Kandidati për kryetar të Shkupit, Gjeorgjievski, ka paralajmëruar ndërtimin e një Mega Parku pranë lumit Lepenec, që do të shtrihet nga Bardovca deri te Dame Gruev, në një sipërfaqe prej mbi 300.000 metrash katrorë. Sipas tij, projekti do ta shndërrojë këtë zonë në hapësirë të gjelbër moderne, të rregulluar sipas standardeve evropiane, e cila do të lidhë disa komuna dhe do të shërbejë për rekreacion, sport dhe aktivitete familjare. Paralelisht, planifikohet krijimi i korridoreve të gjelbra përgjatë Lepenecit, me shtegje për këmbësorë e biçikleta, që do të lidhin lagjet, parqet dhe institucionet publike. Në kuadër të vizionit për një Shkup…
Author: Jeta almakos
Një defekt i madh ka përfshirë rrjetin e ujësjellësit në një pjesë të madhe të Shkupit, njofton TV21 Si pasojë e shpërthimit të gypit F600, është ndaluar furnizimi me ujë dhe komunat si Vllae dhe Gjorçe Petrov kanë mbetur pa ujë. Rrjedhja e ujit tashmë ka ndaluar pas intervenimit të ekipeve të “Ujësjellësit dhe Kanalizimit”, por furnizimi me ujë do të marrë kohë, si pasojë e sasisë së madhe të ujit të derdhur pas defektit.
Kandidati për kryetar të Shkupit, Gjeorgjievski, ka premtuar një sërë projektesh infrastrukturore për komunën e Sarajit dhe zonën turistike të Matkës, duke theksuar se “banorët dhe vizitorët meritojnë kushte moderne, të sigurta dhe të pastra”. Në planin e tij parashikohet ndërtimi i një parkingu montues në Matkë, që do të mundësojë parkim të rregulluar dhe qasje më të lehtë për turistët vendas e të huaj. Po ashtu, programi përfshin rikonstruksion të plotë të rrugës kryesore, me trotuare të reja, ndriçim dhe sinjalizim bashkëkohor, si dhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në Matkë të Poshtme. “Pastrimi i shtratit të lumit dhe…
Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëherësh lider i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka zhvilluar sot një takim me aktivistë, të rinj dhe kandidatët për këshilltarë në sheshin “Iliria” të qytetit, ku është folur për fushatën zgjedhore, projektet zhvillimore dhe vizionin për të ardhmen e Tetovës. Në një postim në rrjetet sociale, Kasami ka theksuar se takimi ishte “plot ide, diskutime dhe vizion për të ardhmen që po e ndërtojmë bashkë”, duke shtuar se energjia e rinisë dhe përkushtimi i aktivistëve janë shtylla të rëndësishme për suksesin e ardhshëm të qytetit. “Tetova para katër viteve e nisi rrugën e ndryshimit,…
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka vazhduar takimet me qytetarët, këtë herë në lagjet Potok dhe Koltuk, ku është pritur me ngrohtësi dhe mbështetje nga banorët lokalë. Në një postim pas takimeve, Rexhepi theksoi se programi i tij është ndërtuar mbi parime të qarta: financa të pastra, buxhetim transparent dhe ofrim të shërbimeve më cilësore dhe më të lira për çdo qytetar të Tetovës. “Programi ynë për Tetovën është inkluziv dhe në qendër ka qytetarin dhe mirëqenien e tij. Tetovarët, pa dallim, po e pranojnë dhe po e dallojnë qartë vizionin tonë për…
Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme të ofrojë mbështetje në përballimin e pasojave të përmbytjeve, ka deklaruar presidenti bullgar Rumen Radev pas bisedës telefonike që ka zhvilluar me homologen e tij maqedonase, Gordana Siljanovska-Davkova, shkruan agjencia shtetërore bullgare e lajmeve, BTA. RUMEN RADEV, PRESIDENT I BULLGARISË “Falënderoj presidenten Gordana Siljanovska-Davkova për bisedën konstruktive telefonike dhe për ngushëllimet e shprehura për viktimat e përmbytjeve në Bullgari, si dhe për gatishmërinë e treguar të RMV-së për të dhënë mbështetje në përballimin e pasojave të kësaj katastrofe”. Biseda ndërmjet dy presidentëve vjen në një periudhë kur Bullgaria po përballet me reshje…
