Author: Jeta almakos

Me vizitën e Visar Ademit, kandidat i pavarur për Komunën e Gostivarit është përmbyllur cikli i vizitave që Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perendimore kishte me kandidatët për kryetar komunash dhe me partitë politike. Ademi tha se është shumë i rëndësishëm funksionimi i trekëndëshit qytetar – komunë – sektori privat, sepse sipas tij, nga ky trekëndësh varet mirëqenia e qytetarëve. Sipas Ademit, bashkëpunimi me OEMVP-në do të ishte një ndihmesë shumë e madhe për komunën e Gostivarit, komunë kjo e zhytur në borxhe të thella. VISAR ADEMI, KANDIDAT I PAVARUR PËR KOMUNËN E GOSTIVARIT “Për një komunë të Gostivarit që ka…

Lexo më Shumë

Skandali që qarkullon në rrjetet sociale dhe media, e që ka tronditur opinionin në Kërçovë dhe më gjerë, ka nxjerrë në pah faqen e zezë të kulturës politike që për dy dekada ka prodhuar turp në vend të përgjegjësisë. Përpjekjet për ta paraqitur këtë si “shantazh” apo për ta relativizuar me pretendime për “materiale të fabrikuara” nuk mund ta ndryshojnë faktin se dëmi ndaj moralit publik dhe besimit të qytetarëve tashmë është bërë. Opinioni publik nuk ka nevojë për ekspertiza për të kuptuar se çfarë është e denjë dhe çfarë jo për një përfaqësues publik. Qytetarët e Kërçovës janë mjaft…

Lexo më Shumë

Në tubimin e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në komunën e Çairit, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përcolli një mesazh të qartë për zgjedhjet lokale të 19 tetorit dhe duke kërkuar mbështetje për kandidatin e AKI-së, Bujar Osmani. “Më 19 tetor votoni numrin 4. Numri 4 është krenaria jonë kombëtare, nga Struga deri në Likovë e Kumanovë. Nuk do t’ju zhgënjejmë, ashtu siç nuk ju kemi zhgënjyer deri tani,” deklaroi Ahmeti, njofton TS. Ai theksoi rolin historik të lidershipit shqiptar në integrimin e vendit në strukturat ndërkombëtare. “Ne këtë vend e anëtarësuam në NATO, zotëri Sela. Tani, ne duhet ta…

Lexo më Shumë

Kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar në Qytetin e Shkupit, Orce Gjorgjievski mori pjesë në vendosjen e gardhit mbrojtës në deponinë “Drislla” ndërsa pasi të marrë funksionin kryetar i Shkupit, paralajmëron edhe ndërtimin e një qendre bashkëkohore për riciklim të mbeturinave prej të cilës edhe do të ketë përfitime financiare. Fabrika e riciklimit do të ndërtohet sipas shembullit të Lubjanës, paralajmëron Gjorgjievski. Përfundimisht do të ndërtojmë qendër të re bashkëkohore për riciklimin e mbeturinave këtu në Drislla, diçka që po premtohet për tridhjetë vite me radhë në kryeqytetin tonë por për fat të keq deri tani nuk ka realizim. Me ndërtimin…

Lexo më Shumë

“Nuk presim që Filipçe të dijë dhe të jetë ekonomist, por përgjegjësia kërkon që ai të paktën të konsultohet me dikë që i kupton numrat. Natyrisht, këshilltarët e Filipçes nuk i kanë bërë detyrat e shtëpisë. Në vend që të informojnë, po përpiqen ta mashtrojnë politikisht me të dhëna të pasakta për ekonominë”, thanë sot nga qeveria, si kundërpërgjigje ndaj kreut të LSDM-së që sot akuzoi qeverinë për rritje të borxhit ndër vite. Nga Qeveria thonë se nuk kanë ndërmend të marrin pjesë në grindje të lira politike. “Buxheti është i qëndrueshëm dhe likuid. Të gjitha detyrimet ndaj qytetarëve, kompanive…

