Author: Jeta almakos

Në një aksion të përbashkët mes Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) dhe Prokurorisë Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit (PPThNKOK), sot, në orët e hershme të mëngjesit janë kryer bastisje në gjashtë lokalitete të territorit të Shkupit, transmeton TV21. Në të njëjtën kohë, siç njoftojnë nga MPB-ja, aksion është realizuar edhe në Belgjikë dhe Holandë. Prokurori i lëndës nga PPThNKOK-ja do të parashtrojë urdhër për realizim të procedurës hetuese kundër dy personave për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer veprën penale – Larje parash dhe vepra të tjera të dënuara. “Sipas pranimit të Kërkesës…

Lexo më Shumë

Një burrë ka dhu*nuar vajzën e tij të mitur dhe rastin e ka denoncuar nëna e vajzës, deklaron MPB-ja. “Me datë 15.02.2022 në ora 13.15 në SPB Shkup, një grua 49 vjeçare nga Shkupi ka raportuar se nga vajza e saj e mitur ka marrë vesh se babai i saj L.G. (ish-burri i gruas 49-vjeçare) ka kryer marr*ëdhënie seksuale me të. “Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Propozimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme që prezantuesja televizive, Besmira Ejupi të dërgohet si konsul në Nju Jork ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, shkruan portali Zoom.mk. Kështu është vendosur mbrëmë në seancën e mbyllur të Qeverisë. Zëdhënësit e Qeverisë, Dushko Arskovski dhe Muhamet Hoxha nuk kanë mundur të përgjigjen në pyetjen nëse është apo jo i vërtetë ky informacion, duke potencuar se në pjesën e hapur të mbledhjes qeveritare nuk ka pasur pikë të tillë të rendit të ditës. Megjithatë, nuk është vetëm prezantuesja Besmira Ejupi, por siç shkruan portali Zoom edhe djali i analistit Albert Musliu, Petrit…

Lexo më Shumë

Edhe pse bisedimet me palën bullgare për çështje të hapura politike zhvillohen në nivel ekspertësh deri më tani ende nuk ka ndonjë epilog. Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se Ministria e Jashtme pas takimeve informon për të gjitha rezultatet e bisedimeve, deri më tani nuk ka përafrim të qendrime, sipas tij, sapo të ketë zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, ajo do të ndahet me publikun. Që do të thotë se procesi zhvillohet në nivel të ekspertëve që punojnë në Ministrinë e Punëve të Jashtme me kapacitet të plotë me kolegët e tyre nga Republika e Bullgarisë dhe në momentin…

Lexo më Shumë

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu ka njoftuar sot se Këshilli i Ministrave ka miratuar një kontratë të re me kompaninë Pfizer për 1 milion doza vaksina për vitin 2022. Manastirliu ka shtuar se kontrata parashikon edhe 500 mijë doza të tjera në rast nevoje. Në një postim në Facebook të një takimi në Divjakë, Manastirliu është shprehur se kontrata mundëson gjithashtu edhe vaksinimin e fëmijëve. “Do të vijojmë të sigurojmë disponibilitetin e vaksinave në të gjitha qendrat shëndetësore”, theksoi Manastirliu. Sipas Ministres, Shqipëria ka aplikuar deri më sot më shumë se 2.6 milionë doza vaksinash. “Jemi ende duke punuar…

Lexo më Shumë

Shqipëria qëndron në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa i përket konfliktit në ruso-ukrainas. Nga Nju Jorku ku zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët shqiptarë që e shoqëronin gjatë vizitës së tij në SHBA, Kryeministri Edi Rama tha se zgjidhjen e këtij konflikti e sheh vetëm te dialogu. “Unë besoj që çdo mundësi, çdo rast, çdo shans për komunikim, për dialog, për bisedime,duhet shfrytëzuar maksimalisht. Kështu që ne jemi këtu për të bërë tonën, por ne e thashë, nuk marrim përsipër role që nuk na takojnë dhe ne jemi të pozicionuar shumë qartë dhe pa asnjë ekuivok në krah…