Forcat izraelite kanë ndaluar anijet që transportonin aktivistë të huaj dhe ndihma drejt Gazës. Mësohet se mes aktivistëve nga mbi 40 vende të botës ndodhet edhe shqiptarja nga Kosova, Albulena Fazliu. Fillimisht u raportua se ajo ishte ndaluar nga ushtria izraelite. Ndërsa tani Kolektivi për Mendimi dhe Veprimi Feminist ka lëshuar një deklaratë të re, duke thënë se Albulena mund të jetë në një anije që ende nuk ka mbërritur në Gaza. Ndryshe, së fundmi po qarkullon një video ku vetë shqiptarja tregon arsyet që e shtynë atë të niset drejt Gazës. “Emri im është Albulena Fazliu dhe jam një…
Në Siri sot po mbahen zgjedhjet për përbërjen e Kuvendit Popullor, që përbëjnë votimin e parë parlamentar pas rrëzimit të regjimit të mëparshëm. Agjencia siriane e lajmeve SANA raportoi se qendrat e akredituara të votimit në të gjitha provincat kanë hapur dyert për të nisur procesin e votimit dhe për të pranuar anëtarët e komisioneve zgjedhore që të votojnë, duke shënuar fillimin e procesit të parë parlamentar në Siri. Presidenti sirian Ahmad al-Sharaa pranoi draftin përfundimtar të ligjit të përkohshëm zgjedhor për parlamentin në fund të korrikut dhe e miratoi atë me dekret më 27 gusht. Dekreti përcakton kushtet për…
Gratë e diagnostikuara me kancer të gjirit këtë vit për herë të parë kanë mundësi ta marrin terapinë hormonale në barnatoret afër shtëpive të tyre, një lehtësim i rëndësishëm që kursen kohë dhe stres në periudhën e trajtimit. Po ashtu, një grup i pacientëve me kancer triple-negativ me bazë gjenetike kanë hyrë për herë të parë në skemën e trajtimit me terapi të specializuar që mund ta marrin drejtpërdrejt në Klinikën e Onkologjisë. Megjithëse këto janë zhvillime pozitive që tregojnë se ka nisur një lëvizje drejt përmirësimeve të nevojshme, nga organizata për mbrojtjen e drejtave të pacientëve HEMA-ONKO, theksojnë se…
Ministrja e Arsimit Vesna Janevska beson se arsimi është mekanizmi më i mirë për rritjen e ndërgjegjësimit tek të rinjtë rreth zakoneve të shëndetshme dhe kujdesit për shëndetin personal. “Sistemi ynë arsimor është strukturuar në një mënyrë të tillë që njohuritë shëndetësore përfaqësohen në të gjitha klasat në lëndët e rregullta, veçanërisht në “shkencat natyrore”, dhe nga ky vit shkollor kemi futur një lëndë të re zgjedhore në klasën VII “Unë mësoj për shëndetin tim” dhe me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kemi përgatitur një udhëzues për mësuesit se si ta mësojnë lëndën, i cili përfshin edhe aspekte të…
Me rastin e 5 tetorit – Ditës Ndërkombëtare të Arsimit, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, mbajti një konferencë për shtyp kushtuar arsimit. Si problem kryesor për gjendjen alarmante të arsimit në Çair, Osmani theksoi kapacitetet e kufizuara dhe gjendjen e rëndë të objekteve, veçanërisht për fëmijët e moshës parashkollore. “Në Çair mungojnë çerdhet. Ato ekzistuese janë të mbingarkuara, prindërit detyrohen të blejnë vetë gjërat bazike për procesin parashkollor. Shkollat kanë llogari të bllokuara, huazohen mjete nga një shkollë në tjetrën, ndërsa tualetet janë në gjendje të mjerueshme. Këtë nuk mund ta lejojmë,” tha Osmani. Në kuadër…
Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkpit nga VMRO-DPMNE, orce Gjeorgjievski sot në Gjorçe Petrov paralajmëroi intervenime infrastrukturore të cilat do të fillojnë menjëherë pas zgjedhjeve. “Sot jemi në Gjorçe Petrov një nga komunat që çdo ditë e mbanë ngarkesën e trafikut të madh”, tha ai duke paralajmëruar se projekti fillestar do të jetë ndërtimi i një unaze moderne mes rrugëve Gjorçe Petrov dhe bulevardit Ushtria maqedonase, që sipas tij do të sjellë më shumë siguri, më pak rrëmujë dhe mobilitet më të mirë të të gjithë hyrjes perëndimore nga qyteti. Në vizionin e tij për Shkupin, që sjell koncept…

