Author: Jeta almakos

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njoftoi se për shkak të ndryshimit të vetive organoleptike dhe pranisë së konstatuar të larvave dhe insekteve, Inspektori i Ushqimit këtë javë ndaloi importin e 22,3 tonë kivi të destinuara për përpunim industrial dhe nxori vendim për asgjësimin e padëmshëm të tyre. Siç njoftojnë nga AUV, bëhet fjalë për 22.340 kilogramë kivi, të importuara nga Republika e Serbisë, për të cilat, pas kontrollit organoleptik nga inspektori i ushqimit, është konstatuar se nuk janë të sigurta për import dhe për përpunim të mëtejshëm. “Importuesit i është lëshuar vendim me urdhër për asgjësimin e padëmshëm të sasisë…

Lexo më Shumë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, falënderoi Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) për mbështetjen që i ka dhënë vendit të saj, raporton Anadolu. TIKA ka realizuar rinovimin dhe pajisjen e Institutit Publik Shkencor të Hidrobiologjisë në Ohër, si dhe i ka dhuruar institucionit mjete dhe automjete. Në ceremoninë e përurimit të projektit në këtë institucion morën pjesë Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Siljanovska-Davkova, Ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, Kryetari i TIKA-s, Abdullah Eren, Konsulli i Nderit i Turqisë në Ohër, Abdurrahim Bayraktar, si dhe përfaqësues të Komunës së Ohrit. – “Kjo mbështetje tregon se shkenca…

Lexo më Shumë

Borxhi publik i vendit deri në fund të këtij viti pritet të arrijë në 60,9 për qind të Bruto Prodhimit Vendor (BPV), që në vlerë absolute do të thotë rreth 10,2 miliardë euro. Ndërkaq, në vitin 2026 borxhi publik parashikohet të rritet në 62 për qind të BPV-së, ose mbi 11,1 miliardë euro. Këto të dhëna u bënë të ditura nga zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankulloski, në emisionin “Biznes21”. Ai theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj konsolidimit fiskal dhe zbatimit të strategjisë fiskale, me synim që brenda disa viteve borxhi publik të ulet nën kufirin prej 60 për qind…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në Kuvendin e partisë tha se çdo anëtar nga partitë e tjera, e ka derën e hapur në PDSH. Ai ndër të tjera shtoi se ky subjekt politik ka dije për angazhimin e tyrë politik në të mirën e shqiptarëve në Maqedoni. “Kam plan serioz, kam plan të saktë se ku dua të arrij. Nuk është kjo se PDSH me inat do të bëjë diçka, por sepse ne kemi dije. Anëtarët e BDI-së apo edhe partivë të tjera, njësoj duhet të ndihen edhe në PDSH, ne jemi derë e hapur. Ne angazhohemi…

Lexo më Shumë

Arbër Ademi do të jetë Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së, ndërsa Sekretar organizativ është zgjedhur Nebi Rexhepi. Nënkryetar i parë i BDI-së do të jetë Bujar Osmani, ndërsa nënkryetar do të jetë edhe Faton Ahmeti nga Tetova, Erkan Arifi nga Dega e Likovës, Arbana Pashollu nga Dibra dhe Arta Bilalli Zendeli nga Dega e Gostivarit. Këshilli i ri i përgjithshëm i partisë sot në Kongres ka zgjedhur edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore, ndërsa në të nuk janë shumë anëtarë të vjetër si Sadulla Duraku, Talat Xhaferi, Blerim Bexheti, Fatmir Dehari, Nazim Bushi, Resi Abdurrahmani, Shaban Memeti, Ejup Rustemi, Musa Xhaferi,…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE e akuzoi LSDM-në se po keqpërdor qëllimisht një deklaratë të vjetër të kryeministrit Hristijan Mickoski lidhur me cilësinë e ajrit, me qëllim marrjen e pikëve politike dhe shpërqendrimin e opinionit publik. Nga partia vlerësojnë se bëhet fjalë për, siç thonë ata, “një gënjeshtër tjetër të fabrikuar”, e ngjashme me pretendimet e mëparshme për “migrantë dhe përhapjen e frikës”. VMRO-DPMNE “Nuk e dimë pse LSDM nuk i përdor deklaratat e ish-liderit të tyre Zoran Zaev, në të cilat ai premtonte se ‘Ajro, Ajro’ do ta pastrojë ajrin dhe do të sjellë jetë dhe ajër të pastër për të gjithë”. Ky…