Lexo më Shumë

Ditën e djeshme Rusia tërhoqi një pjesë të trupave nga kufiri me Ukrainën, ndërsa ditën e sotme njoftoi largimin e trupave ushtarakë nga Krimeja. Por Perëndimi dhe vetë Ukraina janë shprehur skeptikë në lidhje me deklaratat e Rusisë, ku sipas të cilëve mbeten thjeshtë fjalë dhe ata kërkojnë më shumë prova për tu bindur se Moska ka hequr vërtet dorë nga pushtimi i Ukrainës. Të gjithë jemi të hipnotizuar nga lëvizjet e trupave ruse, duke pyetur vazhdimisht veten se çfarë po ndodh. Dhe në fakt këtë synon drejtori i këtij teatri, Vladimir Putin. Ai dëshiron që ne të hamendësojmë, shkruan…

Lexo më Shumë

Duke filluar nga nesër, dyqanet, restorantet, institucionet kulturore dhe objektet dhe ngjarjet e aksesueshme për publikun do të jenë sërish të aksesueshme pa maskë dhe certifikatë. Në mbledhjen e sotme, Këshilli Federal hoqi në masë të madhe masat mbarëkombëtare kundër pandemisë së koronës. Do të ruhet vetëm izolimi i personave që kanë rezultuar pozitivë dhe detyrimi për të mbajtur maska ​​në transportin publik dhe në objektet shëndetësore. Kërkesa për maskë në vendin e punës dhe rekomandimi për të punuar nga shtëpia janë hequr gjithashtu. Për të mbrojtur njerëzit veçanërisht vulnerabël, këto zbatohen deri në fund të marsit 2022; më pas…

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM këto ditë do të propozojë uljen e akcizës për derivatet, paralajmëroi kryetari i partisë Hristijan Mickoski. Ai tha se kanë pritur që vetë Qeveria ta bëjë këtë, por siç tha, meqë nuk ndodh, do të ketë propozim të tillë nga ana e tyre në ditët e ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni. Lidhur me faturat e energjisë elektrike të komunave, Mickoski theksoi se ato janë shumë më të larta se ato të mëparshme për katër deri në pesë herë. Ai ka akuzuar qeverinë se duhet të ketë kujdes se si t’i rrisë grantet në vetëqeverisjet lokale sepse kriza…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, sot ka zhvilluar takim me drejtorin rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Hans Kluge. Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, Sali në takim ka thënë se Republika e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar që të investojë në reformat shëndetësore dhe të vazhdojë progresin e arritur më parë, me qëllim arritjen e standardeve të BE-së. “Vendi ynë po shënon një përmirësim të ndjeshëm në treguesit e kujdesit perinatal. Vitet e fundit, falë mbështetjes së OBSH-së, shkalla e vdekshmërisë neonatale është ulur nga 6.3 në 2019 në 4.2 në 2020. Ne vazhdimisht po bëjmë…

Lexo më Shumë

     Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u shpreh se është rritur standardi për kategoritë sociale në vend. Komentet Kovaçevski i bëri në konferencën e sotme për shtyp, ku tha se me dy paga minimale mund të mbulohet shporta konsumuese. “Mos të harrojmë se nga viti 2015 paga minimale ishte 9.000 denarë dhe nën 9.000 denarë në disa industri, sot kemi pagë minimale që është 18 mijë denarë, ndërsa me pagën minimale prej 18 mijë denarëve nëse e krahasojmë me shportën e konsumimit të publikuar nga Sindikata, jo nga unë si kryetar i Qeverisë, me dy paga minimale mbulohet e gjithë…

Lexo më Shumë

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth, i ka dërguar telegram urimi presidentës së Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Mbretëresha në letër ka uruar popullin e Kosovës. “Me rastin e festës së rëndësishme të ditës suaj të pavarësisë, dua ta përgëzoj Shkëlqesinë Tuaj dhe t’ia dërgoj urimet e mia popullit të Kosovës. Ndërsa i kapërcejmë sfidat globale shëndetësore së bashku, me vendosmëri dhe këmbëngulje, uroj që të kemi periudha më të mira në të ardhmen”, thuhet në telegramin e Mbretëreshës Elizabeth./syri.net

Lexo më Shumë