Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejd, ka reaguar ndaj dështimit të sotëm për mbajtjen e mbledhjes së Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar si përpjekje të Kryetarit të Kuvendit për të vepruar jashtë rregullores. Më poshtë shkrimi i plotë i Rexhepit: 𝐃𝐡𝐞𝐥𝐩𝐫𝐚 𝐤𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐭𝐡ë𝐧ë “𝐫𝐫𝐮𝐬𝐡𝐢 𝐪𝐞𝐧𝐤𝐚 𝐢 𝐭𝐡𝐚𝐫ë𝐭” Kryetari i Kuvendit – servili i VMRO-së – sot dështoi ta mbajë mbledhjen jashtë rregullores. Pastaj, për të mbuluar turpin, doli me deklaratë se “me koordinim” paska vendosur që ajo të mbahet më 10.09.2025. E vërteta është se ai mbledhjen donte ta mbante sot me urdhër, siç…
Author: Jeta almakos
Është e arsyeshme që Maqedonisë së Veriut t’i garantohet se nuk do të kërkojmë të bëhet asgjë më shumë më vonë, pasi që ta bëjë atë që tani e presim dhe dëshirojmë prej saj, deklaroi kreu i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta pas takimit me kryeministrin bullgar, Rosen Zheljazkov në Sofje. “Maqedonia e Veriut gjatë kohë punon në këtë proces. E kuptoj mospajtimin e tyre. Ata e ndryshuan Kushtetutën, e ndryshuan flamurin, e ndryshuan edhe emrin e vendit dhe gjithsesi presin të konkretizohet inkuadrimi. Por, ajo që është miratuar, është miratuar, ajo që është dakorduar është dakorduar dhe ata duhet…
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka pranuar një urim nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, me rastin e 34-vjetorit të pavarësisë së vendit – 8 Shtatorit, përcjell TV21 Në publikimin e saj, Siljanovska Davkova shprehu mirënjohje për këtë gjest, duke e cilësuar si një dëshmi të miqësisë së fortë maqedono-amerikane dhe partneritetit strategjik, si dhe një nxitje për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve. “Mirënjohje të sinqertë presidentit të SHBA-së dhe popullit amerikan për urimin me rastin e 34-vjetorit të 8 Shtatorit”, shkroi ajo. Ajo…
Në prag të Javës Kulturore të Arabisë Saudite, e cila do të mbahet për herë të parë në Tiranë gjatë datave 16-20 shtator, në Pallatin e Kongreseve, Ambasadori i Kujdestarit të Dy Shenjtërive në Republikën e Shqipërisë, Faisal bin Ghazi Hafzi, përmes një njoftimi për shtyp, e vlerësoi këtë ngjarje si një mundësi të shkëlqyer dialogu, shkëmbimi dhe bashkëpunimi në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe. Organizimi i Javës Kulturore Saudite në Tiranë pasqyron përkushtimin e Mbretërisë së Arabisë Saudite për të ndërtuar ura komunikimi kulturor dhe civilizues me vende të ndryshme të botës, si dhe mishëron vendin e rëndësishëm që kultura zë…
Sot, më 5 shtator, shënohet ditëlindja e Shën Nënë Terezës, fituese e Çmimit Nobel për Paqen dhe një simbol universal i solidaritetit, humanizmit dhe vëllazërisë. Ajo lindi në Shkup më 1910, dhe veprat e saj vazhdojnë të frymëzojnë njerëzit në të gjithë botën. Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Ambasada e Italisë në Shkup i bashkohet komunitetit ndërkombëtar në nderimin e kujtimit të saj dhe thekson lidhjen e veçantë të Nënë Terezës me qytetin e lindjes. Ambasada vlerëson jetën e saj të përkushtuar ndaj të varfërve dhe të nevojshmëve, duke e konsideruar atë një model të përhershëm të…
BDI ka reaguar pas deklaratës së Latif Arifit, njërit prej koordinatorëve të kabinetit të kryeministrit të Maqedoninë e Veriut. Arifi ka hedhur akuza ndaj BDI-së duke shkruar “ngjarjet e fundit e nxjerrin në shesh fytyrën e kalbur të BDI-së. Një propagandë e orkestruar nga gebelsi i saj në azil, e dirigjuar nga pinjollët e tij, e përforcuar nga makineria e Ramës dhe megafonat e tij në Tiranë e Shkup. Prej javësh janë në ofensivë të tërbuar kundër VLEN, duke shpikur inskenime, provokime dhe shpifje të neveritshme”. “Makineria e Ramës dhe gebelsi i BDI-së nuk e ndalin dot dinjitetin shqiptar! Ngjarjet…