Lexo më Shumë

Në raportin e Entit Shtetërorë për Revizion (EShR) është konstatuar se për bashkëpuntorët e vyeshëm, janë paguar avanse për “fitime të vogla”, në vlerë, prej jo më pakë se, 13 milionë denarë, ndërkohë që dokumentacioni nuk ka qenë në rregull dhe valid. Këto akuza i ka shpalosur partia VMRO-DPMNE, lidhur me rastin “Llotaria Shtetwrore”. Shumë e përgjithshme që është vjedhur, sipas kumtesës partiake të VMRO-së, arrinë në 3 milionë euro. “Tandemi kriminalë” i LSDM-së dhe BDI-së, shkaktoi krimin milionësh në “Llotarinë”, akuzoi VMRO me anë të Kumtesës partiake, duke e vecuar si akter kryesor, ish-drejtorin e “Llotarisë Shtetërore” Përparim Bajramin…

Lexo më Shumë

Njohësi i çështjeve politike, Mentor Nazarko, ka vlerësuar lart figurën e ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, duke theksuar profilin e tij të ndërtuar në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Sipas Nazarkos, pavarësisht dyshimeve fillestare për paraqitjen e tij në ballafaqimin politik në Çair, Osmani arriti të dalë bindshëm dhe me performancë solide. Nazarko nënvizon se ky rezultat tregon qartë se elektorati di të vlerësojë figura politike me përvojë institucionale dhe me peshë diplomatike. “Populli i vlerëson figurat që kanë krijuar profil rajonal e ndërkombëtar”, shprehet ai, duke e cilësuar Osmanin si një politikan që ka…

Lexo më Shumë

Një valë e ftohtë do të sjellë temperature të ulëta deri minus njëzët gradë celsiuz (-20), në rajon. Parashikime të këtilla ka shpalosur e paralajmëruar Sllavco Poposki, ekspert për parashikimin e motit. Sipas tij, nata e Vitit të Ri, do të jetë me borë dhe me temperatura ekstremisht të ulëla për vendin dhe rajonin tonë, edhe atë deri minus njëzet gradë celsiuz (-20). Të dhënat e këtilla eksperti Popovski i ka paraqitur ne Instagram, por, gjithnjë duke u bazuar në të dhënat e fundit rreth motit në Evropë dhe sidomos rajonin tonë.

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti sot Kongresin e pestë të partisë. Në fjalimin e tij, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se kjo parti lindi nga nevoja për barazi, rrugëtoi drejt plotësimit të përfaqësimit shqiptarë nëpër institucione dhe sot është parti që mbron karakterin unitar të shtetit të Maqedonisë së Veriut. “BDI lindi nga nevoja për paqe dhe përfaqësim. Nder vite, nga lufta kaluam në përfaqësim institucional, ndaj sot BDI është parti që mbron karakterin unitar të shtetit. Koha kërkon maturi dhe përgjegjësi, sepse bota sot po përballet me kriza të shumta që po e ndryshojnë mënyrën se si ne…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka njoftuar se ka arrestuar një 28-vjeçar nga fshati Poroj, i cili dyshohet se ka goditur me veturë një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më 19 dhjetor 2025, rreth orës 12:50, në rrethrrotullimin e rrugëve “Ilinden” dhe “Iliria” në Tetovë. Zyrtarët policorë i kishin dhënë shenjë ndalimi drejtuesit të automjetit, por ai nuk ka respektuar urdhrin “stop” dhe, duke drejtuar veturën e tipit “Audi” me targa të Tetovës, ka goditur një polic, pas së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas ndërmarrjes së masave…

Lexo më Shumë

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë realizuar kontrolle në disa lokale në rajonin e Pollogut, ndërsa në një lokal, janë gjetur 6 të mitur, të cilëve u ishte shërbyer alkool. “Më 19.12.2025 në periudhën prej ora 22:10 deri në 23:55, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë në bashkëveprim me Inspektoratin Shtetëror të Punës, Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Drejtorinë e të Hyrave Publike, kanë kryer kontroll aksion në objektet hoteliere në rajonin e SPB Tetovë. Me këtë rast, në një objekt hotelier në Tetovë në rrugën “Jovan Onçevski” ku si menaxherë janë…

Lexo më Shumë