Propozim-amendamentet e reja në Kodin Penal janë po aq të këqija, nëse jo më të këqija se ato të mëparshmet, sepse ato dekriminalizojnë sjelljet tashmë të kriminalizuara, tha për “Sloboden Peçat” prokurorja Lençe Ristoska, e cila është edhe prokurore për marrëdhëniet me Maqedoninë në Njësinë e Bashkëpunimit Gjyqësor të BE-së, Eurojust, në lidhje me amendamentet që arritën në Kuvend, të cilat duhej të korrigjonin ato skandaloze nga viti 2023, por shkaktuan reagime negative tek publiku ekspert. Pjesët më problematike për të janë se parashikohet të sanksionohen vetëm akte specifike në prokurimin publik dhe legalizohen abuzimet më të zakonshme në prokurim,…
Author: Jeta almakos
Kryeministri Hristijan Mickoski ka njoftuar se në Qeveri ka realizaur takim me ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali. “Gjatë takimit biseduam për avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin rajonal dhe përpjekjet e përbashkëta në drejtim të integrimit evropian. Theks i veçantë iu kushtua rëndësisë së marrëdhënieve të mira fqinjësore, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit. Takimi u zhvillua në një frymë konstruktive dhe miqësore, me gatishmëri të ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen’, ka shkruar Mickoski.
Në seancën e sotme të Këshillit Ekonomiko-Social ku prezent ishte edhe kryeministri Hristijan Mickoski u tha se qëllimi i Qeverisë është të krijojë një ekonomi më të fortë, e cila hap vende të reja pune dhe siguron një standard jetese dinjitoz për çdo qytetar. “Qëllimi ynë është i qartë – një ekonomi më e fortë që krijon vlerë, hap vende të reja pune dhe siguron një standard jetese dinjitoz për çdo qytetar. Rritja ekonomike që po ndërtojmë duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e drejtë, ndërsa rezultatet e kësaj rritjeje duhet të ndihen te punëtorët, por edhe të sigurojnë stabilitet dhe…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot në një brifing me gazetarë foli për pakënaqësitë pas Kongresit të V-të të partisë. Ai tha se bëhet fjalë vetëm për 2–3 persona të pakënaqur dhe se Abdyselam Selami i ka kërkuar falje, duke sqaruar se reagimi i tij ka qenë momental, përcjell TS. “Ja po ju them, Abdyselami më ka kërkuar falje dhe ai vazhdon në BDI. Ka pasur vetëm 2–3 të pakënaqur”, deklaroi Ahmeti. Ai theksoi se BDI ka ndryshuar rreth 80 për qind të strukturës së saj, ndërsa mbi 30 për qind e përbërjes janë gra. Sipas Ahmetit, në parti ka…
Sot pritet të mbahet një seancë e Këshillit Ekonomik dhe Social (KES), në të cilën Qeveria, punëdhënësit dhe sindikatat do të diskutojnë çështje që lidhen me standardin e punëtorëve. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) informoi se në rendin e ditës të shpallur nuk përfshihet një pikë për rritjen e pagës minimale. LSM kërkon që paga minimale të jetë 600 euro. Nënkryetari i LSM-së, Ivan Pesevski, për “Telma” tha se nëse çështja e pagës minimale nuk vihet në rend të ditës, do të pasojnë protesta dhe greva. Nga LSM thonë se nëse kërkesat e tyre nuk pranohen, ata do ta…
Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, vizitën e saj zyrtare në Maqedoninë e Veriut e ka nisur me një takim me gratët shqiptare që ushtrojnë funksione në institucionet më të larta të vendit, përfshirë deputete nga të gjitha partitë politike, si dhe zëdhënësen e Qeverisë, Venera Azizi. Në fokus të takimit, ku mori pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani, ishte roli i grave në politikë dhe në proceset e vendimmarrjes, si një element kyç për forcimin e demokracisë, rritjen e përfaqësimit institucional dhe avancimin…
