Author: Jeta almakos

Kreu i Gjykatës Kushtetuese është kundër propozimit për parimin e badenterit në këtë institucion. Darko Kostadinovski refuzon kategorikisht këtë parim të shumicës së dyfishtë zbatohet në Gjykatë Kushtetuese pasi që sipas tij nuk do të vlejnë argumentet juridike por do të vijnë në shprehje kushtëzimet politike. “Principi i Badenterit është shumë i rëndësishëm, për organe politike siç është Kuvendi, ku sillen ligjet, ku ndryshohen dhe plotësohen ligjet. Gjykata Kushtetuese nuk është organ politik! Derisa zbatohet badenteri në kushtetuese kjo do të thotë se nuk do merren vendime juridike por lloj tjetër gjykimesh do të vendosin për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë apo…

Lexo më Shumë

Më datë 21.02.2026 në ora 23:00, në rrugën lokale drejt fshatit Setole, zyrtarët policisë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor Tetovë, kanë privuar nga liria një të mitur 16-vjeçar nga fshati Sllatinë. ​Gjatë kontrollit në trafik, u konstatua se i njëjti drejtonte një automjet “Mercedes” me targa të Tetovës, pa leje drejtimi. Më parë, në fshatin Neproshten, i njëjti gjatë një tentative për kontroll nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor Tearcë, ka goditur me shpejtësi të madhe një dollap elektrik të EVN-së dhe ka tentuar të shtypë zyrtarët policorë. ​Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit sipas nenit…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski në intervistë për Radio Evropën e Lirë, ka bërë të ditur se Luna Parku që pritet të ndërtohet në Shkup nuk do të jetë vetëm për fëmijë. Gjorgjievski njoftoi se deri në qershor të vitit 2027, pret që të hapet zyrtarisht parku argëtues për të gjitha moshat. “Do të jetë një park argëtimi për të gjitha moshat. Më në fund, Shkupi do të ketë një Luna Park, dhe ashtu siç u kam premtuar qytetarëve, jam thellësisht i bindur se procedura do të ketë sukses. Tani jemi në fazën përfundimtare të tenderit. Besoj se…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka akuzuar se pushteti i kaluar, i udhëhequr nga LSDM dhe BDI, e ka vendosur plotësisht gjyqësorin nën kontroll politik, duke pretenduar se përzgjedhja dhe shkarkimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve është bërë nën presione partiake. Nga partia theksojnë se, sipas tyre, me udhëzim të udhëheqjes së atëhershme të LSDM-së dhe ish-kryeministrit Zoran Zaev janë zgjedhur gjyqtarë dhe prokurorë “të përshtatshëm dhe të dëgjueshëm”, ndërsa ata që nuk kanë qenë nën kontroll politik janë shkarkuar në afate të shkurtra. Si shembull, VMRO-DPMNE përmend ish-gjyqtarin e Gjykatës Supreme, Risto Katevenovski, i cili në një paraqitje televizive ka deklaruar se është shkarkuar…

Lexo më Shumë

Enisa Eminovska Gjatë muajit të Ramazanit, koncepti i sadakasë (lëmoshës) forcon solidaritetin dhe ndjeshmërinë shoqërore. Por pikërisht në këtë periudhë shfaqet një paradoks: rritet numri i fëmijëve lypës në rrugë. Shkaku nuk është festa në vetvete, por fakti që komuniteti është më i gatshëm të japë. Kështu, akti i mëshirës mund të bëhet i dykuptimtë – njëkohësisht shprehje e mirësisë dhe nxitës i ciklit të lypjes. Në studimet akademike për komunitetin rom, lypja analizohet si strategji mbijetese në kushte të varfërisë sistemike dhe përjashtimit shoqëror. Hulumtimi i Jon Horgen Friberg (Oxford Academic, 2020) tregon se migrimi për lypje në Evropë…

Lexo më Shumë

Sot u zhvillua inspektimi i punimeve në Korridorin 8, në segmentin Gostivar – Bukojçan, ku të pranishëm ishin zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, kryeministri Hristijan Mickoski, ekselenca e saj U.D. Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Nicole Varnes, zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, Koordinatori i grupit parlamentar, Bekim Qoku, si dhe shumë personalitete të tjera institucionale. Ky projekt nuk është thjeshtë një rrugë, por një arterie strategjike që lidh vendin tonë me rajonin dhe hap horizonte të reja për zhvillim ekonomik, bashkëpunim dhe integrim. Dinamika e punimeve po zhvillohet me ritëm të përshpejtuar, në përputhje me…

