Author: Jeta almakos

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, the se VLEN duhet të bindë partnerët e tyre që të votojnë rezolutën për ish-krerët e Kosovës dhe jo të bëjë lojëra. “E vërteta është një, dy nuk janë. Shumicën e anëtarëve në çdo komision e ka qeveria. Tash kush duhet ta bëjë shumicën që të kalojë rezoluta për ish-krerët e Kosovës. Shumica parlamentare apo. Shumë e thjeshtë është. Lojërat se unë do të marrë pjesë, por nuk do të kalojë , nuk kalojnë. Zotëritë e VLEN-it duhet të folin me partnerët e vet, nëse i ka partner që…

Lexo më Shumë

Deputeti i Blerim Bexheti sonte në emisionin “Debat në SHENJA” përshëndeti vendimin e ish-bashkpartiakut të tij, Artan Grubi, për t’u paraqitur para organeve të drejtësisë. “E përshëndes individualisht, por edhe në emër të Bashkimi Demokratik për Integrim, vendimin e z. Grubi për t’u përballur me organet gjyqësore në një proces ligjor, transparent dhe jo selektiv, për të dëshmuar për çështjet që ai i konsideron të rëndësishme,” deklaroi Bexheti. Ai shtoi se është shumë e rëndësishme që drejtësia të mos jetë selektive dhe se vendimet nuk duhet të shpallen përmes mediave apo përmes konspiracioneve, por të trajtohen brenda institucioneve ligjore. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Koret raciste anti-shqiptare vazhdojnë edhe më tutje të dëgjohen fuqishëm në shkallët e stadiumeve në vendin tonë. Si në rastet e mëparshme, edhe kësaj radhe në element janë tifozët e Vardarit, “Komitët”. Nga Ministria e Punëve të Brendshme me një përgjigje të përgjithshme për TV SHENJA thonë se shkelje ka pasur, por nuk zbulojnë nëse autorët janë identifikuar dhe nëse ndaj ndonjë pjestari të këtij tifo-grupi është marrë ndonjë masë ndëshkuese. MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME Tifo grupi ‘Komitët’, përmes këngëve dhe mesazheve ka bërë nxitje të urrejtjes dhe dhunë mbi baza nacionale, ka kryer shkelje të Ligjit për Parandalimin…

Lexo më Shumë

Ish-gjyqtari Vlladimir Pançevski është lajmëruar përmes rrjeteve sociale lidhur me arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit, Artan Grubi. ​”Unë nuk do t’i gëzohesha ‘kthimit’ të Artan Grubit, të cilin mediat e paraqitën si arrestim; prisni që së shpejti ai ta ‘lidhë kravatën’. ​Njeriu u shëtit përtej kufirit, përgjatë Bechtel & Enka”, ka shkruar ai.

Lexo më Shumë

Arrestimi i ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi është një moment që kërkon reflektim serioz institucional dhe politik. Kujtojmë se ai është sanksionuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duke u shpallur non grata për përfshirje në korrupsion të konsiderueshëm, konkretisht për pranimin e ryshfetit me qëllim minimin e proceseve gjyqësore që lidhen me dënimin penal të Sasho Mijallkovit, ish-drejtorit të shërbimit sekret dhe figurë e lidhur me afera të shumta dhe politika antishqiptare. Artan Grubi është një nga protagonistët kryesor që gjyqësori në RMV gëzon reputacionin më keq në rajon. BDI, shpesh më shumë një strukturë parapolitike sesa parti politike, ka kontribuar drejtpërdrejt…

Lexo më Shumë

Ndërsa Autostrada R6 (Prishtinë – Hani i Elezit) u ndërtua brenda pak vitesh dhe u përfundua në vitin 2019, me ura, tunele dhe vepra të mëdha inxhinierike, pala tjetër e kufirit ende përballet me zvarritje të pashpjegueshme, përcjell INA. Autostrada R6, që lidh Prishtinë me Hanin e Elezit, nisi punimet në vitin 2014 dhe përfundoi në 2019, duke realizuar një projekt kompleks me dhjetëra ura dhe tunele në terren malor. Sot ajo konsiderohet një nga investimet më strategjike infrastrukturore në Kosovë. Në anën tjetër, projekti i Autostrada A4, që duhet të lidhë Shkupin me pikën kufitare në Bllacë që është…

