Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) siguroi mbështetje harduerike për digjitalizimin e sallës së mbledhjeve të Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut. Një ceremoni u mbajt në ndërtesën e Gjykatës Kushtetuese në Shkup për të shënuar përfundimin e projektit të dixhitalizimit të sallës së mbledhjeve, të mbështetur nga TIKA. Në ceremoni morën pjesë Ambasadori i Türkiyes në Shkup, Fatih Ulusoy; zëvendëspresidenti i TIKA-s, Mahmut Çevik; kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Türkiyes, Kadir Özkaya; kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski, si dhe të ftuar të tjerë. Ambasadori Ulusoy deklaroi se Türkiye dhe Maqedonia e Veriut janë…
Author: Jeta almakos
Në zgjedhjet e ardhshme lokale, që do të mbahen më 19 shtator, VMRO-DPMNE dhe LSDM në Dibër dhe Qendrën Zhupë nuk kanë kandidat të vetin për kryetar komune, por do të marrin pjesë me lista të kandidatëve për këshilltarë. Në Dibër VMRO-DPMNE do ta mbështesë kandidatin për kryetar të VLEN-it, Fisnik Mela, përderisa në Qendrën Zhupë, kandidatin nga Partia demokratike e turqve (PDT), Arian Ibraim. LSDM ua lë qytetarëve të votojnësipas bindjes së vet. Në zgjedhjet lokale, më 19 tetor, në Dibër për funksionin e kryetarit të komunës do të luftojnë edhe Ilirian Fetahu nga AKI dhe Ramadan Imeri, kandidat…
Këto zgjedhje do të mbahen pa miratimin e asnjë prej rekomandimeve të fundit të OSBE-ODIHR-së, organizatës që monitoron zbatimin e zgjedhjeve. Propozim-ndryshimet nga rekomandimet e ODIHR-së ngecën në Kuvend, bashkë me propozim-ndryshimet e tjera ligjore. ODIHR-ja nisur monitorimin që në 5 shtator. Misioni drejtohet nga Matteo Mecacci dhe përbëhet nga 13 ekspertë me seli në Shkup. 24 vëzhgues afatgjatë janë vendosur në të gjithë vendin nga 11 shtatori, dhe ODIHR ka njoftuar gjithashtu që 250 vëzhgues afatshkurtër do të mbërrijnë në vend një ditë para ditës së votimit. ODIHR-ja publikon raportin e parë ku evidentohen parregullsitë që detektojnë gjatë vëzhgimit…
Një pjesë e rëndësishme e platformës së Bilall Kasamit për mandatin e dytë ka të bëjë me transformimin urban dhe zhvillimin infrastrukturor të Tetovës. Në plan është miratimi i Planit Gjeneral Urbanistik 2025–2035, i shoqëruar me pako planesh detale që mbulojnë qendrën e qytetit, stadiumin, bulevardet kryesore dhe Kodrën e Diellit. Projekti më ambicioz është ndërtimi i teleferikut Tetovë–Lisec–Kodra e Diellit, i cili, sipas Kasamit, do të vendosë qytetin në hartën e turizmit rajonal. Krahas tij, parashikohet ndërtimi i një sheshi me parking nëntokësor, përfundimi i bulevardeve kryesore dhe nënkalimet për këmbësorë. Ky vizion urban lidhet ngushtë me strategjinë për…
Fushata për zgjedhjet lokale ka filluar me tone dhe porosi të ashpra ndërmjet oponentëve politik, ndërsa protagonistë kryesor, ashtu siç ishin edhe në zgjedhjet parlamentare të para një viti, janë përsëri kryeministri, Hristijan Miskoski dhe lideri i BDI, Ali Ahmeti, të cilët dërgojnë porosi publike të ndryshme për njëri tjetrin nga podijumi. ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË “Hristijan Mickoski, me zagar dilet në gjueti për lepuj, por jo për shqiponja, se shqiponjat nuk zihen, as me zagar, as me lakej, e as kasnec, të cilat ti po i stërvit, për të na denigru neve. Po ta përsëris edhe njëher shqiponjat…
KSHPK publikoi Regjistrin e Automjeteve Zyrtare në faqen e saj të internetit, si një detyrim ligjor sipas Kodit Zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas KSHPK gjithsej 1.514 institucione u detyruan të dorëzonin të dhëna, sipas të dhënave të Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Deri më 29 shtator 2025, 635 institucione dorëzuan të dhëna, ose 42%, ndërsa 879 institucione, ose 58%, nuk dorëzuan fare të dhëna. Nga 635 institucionet që dorëzuan informacione, 63%, ose 403 institucione, e bënë këtë brenda afatit ligjor dhe raportuan 4,079 automjete, ndërsa 232 institucione dorëzuan të dhëna për 2.558 automjete pas afatit. Nga të…
