Kandidati për kryetar të Shkupit, Gjeorgjievski, ka paralajmëruar ndërtimin e një Mega Parku pranë lumit Lepenec, që do të shtrihet nga Bardovca deri te Dame Gruev, në një sipërfaqe prej mbi 300.000 metrash katrorë.
Sipas tij, projekti do ta shndërrojë këtë zonë në hapësirë të gjelbër moderne, të rregulluar sipas standardeve evropiane, e cila do të lidhë disa komuna dhe do të shërbejë për rekreacion, sport dhe aktivitete familjare.
Paralelisht, planifikohet krijimi i korridoreve të gjelbra përgjatë Lepenecit, me shtegje për këmbësorë e biçikleta, që do të lidhin lagjet, parqet dhe institucionet publike.
Në kuadër të vizionit për një Shkup të gjelbër, Gjeorgjievski paralajmëroi edhe projekte të tjera: Mega Parkun “Vardarishte”, Pyllin e Qytetit “Rasadnik” në Kisella Vodë, korridorin e gjelbër në Butel, dhe 50 parqe të reja lagjesh në të gjitha pjesët e kryeqytetit.
“Karposhi do të bëhet frymëmarrja e re e Shkupit, ndërsa Lepeneci simbol i gjelbërimit dhe bashkimit urban,” – deklaroi Gjeorgjievski.
Data 17.10.2026
Aktuale
- Analiza/ Kim Mehmeti: Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e Piktorit?
- Protesta në Tiranë: Tensioni dhe përplasjet vazhdojnë në ditën e katërt
- Mehmeti: Rama zgjedh të plaket me turpin, në vend që të japë dorëheqjen
- SHBA vendos kufizime të përkohshme për fluturimet e dronëve përgjatë kufirit jugor
- Microsoft prezanton Surface Laptop Ultra: Një rival i fortë për MacBook Pro me fuqi AI dhe lidhje magnetike
- Protestat në Shqipëri/ Luizi Ejlli: Populli po injorohet
- Incident në Shkup: Një grua sulmon fizikisht një grua tjetër në veturë, MPB ende pa detaje për rastin
- Të rinjtë në Prrenjas ndalin kamionin me targa serbe dhe e mbulojnë me flamurin kombëtar



