Pa rrymë sot do të jenë disa pjesë të komunës së Butelit, ndërsa nesër disa pjesë të komunës Çair, për shkak të punimeve teknike në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike, njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, pas njoftimit nga EVN Maqedoni. Nga ora 08:30 deri në orën 15:00, pa rrymë do të jenë shfrytëzuest e një pjesë të fshatit Lubanc, konkretisht pjesa drejt Kishës “Shën Jovan” në komunën e Butelit. Nga QRMK theksojnë se nesër pa rrymë nga ora 8 deri në orën 13 do të jenë shfrytëzuesit nga një pjesë e rr. “Xhon Kenedi”…
Author: Jeta almakos
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot në Shkup do të mbajë kongresin e pestë, përcjell TV21. Është paralajmëruar se në Kongres do të bëhet riorganizimi dhe rinovimi i strukturave partiake. Pas mbledhjes së Këshillit të BDI-së që u mbajt muajin e kaluar, partia njoftoi se Kongresi do të jetë një moment i rëndësishëm për përcaktimin e drejtimit të mëtejmë politik, organizativ dhe programor. “Kongresi përfaqëson një proces kyç për vizionin politik, forcimin e mekanizmave demokratikë brendapartiakë dhe përgatitjen e strukturave për sfidat e reja”, thuhej në njoftimin e BDI-së.
Fabrika “Alkaloid” SHA Shkup hapi një laborator të ri mikrobiologjik me kapacitet për kryerjen e mbi 20.000 analizave në vit. Siç njoftoi drejtori i përgjithshëm Zhivko Mukajetov, bëhet fjalë për një investim në vlerë prej 3,1 milionë eurosh. Sipas Mukajetovit, ky investim i ri ka rëndësi të madhe për zgjerimin e portofolit të barnave, duke i mundësuar “Alkaloid”-it të jetë edhe më konkurruese, jo vetëm në rajon, por edhe në tregun botëror. “Me këtë i zgjerojmë kapacitetet për analiza mikrobiologjike të lëndëve të para, gjysmëprodukteve dhe produkteve të gatshme. Me kapacitet mbi 20.000 analiza që mund t’i realizojmë brenda një…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Bashkim Manit, duke e cilësuar lajmin si të rëndë dhe befasues për të gjithë. “Ndarja nga jeta e Bashkim Manit na kapi të gjithëve në befasi. Ai nuk ishte vetëm bashkëluftëtari im, por edhe një nga themeluesit e parë të BDI-së”, ka shkruar Ahmeti. Ahmeti ka vlerësuar kontributin dhe guximin e Manit, duke theksuar se angazhimi i tij në kohë të vështira dhe roli i tij në themelimin e BDI-së do të mbeten të paharruara. “Kujtimi i tij, guximi dhe kontributi i…
Reshjet e dendura të shiut kanë ndërprerë jetën e përditshme në qytetin Ajman të Emirateve të Bashkuar Arabe, duke përmbytur rrugët kryesore dhe duke lënë shoferë të bllokuar nëpër rrugë. Shirat e rrëmbyeshëm mbingarkuan sistemet e kullimit të qytetit, duke bërë që uji të grumbullohej me shpejtësi në rrugët kryesore dhe nënkalime. Si pasojë, dhjetëra automjete mbetën të bllokuara, ndërsa trafiku u ngadalësua ose u devijua në disa zona. Autoritetet u bënë thirrje banorëve që të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve. Reshjet e shiut janë relativisht të rralla në Emiratet e…
Sot shënuam Ditën e Arsimit Turk të organizuar nga Shkolla Fillore “Tefeyyuz”, një institucion me traditë të gjatë në arsimin në gjuhën amtare. Kjo ngjarje iu kushtua vlerës së arsimit turk në Maqedoninë e Veriut, rolit të tij në ruajtjen e identitetit kulturor, si dhe kontributit të vazhdueshëm të komunitetit turk në jetën arsimore dhe shoqërore. Në këtë ditë përcollëm mesazhin e respektit, barazisë dhe bashkëjetesës, duke riafirmuar përkushtimin institucional për mbështetjen e arsimit në gjuhën amtare si vlerë e përbashkët e shoqërisë sonë shumetnike. Respektimi i arsimit në gjuhën amtare për të gjitha komunitetet mbetet themel i barazisë dhe…