Lexo më Shumë

Unë ndonjëherë grumbulloj 1000 denarë por ato 1000 denarë nuk më dalin për gjithë ditën. Harxhohen menjëherë aq para”, tha një lypsar. Qendra Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, së fundmi është shndërruar në strofull lypsarësh. Këtij lypsari i cili kërkon lëmoshë nga pacientët e klinikës, thotë se nuk i mjaftojnë 1000 denarë në ditë. Në hyrje të klinikes ka disa të tillë që të paret presin pacientet. Sipas qytetarëve, institucionet duhet patjetër të marrin masa, sidomos për personat që kërkojnë lëmoshë në oborrin e Qendrës Klinike. ”Në ç’do semafor ka lypsar por edhe këtu në klinikë ka në ç’do cep.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, paralajmëron një sërë projektesh për qytetin e Shkupit. Ai në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, ka bërë të ditur se Luna Parku që pritet të ndërtohet në Shkup nuk do të jetë vetëm për fëmijë. Gjorgjievski njoftoi se deri në qershor të vitit 2027, pret që të hapet zyrtarisht parku argëtues për të gjitha moshat. ORCE GJORGJIEVSKI, KRYETAR I QYTETIT TË SHKUPIT “Do të jetë një park argëtimi për të gjitha moshat. Më në fund, Shkupi do të ketë një Luna Park, dhe ashtu siç u kam premtuar qytetarëve, jam thellësisht…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët (ASH), e udhëhequr nga Arben Taravari, ka reaguar ashpër pas incidenteve në ndeshjen mes FK Vardar dhe KF Bashkimi Kumanovë, duke e cilësuar ngjarjen si “turp dhe dëshmi të rrëshqitjes së rrezikshme të futbollit drejt dhunës dhe urrejtjes ndëretnike”. Në reagimin e saj, ASH thekson se përleshjet në fund të takimit dhe atmosfera e tensionuar në tribuna tregojnë dështim të organizimit, sigurimit dhe menaxhimit institucional. “Stadiumi nuk është vend për përleshje, provokime dhe thirrje që poshtërojnë qytetarë mbi baza etnike. Kjo nuk është tifozeri, por rrënim i rendit publik dhe nxitje e urrejtjes,” thuhet në reagim. ASH…

Lexo më Shumë

Procesi i Maturës shtetërore për vitin 2026 sjell ndryshime të rëndësishme për maturantët, veçanërisht për ata të shkollave profesionale dhe artistike. Qendra Shtetërore e Provimeve vlerëson se testimi i këtij viti do të jetë më i drejtë dhe i përshtatur me orët mësimore që nxënësit kanë ndjekur gjatë katër viteve. Drejtoresha, Daniella Jovçevska Mihajllovska, sqaron se ky hap është ndërmarrë për të evituar pabarazinë që ekzistonte mes gjimnazistëve dhe nxënësve të shkollave profesionale. “Kjo është bërë për një arsye të thjeshtë: për t’ua lehtësuar nxënësve, sepse ndër vite është vërejtur se nxënësit e gjimnazeve i mësojnë lëndët që testohen në…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka reaguar ndaj kryetarit të Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, ku ky i fundit, ditë më parë gjatë prezantimit të 100 ditëve të para të tij qeverisje të kryeqytetit, sipas BDI-së, është përjashtuar gjuha shqipe edhe pse ata thonë se Shkupi është qytet dygjuhësh me ligj. Integristët theksojnë se një event zyrtar me para publike pa asnjë fjalë në shqip është shkelje e barazisë së garantuar. Ramadan Emini, BDI “Përveç kësaj, me krenari tha se për 100 ditë larguam plot 600 të punësuar nga puna, ku sipas listave të publikuara, të gjithë thuajse ishin shqiptar. Shkupi…

Lexo më Shumë

Dimri kaloi, ndërsa grupet e rrezikuara të qytetarëve ende nuk i kanë marrë kondicionerët inverterë nga thirrja publike për subvencionim e Ministrisë së Energjetikës, që u publikua para gati katër muajsh.“ Në televizionin Alsat kanë mbërritur shumë reagime nga qytetarë, të cilët thonë se, edhe pse kanë aplikuar para një periudhe të gjatë, ende nuk kanë marrë përgjigje nga Ministria e Energjetikës. Ata theksojnë se dimri tashmë ka kaluar, ndërsa ata ende nuk kanë marrë pajisjen për ngrohje. Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Ministrisë së Energjetikës, shpallja për mbështetje të familjeve që hyjnë në kategorinë e…

Lexo më Shumë