Në debatin televiziv “Top Tema” në TV Telma, kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj kundërkandidatit të tij, Bujar Osmani, duke e kritikuar për qëndrimet e tij mbi ndërtime pa leje dhe çështjet e urbanizimit. Mexhiti theksoi se përpara nisjes së fushatës zgjedhore, partia BDI – përmes kryetares së Shkupit Danella Arsovska, partisë “Levica” dhe faktorëve të tjerë – ka tentuar të krijojë presion politik në favor të Osmanit, duke e përdorur temën e ndërtimeve pa leje si mjet fushate. Sipas Mexhitit, megjithë këtë presion, të dhënat zyrtare…
Author: Jeta almakos
Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka njoftuar se sot ka pritur në takim të rinj nga Çashka. Meidani ka shkruar se “këta të rinj po ndërtojnë ura mes brezit të tyre dhe institucioneve, duke sjellë frymën e përfshirjes dhe bashkëbisedimit në zemër të diplomacisë”. “Me kënaqësi mirëprita sot në Ambasadë një grup të rinjsh nga Çashka — një trevë me rrënjë të forta dhe një brez të ri që po ngrihet me kurajë dhe ide të qarta. Të përfshirë në Akademinë Politike “Arben Xhaferi”, këta të rinj po ndërtojnë ura mes brezit të tyre dhe institucioneve,…
Në përballjen televizive në emisionin Top Tema, kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, u shpreh ashpër ndaj kundërkandidatit të tij nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani, duke i kujtuar se nuk ka as të drejtë morale e as politike të flasë për ndërtimet pa leje apo korrupsionin. Unë pohoj me bindje se ligji është respektuar deri në fund. Apartamente-hotele ka në Vodno, jo në Çair, Osmani i ka ngatërruar punët. E kur flasim për ndërtimet pa leje, Osmani është i fundit që ka të drejtë të flasë për këtë temë, sepse vetë jeton në…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot në Kuvend u takua me Presidentin e Republikës së Sllovakisë, Peter Pelegrini, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë. Siç njoftojnë nga pres-shërbimi i Kuvendit, në atmosferë miqësore dhe konstruktive, bashkëbiseduesit konfirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh midis të dyja vendeve dhe shprehën gatishmërinë e tyre për promovimin e mëtejshëm të tij në të gjitha nivelet. Kryetari Gashi i uroi mirëseardhje presidentit Pelegrini dhe theksoi se vazhdimësia e dialogut politik dhe mbështetja shumëvjeçare nga Sllovakia në kuadër të Bashkimit Evropian dhe NATO-s paraqesin nxitje të rëndësishme…
Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj deklaratave të Arbër Ademit, i cili kërkoi veting. Nga VLEN thonë se në këtë mënyrë BDI tregon se nuk mund të akomodohet në opozitë. “Sa menduam se pas huqjeve të njëpasnjëshme dhe para debaklit që e pret më 19 tetor, BDI do të kishte marrë leksionin politik e moral, del sërish Arbër Ademi duke kërkuar mbështetje për ligjin për “veting”. Kështu tregojnë se asesi nuk mund të akomodohen në opozitë. Këto dalje të çakorduara janë vetëm autogola politikë, dëshmi e qartë se treshja në agoni Taravari, Ahmeti dhe Sela ka vetëm një shqetësim, mbijetesën politike”.…
“Nga vizita e kryetares së komisionit evropian Ursula Von Der Lejen pres që t’i riafirmojmë qëndrimet tona se qëllimi ynë strategjik është anëtarësimi në BE dhe shpresoj se edhe BE do të na ndihmojë në këtë çështje”. Kështu ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për vizitën e nesërme të komisionerës evropiane. Mickoski tha se RMV do të jetë këmbëngulëse në ruajtjen e dinjitetit të saj gjatë kësaj rruge. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Pres që të riafirmojmë qëndrimet tona se qëllimi ynë strategjik mbetet anëtarësimi i plotë në BE. Në një farë mënyre, gjatë 25 viteve të fundit, ka qenë sikur…
