Sporti është një nga shtyllat më të rëndësishme që forcon shoqërinë, dhe këtë e theksoi sot kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti gjatë vizitës në klubin e Sambos në Shkup. Gjatë takimit me Erdal Fakiç, kryetar i Federatës së Sambos dhe trajner i xhudos, Mexhiti pa nga afër përkushtimin dhe disiplinën e sportistëve që çdo ditë punojnë me zell për të ndërtuar një brez të ri kampionësh. “Sporti ka nevojë për mbështetje të vërtetë, jo veç fjalë. Klubet si ky kanë nevojë për kushte më të mira, investime dhe ndihmë institucionale, sepse këtu lindin…
Author: Jeta almakos
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot në Strumicë se, pas fitores së pritur të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet lokale, do të ishte logjike të mendohet për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe për një mandat të ri katërvjeçar. Megjithatë, siç theksoi ai, vendimi për këtë çështje nuk do të merret për arsye politike, por në interes të shtetit. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Pres që pas këtyre zgjedhjeve lokale të hyjmë në një cikël të fuqishëm investimesh…. Prandaj, është logjike të mendohet për zgjedhje të parakohshme parlamentare, për të siguruar një mandat të ri katërvjeçar. Nëse e shohim këtë si një…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë arrestuar gruan e mjekut Zekirija Shaini, pasi e njëjta dyshohet se është e përfshirë në tentativën për vrasjen e bashkëshortit të saj, përcjell TV21. Nga MPB thonë se po kërkohet edhe i dyshuari për gjuajtjen me armë drejt mjekut Shaini, një 36-vjeçar nga Gostivari. “Më 07.10.2025, punonjës policie nga Stacioni Policor i Kumanovës arrestuan A.A. (43) nga Tetova, për arsye të bazuara në dyshimin se ajo është e përfshirë në tentativën për vrasje të bashkëshortit të saj, Z. Sh. (43) nga fshati Sllupçan, Likovë. Gjithashtu, në lidhje me ngjarjen, gjashtë persona…
Përfaqësuesi i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski për luftën kundër korrupsionit, duke kërkuar që drejtësia të nisë nga ata që e kontrollojnë realisht ekonominë e vendit – oligarkët që dolën nga procesi kriminal i privatizimit. Sipas Ademit, 10 njerëzit më të pasur në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të gjithë nga etnia maqedonase, zotërojnë një pasuri të përbashkët prej 3.24 miliardë eurosh, shumica prej tyre të krijuar gjatë periudhës së tranzicionit dhe përmes përvetësimit të pasurisë publike. Shtatë nga dhjetë kompanitë më të fuqishme në vend janë produkte të drejtpërdrejta të privatizimit kriminal.…
VLEN ka dalë sot me deklarata të forta publike, duke publikuar, siç thotë ajo, prova të reja që thellojnë skandalin politiko-financiar të përfshirë në kompaninë “AS Senjak”, të lidhur me familjen e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. Sipas VLEN, më 9 qershor 2025, një kompani ku “AS Senjak” është bashkëpronare ka marrë një kredi prej 5 milionë eurosh nga Alta Banka në Beograd – një institucion bankar që lidhet me strukturat e regjimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq. VLEN pretendon se kjo kredi nuk është një transaksion i izoluar, por dëshmi e një bashkëpunimi të hershëm dhe të vazhdueshëm midis…
Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka prezantuar sot shtyllën e dytë të programit të tij zgjedhor – arsimin, si bazë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përparimit të komunës. “Vizioni ynë është i qartë dhe i pakompromis: të krijojmë një komunë ku çdo fëmijë do të ketë qasje në arsim cilësor, në shkolla moderne dhe të sigurta, ku do të mund t’i zhvillojë talentet dhe të realizojë plotësisht potencialin e tij. Për këtë qëllim, kemi paraparë projekte konkrete, të realizueshme dhe financiarisht të siguruara.”, theksoi Mexhiti në fjalën e tij para qytetarëve, mësimdhënësve dhe…
