi për INA, duke nxjerrë të vërtetën se si ndodhë mashtrimi. “Po ju drejtohem për të shprehur një shqetësim që lidhet me mënyrën e funksionimit të një aplikacioni që përdoret për përgatitje për testin e lejes së vozitjes në Maqedoninë…
Sipas të dhënave më të reja të Eurostat, 30.004 qytetarë të Maqedonisë për herë të parë kanë marrë leje për qëndrim në vendet anëtare të BE-së në vitin 2023. Kjo paraqet rritje krahasuar me 2022 kur 29.591 qytetarë të Maqedonisë kanë marrë leje të tillë. “Nga numri i përgjithshëm, 13.730 persona kanë marrë leje për arsye familjare, 1.028 për arsim dhe 2.535 për shkaqe të tjera”, – Eurostat. Të dhënat tregojnë se konsiderueshëm është rritur interesi për qëndrim në BE. Në rajon, më shumë leje për në BE në 2023 kanë marrë qytetarët e Serbisë, ndërsa gjithsej 50.933 persona nga…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka planifikuar një drekë pune me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor më 19 shtator në Bruksel. Ky takim vjen si një shenjë e përkushtimit të saj për të mbështetur rajonin dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) gjatë mandatit të saj të dytë në krye të Komisionit. Diskutimet kryesore do të përqendrohen në “agjendat e reformave dhe rritjes” të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat janë dorëzuar në Komisionin Evropian si pjesë e parakushteve për përfitimet nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ky plan, i miratuar nga BE-ja në…
Kompania greke Aegean Airlines do të ndërpresë fluturimet e saj mes Shkupit dhe Sarajevës nga 29 nëntori, pak më shumë se një vit pas lidhjes së dy qyteteve. Gjithashtu është anuluar shitja e biletave për sezonin veror 2025. Kompania e fluturimeve nuk e komentoi vendimin e saj për anulimin e fluturimeve. Lidhja mes Shkupit dhe Sarajevës me këtë linjë ajrore ishte bërë për herë të parë pas trembëdhjetë viteve.
Një nga fenomenet më të shëmtuara të regjimit që iku, ishin të famshmet Kontrata! Duke përdorur varfërinë e njerëzve, ata i joshën me këto marrëveshje të shëmtuara gjoja pune, duke i instruktuar madje që as mos të paraqiteshin fare në vendin e punës… Kjo masakër dhe tallje me dinjitetin e njerëzve, ky implikim direkt në krim pasiv, është nga më mizorët që ky grup kriminal ka bërë. Duke i kërkuar vota si shkëmbim, vota të kushtëzura, duke i premtuar që kontratat 6 mujore, pas zgjedhjeve do të ktheheshin në “vendime” pune, ata luajtën pa asnjë skrupull dhe me dinjitetin e…
Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri, përmes një postimi në rrjetet sociale ka sfiduar kolegën e saj nga “Fronti Evropian”, Ilire Dauti, duke e ftuar të tregojë publikisht dhe me fakte si kanë votuar, deputetët e Ahmetit dhe Selës, për rendin e ditës, për ligjin për “branitellat” në seancën e 143-të, më datë 28.02.2024. “JU SFIDOJ Deputetë te BDI se dhe te Seles ,dilni publikisht ME FAKTE ta mohoni se nuk e keni votuar rendin e dites qe ligji per “branitelat”,te hyje ne rend dite ne seancen e 143(pjesa e dyte) me date 28.02.2024,dhe do ju kerkoj falje publike!! FAIR…
Një mashtrim i ri që përfshin paraqitjen e të dhënave personale po përhapet në internet. Pas raportimeve të fundit për vdekjet e personazheve të famshëm maqedonas, si dhe investimeve të supozuara në kripto ku përfshiheshin edhe gazetar, tani po shfaqen mesazhe false në whatsup që kërkojnë llogari dhe përditësim të të dhënave. Këtë herë, mashtruesit paraqiten si rrjeti social Facebook dhe u kërkojnë përdoruesve të përditësojnë llogarinë e tyre. Keni kujdes, mos hapni linqet në mesazh dhe mos lini të dhënat tuaja në të. Ja si duket mesazhi që mund të merrni:
Mickoski vendos peng vendin dhe në varshmëri të dëmshme politike nga vende të treta, në kundërshtim me interesat kombëtare, thonë nga LSDM-ja duke komentuar huamarrjen prej 500 milion eurove nga Hungaria. Socialdemokratët thonë se Qendra Hungareze për Menaxhimin me borxhin shtetëror, ka publikuar se Hungaria ka marrë 1 miliardë euro para kineze nga Banka e Kinës për zhvillim, ku si thonë, të dhënat janë të publikuara në faqet e tyre elektronike. BOGDANKA KUZESKA – LSDM “Pas shkrimeve në mediat me renome botërore, kjo paraqet edhe një konfirmim tjetër zyrtar se paratë e kredisë hungareze, në fakt, janë para të Kinës.…