Lexo më Shumë

Dy incidente të rënda në futbollin tonë nuk janë rastësi, por janë pasojë direkte e mosndëshkimit dhe e inkurajimit të heshtur që u bëhet atyre që shkelin rregullat dhe nxisin urrejtje. Kur në një ndeshje mes Vardarit dhe Bashkimit tolerohet gjuhë e hapur e urrejtjes dhe madje përdoren njësi speciale kundër përfaqësuesve të klubit të Bashkimit, ndërsa loja vazhdon sikur asgjë të mos ketë ndodhur, atëherë mesazhi është i qartë: standardet nuk vlejnë njësoj për të gjithë. Kur në një tjetër ndeshje, në mes Shkëndijës së Haraçinës dhe Prespës kërkohet largimi i flamurit shqiptar me arsyetimin se “ka urdhër nga…

Lexo më Shumë

Fondet e huaja të investimeve, të cilat po blejnë banesa në masë të madhe në Shkup, do ta rrisin edhe më shumë çmimin e metrit katror, i cili në metropol ka arritur deri në 3.000 euro. Këtë në emisionin “Biznes 21” e konfirmuan Ivica Jaqimovski, kryetar i Odës Ndërtimore pranë Lidhjes së Odave Ekonomike dhe Sllobodan Mitrovski nga Agjencia e Patundshmërive “Astoria”. Një fond danez investimesh tashmë ka konfirmuar se ka blerë 250 banesa në ndërtim e sipër në lokacione atraktive në Shkup, ndërsa qëllimi i tyre është që për një kohë të shkurtër të arrijnë në 1.000 banesa. ​”Gjithsesi…

Lexo më Shumë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka bërë të ditur në shënim të Epopesë së UÇK’së, kanë themeluar Këshillimin Organizues për organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve përkujtimore dhe ceremoniale në kuadër të kësaj ngjarjeje, shkruan periskopi. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka bërë të ditur në shënim të Epopesë së UÇK’së, kanë themeluar Këshillimin Organizues për organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve përkujtimore dhe ceremoniale në kuadër të kësaj ngjarjeje. Postimi i OVL UÇK’së: Me rastin e shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, në frymën e përgjegjësisë morale dhe…

Lexo më Shumë

Inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) kanë asgjësuar 1,010 kilogramë ushqim të pasigurt të maskuar si “ushqim i shëndetshëm”. Sipas Agjencisë nga 14 operatorë gjatë 373 kontrolleve të kryera këtë javë, tek operatorë të regjistruar si objekte për prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të shëndetshme. Agjencia theksuan se kontrollet se 14 operatorë nuk ishin fare të regjistruar si operatorë ushqimesh në Agjenci. Inspektorët gjithashtu deklaruan se për parregullsitë e konstatuara janë dhënë 65 vendime, 19 paralajmërime dhe 44 gjoba, me vlerë totale prej 20,550 eurosh në kundërvlerë në denarë. Inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari ‘’Tek 9…

Lexo më Shumë

Policia ka ngritur kallëzim penal për terrorizëm kundër një 20-vjeçari nga Reçica e Vogël. Rasti po ndiqet nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PP GOKK). Sipas njoftimit, i riu në fund të janarit kishte dërguar përmes aplikacionit “Discord” kërcënim serioz se do të kryente sulm me armë zjarri, konkretisht me pushkë automatike AK-47 (kallashnikov). Ai kishte përmendur edhe masakrën e vitit 2012 në SHBA si frymëzim për veprimin e tij. Rasti u zbulua pas informacioneve nga Ambasada e SHBA-së në Shkup, ndërsa policia në koordinim me prokurorinë identifikoi dhe lokalizoi të dyshuarin. Më 17 shkurt 2026,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, priti në një takim zyrtar Halil Bexhetin, Konsull Nderi të Maqedonisë së Veriut në Bursa të Turqisë, ku u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta. Sipas njoftimit të komunës, gjatë takimit u zhvillua një bisedë konstruktive mbi forcimin e lidhjeve ekonomike, kulturore dhe institucionale ndërmjet Dibrës dhe partnerëve ndërkombëtarë. Theks i veçantë iu kushtua projekteve dhe iniciativave që mund të kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin lokal dhe promovimin e qytetit. “Kemi diskutuar për mundësi konkrete bashkëpunimi në fusha të ndryshme, me qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike, kulturore dhe…

Lexo më Shumë