Për shkak të një valixheje të dyshimtë të lënë pranë selisë së partisë VMRO-DPMNE në qendër të Shkupit, janë evakuuar të gjitha ndërtesat përreth, përcjell TV21. Janë evakuuar edhe punonjësit e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore që ndodhet menjëherë pranë selisë së VMRO-DPMNE-së. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thanë se sot, në orën 12:55, një person nga sigurimi i NPRSH-së ka raportuar se në kamerat e vëzhgimit janë parë dy persona që inspektonin zonën para zyrave të institucionit, dhe njëri prej tyre ka lënë një valixhe. “Zyrtarët policorë janë dërguar në vendngjarje dhe po merren masa për zbardhjen e…
Shuto Orizari – një komunë e Shkupit që është pjesë e vizionit tonë për një Shkup modern, të zhvilluar në mënyrë të barabartë dhe funksional, në të cilin çdo komunë ka një shans për të zhvilluar potencialin e saj dhe për të kontribuar në progresin e përbashkët. Në këtë drejtim, në Shuto Orizari parashikojmë një sërë investimesh që do të krijojnë infrastrukturë më të mirë lokale, më shumë hapësirë publike dhe mundësi të reja për sport, kulturë dhe lidhje sociale. Me ndërtimin e një stadiumi të ri futbolli, do të krijohet një kompleks modern sportiv. Është planifikuar edhe rinovimi…
Ministri i Shëndetësisë dhe shefi i shtabit zgjedhor të koalicionit VLEN, Azir Aliu, sonte ka marrë pjesë në tubimin e përbashkët të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it në Gostivar, ku siç shkruan Aziri, u dha mbështetje e fuqishme për kandidatin për kryetar komune, Sebaedin Dauti. Në statusin e tij, Aliu shkruan se ndryshimi që po ndodh në vend nuk është vetëm politik, por edhe njerëzor, duke bashkuar njerëz që besojnë në ndershmëri, punë dhe rezultate të prekshme. “Sonte, në cilësinë e shefit të shtabit zgjedhor të koalicionit VLEN, mora pjesë në tubimin e VMRO-DPMNE-së në Gostivar, ku u dha mbështetje e fuqishme…
Një reagim i ashpër ka ardhur nga “Më mirë për Tetovën” kundër praktikave të dyshimta që po ndodhin në Komunën e Tetovës lidhur me dhënien e lejeve të ndërtimit dhe kushtëzimin e investitorëve. Sipas reagimit, banorët dhe investitorët po përballen me pengesa dhe presione të hapura nga ana e komunës, duke u kushtëzuar që projektet dhe ndërtimet t’i realizojnë përmes kompanive të afërta me udhëheqësinë lokale. “STOP reketit me ‘donacione’! Nuk mund të pranohet që dhënia e një leje ndërtimi të varet nga afërsia me pushtetin apo nga detyrimi për të bërë donacione të detyruara. “Më mirë për Tetovën” denoncon…
Kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti, sot ka parë nga afër punimet që po zhvillohen për rikonstruimin e rrugës “Banatska” në lagjen Tophanë. Ky projekt, me një buxhet prej rreth 3 milionë denarësh, financohet nga thirrja e dytë e Qeverisë për mbështetje të komunave dhe ka për qëllim të sjellë ndryshime të prekshme në jetën e përditshme të qytetarëve të Çairit. Rruga do të asfaltohet tërësisht me bazament të përforcuar, çka do të garantojë qëndrueshmëri afatgjate, si dhe përmirësim të sistemit të kullimit për të shmangur dëmtimet nga reshjet. Po ashtu, qarkullimi do të riorganizohet në mënyrë që të rritet…
Debati mes kanidatëve për komunën e Gostivarit, Visar Ademit dhe Valbon Limanit vazhdoi për kanalizimin dhe ujin e pijshëm. Siç tha Ademi, në Gostivar ende ka jama septike, ndërsa për ujin e pijshëm, tha se nuk ka mjaftueshëm dhe banorët kanë gjetur mënyra alternative për furnizim. Valbon Limani e mohoi. Siç tha, komuan e Gostivarit kujdeset për pomat që sigurojnë ujë gjatë 12 muajve të vitit, kosto të cilëne paguan komuna. “T’i uli shpenzimet operative që të mund të bëjmë ujësjellësa, kanalizime. Vetëm 500 metra nga qendra e Gostivarit njerëzit jetojnë me jama septike. Imagjinoni se çfarë problemesh kemi ne.…