Të gjithë ambasadorët e shkarkuar janë emëruar nga administrata e Bidenit. Diplomatët e rinj duhet të zbatojnë mesazhin “America First” Dy muaj pasi i skadoi zyrtarisht mandati, ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, është shkarkuar me njoftim nga Departamenti i Shtetit. Ageler është në mesin e rreth 30 diplomatëve të karrierës të larguar nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump. Ajo mori detyrën në Maqedoninë e Veriut në nëntor të vitit 2022. Aktualisht, nuk ka asnjë paralajmërim nga Uashingtoni se kush mund të jetë ambasadori i ardhshëm amerikan në Shkup. Pasi të bëhet nominimi, propozimi duhet të kalojë në Senat…
Maqedonia e ka gjetur veten lart në listën e zezë evropiane kur bëhet fjalë për femicidin, vrasjen e grave nga partnerët e tyre. Sipas të dhënave të vitit 2023 nga Eurostat, shërbimi statistikor i Komisionit Evropian, vendi renditet i treti në Evropë për sa i përket shkallës së vrasjeve të tilla, pas Letonisë dhe Lituanisë. Shkalla më e lartë u regjistrua në Letoni, ku 17 gra për milion banorë u vranë në vitin 2023. Në Lituani, shifra ishte 10 gra për milion banorë. Në Maqedoni, gjatë së njëjtës periudhë, u raportuan gjashtë vrasje për një milion banorë. Pas Maqedonisë pason…
Periudha e Vitit të Ri sjell një atmosferë të veçantë – një kohë kur jemi më afër njëri-tjetrit, festojmë fillime të reja, duke reflektuar njëkohësisht mbi vitin që po përfundon. Në këto ditë festive gjithmonë kërkojmë dhuratën ideale që do t’i gëzojë më të dashurit tanë. Vlera e vërtetë e një dhurate matet me buzëqeshjet dhe lumturinë që ajo sjell, prandaj pikërisht kjo periudhë është e përkryer për të dhuruar një shans për lumturi. Oferta e larmishme e biletave instant të Lotarisë Shtetërore, të vendosura në zarfet “Sreќa plus” me dizajne të ndryshme, të destinuara si dhuratë për raste të…
Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të drejtojnë automjetet e tyre me kujdes maksimal në kushte të dukshmërisë së reduktuar, si dhe në asnjë mënyrë të mos ulen pas timonit nëse kanë konsumuar alkool në ahengje para Vitit të Ri apo në festa familjare. MPB sqaron se për pesë ditë, nga 15 deri më 20 dhjetor në territorin e Shkupit janë konstatuar 53 aksidente trafiku, ndërsa kontrollet policore në komunikacion po vazhdojnë me intensitet të pandërprerë. “Apelojmë gjithashtu që pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë plotësisht…
Në Kongresin e V-të të Bashkimit Demokratik për Integrim u miratua Statuti i ri i partisë si dhe një sërë rezolutash që, sipas drejtuesve të BDI-së, janë të rëndësishme për funksionimin e brendshëm të partisë, stabilitetin politik dhe integrimin e shtetit. Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, njoftoi se në këtë Kongres ka marrë besimin e kryetarit Ali Ahmeti dhe të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm për t’u emëruar në funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë. Ademi uroi kryetarin Ali Ahmeti për mandatin e ri në krye të BDI-së, duke i dëshiruar suksese në drejtimin e proceseve që, sipas tij,…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, më 18 dhjetor nënshkroi një urdhër ekzekutiv me të cilin marihuana është riklasifikuar nga Kategoria e Parë në të Tretën të substancave të kontrolluara në nivel federal. Me këtë, ajo nuk trajtohet më si një substancë pa përdorim të njohur mjekësor, por si një substancë e kontrolluar me vlerë të njohur mjekësore. KATEGORITË E SUBSTANCAVE TË KONTROLLUARA: Kategoria I: „Substanca më të rrepta të kontrolluara (pa përdorim të njohur mjekësor)“ Kategoria II: „Barnat e rrepta të kontrolluara me përdorim mjekësor“ Kategoria III: „Substanca të kontrolluara me përdorim të njohur mjekësor“ Kategoritë…