Tashmë një javë pas fillimit të vitit të ri shkollor dhe ende mijëra nxënës po zhvillojnë mësimin pa fondin e plotë të librave. Mungesë të teksteve bazë po i shqetëson edhe prindërit. Nga vizitat tona në disa shkolla, mësuam se vetëm rreth 60% janë të furnizuara shkollat me libra, ndërsa janë në pritje të pjesës tjetër. Ndonëse, drejtorët e shkollave nuk pranonin për të dhënë deklarata, disa nga biblotekistët kanë dhënë disa informata, ndonëse nuk pranonin që të flisnin para kamerave. Bibliotekistja e shkollës fillore ‘Penko’, njoftoi se shkolla është e furnizuar me libra vetëm 60% ndërsa klasat e 7-ta…
Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, zhvilloi një aktivitet me të rinjtë në kanionin e Matkës, ku bashkëbisedoi edhe me turistë të huaj. Gjatë bisedave me turistët, Ramadani kërkoi mendimet dhe sugjerimet e tyre për zhvillimin e zonës dhe përmirësimin e ofertës turistike. Njëri prej turistëve theksoi rëndësinë e promovimit të bukurive natyrore dhe inkurajimit të shetitjeve panoramike. “Bukuria natyrore është me të vërtetë e madhe dhe mendoj se do t’i inkurajonit shetitjet panoramike atje, atëherë do të ishte shumë mirë për turistët,” i tha një turist i huaj – Ramadanit. Ky aktivitet, sipas Ramadanit, është pjesë…
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz deklaroi se “portat e ferrit janë hapur” në qytetin e Gazës dhe kërcënoi se do të intensifikojnë sulmet për të pushtuar qytetin, transmeton Anadolu. Në një deklaratë të lëshuar në platformën sociale të kompanisë amerikane X, ministri Katz kërcënoi se ushtria izraelite në kuadër të sulmeve të saj pushtuese do të sulmojë për herë të parë një ndërtesë të lartë në Gaza. “Portat e ferrit po hapen në Gaza”, tha Katz duke shtuar se Hamasi ose do të pranojë dorëzimin e armëve dhe lirimin e të gjithë pengjeve, kushte këto që Izraeli ka pretenduar…
Lëvizja Populli e Skender Rexhepi – Zejdit, sot përmes një komunikate ka reaguar lidhur me deklaratat ofenduese ndaj opozitës shqiptare dhe shtetit të Shqipërisë, të njërit nga koordinatorëve kombëtar për komunikim dhe media, të kryeministrit Mickoski. Me këtë rast, Lëvizja Populli, e kryesuar nga Skender Rexhepi – Zejdi, u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të mos bien pre e kësaj propagande të shëmtuar. Sot beteja nuk është vetëm politike, por edhe morale: kush mbron dinjitetin shqiptar dhe kush e shkel atë për interesa pushteti. Komunikata e plotë e Lëvizjes Populli: Lëvizja POPULLI me indinjatë të thellë ka lexuar deklaratat e fundit…
Sot, më 5 shtator, shënohet Dita e Shenjtërimit të Shën Terezës, misionares shqiptare Agnes Gonxhe Bojaxhiu, e lindur në Shkup në vitin 1910. Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, e cila iu kushtua gjithë jetën ndihmës ndaj të varfërve, u shpall shenjtore më 2016 nga Papa Françesku, pas njohjes së dy mrekullive të saj. Në këtë ditë të shënuar, Ambasadori i Shqipërisë në Shkup ka përcjellë një mesazh përmes rrjeteve sociale: “ Shën Tereza e ndërtoi përjetësinë e saj në heshtjen e një jete të dhënë plotësisht për të tjerët. Në ditën e shenjtërimit të saj, përulemi përpara fuqisë së…
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë thotë se ka zbardhur rastin ku gjatë ditës së djeshme (03.09.2025), në Tetovë u sulmuan fizikisht dy të mitur, informon Telegrafi Maqedoni. Siç informojnë nga MPB, sulmuesit janë privuar nga liria dhe ndaj tyre do të ngriten kallëzime penale. Njoftimi i plotë: “Më 03.09.2025, në orën 22:30, në rrugën “Prilepska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin N.Ç. (20) nga Tetova, ndërsa më 04.09.2025, në orën 12:10, në rrugën “Ilinden”, është privuar nga liria edhe D.D. (23) nga fshati Radiovc. Gjithashtu, është zhvilluar bisedë zyrtare me 16 të…