Qetësuesit ose sedativët (diazepam, lexilium, valium, helex) që farmacitë nuk duhet t’i japin pa recetë, përdorimi me recetë në një moment të jetës së tyre u raportua nga 9.9 përqind e djemve dhe 12.2 përqind e vajzave në Maqedoni, për një total prej 11 përqind. Përdorimi i qetësuesve pa recetë ishte më i ulët, në 5.7 përqind të djemve dhe 7.5 përqind të vajzave, për një total prej 6.6 përqind, treguan të dhënat e projektit evropian të kërkimit shkollor mbi alkoolin dhe drogat e tjera – ESPAD 2024, i cili u prezantua dje nga Instituti i Shëndetit Publik. Të dhënat…
Kryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), Abdullah Eren, gjatë këtyre ditëve po qëndron në RMV, ku në fokus do të jenë takimet miqësore me përfaqësuesit shtetëror, në kuadër të kremtimeve për 21 Dhjetorin – Ditën e Arsimit Turk në vend. Në kuadër të këtyre takimeve, Eren sot u prit në takim nga presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova, ku temë e diskutimit ishin bashkëpunimi dypalësh mes vendeve mike të orientuar drejt zhvillimit, frymës së mirëkuptimit të ndërsjellë dhe vizionit të përbashkët për të ardhmen. Kryetari i TiKA-s, Abdullah Eren theksoi se shprehja e kënaqësisë nga ana e…
Sot, më 19 dhjetor 2025, Agim Islami ka bërë një thirrje publike për drejtësi përmes një statusi në Facebook, duke deklaruar se po hyn në vitin e 18-të të vuajtjes së dënimit me burg për një vepër që nuk e ka kryer. Islami shprehet se është një nga shumë persona të pafajshëm që vuajnë pas grilave për raste të montuara dhe të fabrikuara, duke akuzuar drejtpërdrejt institucionet që, sipas tij, kanë dështuar të zbatojnë drejtësinë. Në statusin e tij të plotë, ai shkruan: > “Sot,19 dhjetor 2025, fillon viti i 18 në burg pa asnjë faj. Unë Agim Islami, jam…
Ish-prokurorja speciale Vilma Ruskoska ka paraqitur kallëzim në polici kundër Bojan Jovanovskit – Boki 13 për ngacmim telefonik. Sipas kallëzimit, incidenti ka ndodhur mbrëmjen e 18 dhjetorit 2025, kur Jovanovski, gjatë një transmetimi live në YouTube, e ka kontaktuar disa herë Ruskoskën në telefon, pavarësisht se ajo i kishte refuzuar thirrjet. Nga videoja që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se biseda është shoqëruar me deklarata fyese dhe shqetësuese nga ana e Jovanovskit. Në një moment, Ruskoska e ka paralajmëruar se nëse vazhdon me thirrjet, do ta denoncojë në polici, por thirrjet megjithatë kanë vazhduar. Nga Ministria e Punëve të…
Delegacioni qeveritar i udhëhequr nga zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit dhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Nikolloski dhe Vllado Misajllovski, sot janë në vizitë pune në Hungari. Gjatë vizitës, ministrat Misajllovski dhe Nikolloski zhvilluan takime me këshilltarin kryesor për siguri kombëtare, Marcel Biro, si dhe me Mate Loga, këshilltar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë Kombëtare, për zhvillim ekonomik dhe shërbime financiare kombëtare. Vizita e sotme e punës ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit të përgjithshëm bilateral ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe të lidhjeve ekonomike. Në kuadër të vizitës së sotme, si pjesë e delegacionit…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në drejtim të transparencës dhe edukimit më të madh të shoferëve, njoftoi se sistemi “Safe City” nuk do të jetë “kurth” për qytetarët. Ai tha se MPB planifikon të ndajë publikisht të gjitha vendet ku janë instaluar kamerat. Ai gjithashtu paralajmëroi miratimin e akteve nënligjore që do të përcaktojnë kufirin e lejuar të shpejtësisë. PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME “Ne udhëhiqemi nga parametrat evropianë që parashikojnë një tolerancë prej tre deri në dhjetë kilometra në orë mbi kufirin e lejuar të shpejtësisë. Qëllimi nuk është të ndëshkohet me çdo kusht, por…