I ftuar në Euronews Albania, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, foli rreth zgjedhjeve lokale dhe fushatës aktuale në Maqedoninë e Veriut. Ai theksoi se fushata zyrtare ka nisur mbrëmjen e djeshme dhe do të zgjasë deri më 17 tetor, ndërsa më 19 do të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve lokale. “Në Maqedoni, ndryshe nga Shqipëria që ka vetëm një raund zgjedhjesh vendore, këtu ka dy raunde. Aty ku kandidatët fitojnë 50% + 1 votë, shpallen fitues që në raundin e parë. Unë besoj fuqishëm që Aleanca Kombëtare do të fitojë 6-7 komuna që në raundin e parë,…
Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, prezantoi programin e tij zgjedhor me prioritete të qarta, afatshkurtra dhe afatgjata, duke theksuar se ndryshimi është i domosdoshëm dhe duhet të fillojë menjëherë. “Prioriteti ynë i parë është mobiliteti në Çair, sepse ky është parakushti për funksionet e tjera: 2500 vende të reja parkimi, një ndërmarrje e re komunale për higjienë dhe një politikë e re për luftën kundër korrupsionit. Do të transmetojmë drejtpërdrejt të gjitha fazat e prokurimeve publike, sepse duhet ta heqim imazhin se të gjithë politikanët janë të korruptuar. Vetëm kështu do ta rikthejmë besimin e qytetarëve”, tha Osmani.…
Me fluturimin e parë që u nis sot në orën 06:25 nga Shkupi drejt Shtutgartit, kompania “Wizz Air” ka hapur një linjë dhe destinacion të ri nga kryeqyteti i Maqedonisë drejt Gjermanisë, njofton TAV Maqedonia. Kompania do të operojë fluturime nga Shkupi për në Shtutgart 3 herë në javë, çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte. Gjatë orarit veror të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, deri më 24 tetor, orari i nisjes është: E hënë dhe e premte: 06:25 nga Shkupi, me mbërritje në Shtutgart në 11:10 sipas orës lokale. E mërkurë: nisja në 06:30 nga Shkupi, me mbërritje…
Kandidati i pavarur për Komunën e Gostivarit, Visar Ademi, ka njoftuar hapjen zyrtare të fushatës së tij zgjedhore. Ngjarja do të mbahet të hënën, më 29 shtator, duke filluar nga ora 20:00, në adresën Svetozar Peposki 72, Gostivar (ngjitur me Rontgen “USA”). “Ftohen të gjithë qytetarët të jenë pjesë e këtij fillimi të madh për një Gostivar më të mirë”, shkruan Ademi në ftesën e tij publike. Me moton “Me Visarin për Gostivarin”, ai premton një qasje të re dhe transparente në qeverisjen lokale, duke u fokusuar tek nevojat reale të qytetarëve dhe zhvillimi i qytetit.
Xhenur Iseni ka reaguar ashpër ndaj fjalorit të përdorur nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në nisje të fushatës. Ai thekson se në vend të një alternative serioze opozitare me ide, projekte dhe platformë për të bindur qytetarët, Ahmeti ka zgjedhur të etiketojë kundërshtarët me fjalë fyese. Ky nuk është diskurs politik, por shpërthim nervoz prej atyre që po e ndiejnë se koha e tyre ka kaluar,” shkruan Iseni, duke shtuar se opozita duhet të jetë e përgatitur dhe e fokusuar në nevojat e qytetarëve. Sipas tij, sharjet tregojnë mungesën e vizionit dhe fundin e një epoke politike të bazuar…
I menjehershem ka qene reagimi i zv/keyeministrit te Parë dhe njeheresh kandidatit per kreun e Çairit Izet Mexhiti, pas paraqitjes publike te Ali Ahmetit, ne tubimin partiak, ku ai ne menyre te terthoret kundershtaret e tij politikë në taborin e VLEN, i ka quajtur “zagarë”! Ja reagimi i zotit Mexhiti: “Në momentin që i quajte ‘zagarë’ të gjithë ata shqiptarë e shqiptare që nuk mendojnë si ti, e ke përfunduar karrierën politike. Sonte e ke vulosur delegjitimimin”.