Kandidati për qytetin e Shkupit, Bashkim Bakiu ka prezantuar planin e tij për katër vitet e ardhshme, duke bërë thirrje për një kthesë të fortë drejt normalitetit, transparencës dhe zhvillimit të barabartë në të gjitha komunat e kryeqytetit. Bakiu theksoi se qeverisja aktuale nuk i ka përmbushur pritshmëritë e qytetarëve dhe se Shkupi ka mbetur për vite të tëra nën kaos, pluhur dhe papërgjegjësi. Bakiu prezantoi planin e tij të ndërtuar mbi shtatë shtylla kryesore, të cilat ai i cilësoi si “shtatë arsye përse më 19 tetor qyteti duhet të zgjedhë ndryshimin e vërtetë, jo zhurmën e vjetër”. Shtatë pikat…
Materiali jo i besueshëm zgjedhor sot dhe nesër po shpërndahet një Komisionet Komunale Zgjedhore. Kur na ndajnë pak ditë nga zgjedhjet, KSHZ-ja njofton se po bëhen përgatitjet e fundit për votimin e të dielës. “Në përputhje me afatet zgjedhore, KSHZ-ja të enjten dhe të premten do të shpërndajë materialin e besueshëm zgjedhor. Dorëzimi bëhet nën sigurimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në përputhje me planin e miratuar paraprakisht. Të enjten në Komisionet Komunale Zgjedhore do të dorëzohen listat zgjedhore, fletëvotimet kurse të premten do të dorëzohen pajisjet për identifikim biometrik”, tha Boris Kondarko, Kryetar i KSHZ-së. Materiali i besueshëm,…
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, në konferencën për media paraqiti vizionin dhe qëndrimet e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), duke theksuar se kjo forcë politike nuk është krijuar për fushata, por për vizion afatgjatë dhe stabilitet shtetëror. “Ne nuk jemi parti e fjalëve, por e punës. Nuk kërkojmë pushtet për pushtet, por përgjegjësi,” – deklaroi Ademi. Ai theksoi se AKI do të hyjë në zgjedhje me vlera, përgjegjësi dhe me një qëllim të qartë – ta rikthejë politikën në shërbim të shtetit dhe qytetarëve, duke ruajtur orientimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut. Ademi e quajti të palëkundur qëndrimin e partisë…
Koalicioni VLEN mbrëmë ka qëndruar në qytetin e Gostivarit. Nga ky koalicion, thonë se tubimi ka dëshmuar se Gostivari ka vendosur për një drejtim të ri, pas tetë viteve qeverisje të dështiar. “Atmosfera e zjarrtë, brohoritjet dhe flamujt në duart e qytetarëve ishin shenjë e qartë se ndryshimi tashmë ka filluar. Programi i VLEN-it për Gostivarin sjell infrastrukturë moderne, transport të qëndrueshëm, ujësjellës dhe kanalizim funksional, me qëllim që çdo shtëpi të ketë kushte të denja për jetesë. Po ashtu, theksi vendoset në arsim cilësor, rini aktive dhe mjedis të pastër e të gjelbër, ku Gostivari do të jetë shembull…
Ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani dhe Florian Qehaja sot së bashku kanë festuar fitoret e kombëtareve në futboll. Ambasadori i Shqipërisë, Meidani në profilin e tij në Facebook ka shkruar se diplomacia është më e bukur kur buron nga zemra “Një kafe e këndshme këtë mëngjes me Ambasadorin e Kosovës, mikun tim Florian Qehaja, për të ndarë një moment miqësie dhe për të festuar së bashku fitoret tona të përbashkëta. Dy flamuj, dy zëra, një shqipe. Diplomacia është më e bukur kur buron nga zemra”, ka shkruar Meidani.
Pas gati shtatë muajsh në spital, ndërroi jetë Vladimir Blazev-Pancho nga grupi DNK. Ai ishte shtruar për kurim në një klinikë private, ku po luftonte me plagët që mori nga zjarri në diskotekën “Puls” ku mbetën të vdekur 62 persona, përfshirë tetë anëtarë të grupit DNK. Panço kishte djegie të rënda në duar dhe kokë, si dhe një gjendje mendore të përkeqësuar. Pavarësisht përpjekjeve të tij, ai nuk arriti të mbijetonte.

