Koalicioni VLEN mbrëmë ka qëndruar në qytetin e Gostivarit. Nga ky koalicion, thonë se tubimi ka dëshmuar se Gostivari ka vendosur për një drejtim të ri, pas tetë viteve qeverisje të dështiar.
“Atmosfera e zjarrtë, brohoritjet dhe flamujt në duart e qytetarëve ishin shenjë e qartë se ndryshimi tashmë ka filluar.
Programi i VLEN-it për Gostivarin sjell infrastrukturë moderne, transport të qëndrueshëm, ujësjellës dhe kanalizim funksional, me qëllim që çdo shtëpi të ketë kushte të denja për jetesë. Po ashtu, theksi vendoset në arsim cilësor, rini aktive dhe mjedis të pastër e të gjelbër, ku Gostivari do të jetë shembull i një qyteti që merr frymë lirshëm.
Tubimi i sontëm konfirmoi fuqinë e lëvizjes qytetare që po bashkon Gostivarin nën një ideal të vetëm, ndryshimin e vërtetë me Sebaudin Dautin.
Më 19 tetor, Gostivari do të flasë me NJË ZË, zërin e guximit, të shpresës dhe të së ardhmes që fillon me VLEN”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Data 16.10.2026
Aktuale
- Tesla prezanton veturën që “fluturon”
- Protestat studentore: Edi Rama flet për manipulime politike dhe dhunë
- Bombastike: Motoçiklisti fluturon me 188 km/h në autostradën Gostivar–Tetovë, policia e arreston!
- SI AFATSHKURTËR ASHTU ME NORMË INTERESI TË LARTË: Deri në 3.60% interes fiks për vetëm 6 muaj kursime afatgjata në ProCredit Bank
- Sot shi dhe borë në male, por fundjava sjell mot me diell
- Mickoski për zgjedhjet e parakohshme: Është e mundur, kurrë mos thuaj kurrë
- Britania e Madhe niset në misionin e revolucionit hapësinor për pastrimin e mbeturinave orbitale
- Protestat studentore në Tiranë: Një thirrje për ndryshim dhe përgjegjësi