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, e cila sot do të takohet me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tha se pret propozime dhe zgjidhje krijuese prej saj, pas, siç tha ajo, deklaratës së saj të guximshme se mburoja e konsensusit në procesin e integrimit evropian duhet të sfidohet ose të shembet. Siljanovska, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se çfarë pret nga takimi, por edhe çfarë do t’i thotë Von der Leyen, theksoi se beson që do të diskutohet Agjenda e Reformave dhe Plani i Rritjes, por shtoi se do të jetë më shumë në sferën e bisedimeve…

Lexo më Shumë

Në Komunën e Butelit ka nisur rikonstruksioni i plotë i 6 rrugëve kryesore në lagjen Vizbeg, një projekt që për herë të parë do t’i sjellë asfalt këtyre rrugëve. Kryetari i komunës dhe kandidati i VMRO-DPMNE-së për mandatin e dytë, Darko Kostovski, theksoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të barabartë të të gjitha lagjeve. “Sot filluam rikonstruksionin e plotë të 6 rrugëve në Vizbeg. Këto rrugë për herë të parë do të asfaltohen. Nuk ka më qytetarë të harruar! Po investojmë në të gjitha vendbanimet,” ka deklaruar Kostovski. Kryetari i Butelit Kostovski gjithashtu ka shtuar se…

Lexo më Shumë

Kryeministri Mickoski zhvilloi takim me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der LeyenKryeministri Hristijan Mickoski, sot në ambientet e Qeverisë, zhvilloi takim me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në kuadër të turneut të saj ballkanik. Gjatë takimit u diskutua për perspektivën evropiane, përparimin e proceseve reformuese, bashkëpunimin ekonomik, sigurinë energjetike dhe transformimin digjital. Kryeministri Mickoski theksoi vendosmërinë e Qeverisë për të përshpejtuar integrimin evropian të vendit përmes rezultateve konkrete dhe përmbushjes së standardeve evropiane. Ai nënvizoi se shteti pret nga Bashkimi Evropian përkushtim të qartë dhe konkret, si konfirmim i perspektivës evropiane dhe si mbështetje për qytetarët…

Lexo më Shumë

Ekipi i kandidatit të pavarur për Gostivarin Visar Ademi, doli para mediave me 5 zotime se do të pastrojnë administratën e korruptuar bashkë me pastrimin e mbeturinave dhe heqjen e nepotizmit bashkë me heqjen e qenve endacakë, përcjell TV21. Kandidati Ademi tha se prioritet ka ringjalljen e ekonomisë duke shfrytëzuar pasuritë natyrore të maleve dhe burimet e ujit. Theksin e vendos tek krijimi i kushteve të volitshme për rikthimin e diasporës për të investuar në Gostivar. “Dua vetëm të them që këto 5 premtimet tona që janë në emrin tim dhe të ekipit tonë këtu bashkë që jemi, i thamë,…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot vizitoi deponinë “Drislla”, ku njoftoi fillimin e punimeve për ndërtimin e rrethimit mbrojtës të hapësirës, projekt ky që realizon kërkesën e banorëve të fshatit Batincë për mbrojtje nga qentë endacakë dhe ndotja e mbeturinave. Mexhiti, i shoqëruar nga kryetari i BNJVL-së, Orce Gjeorgjievski, deklaroi para mediave se që nga dita e parë e mandatit të tij është përballur me një nga problemet më të mëdha të kryeqytetit, menaxhimin e keq dhe të paorganizuar të deponisë “Drislla” por theksoi se me këtë projekt fillon një fazë e…

Lexo më Shumë

Uebsajti i stacionit të autobusëve ndërqytetas të Shkupit (sas.com.mk) është hakuar nga një individ ose grup që e quajnë veten “Argons”, dhe në të është postuar një video që kërcënon me “Armageddon kibernetik” autoritetet e vendit. Duke gjykuar nga fakti që videoja u ngarkua në “Vimeo” më 13 tetor, përcjell “Sloboden Peçat, duket se mesazhi në gjuhën angleze ka qenë në faqen e internetit të hakuar për dy ditë. “Menduat se mund të na përdornit për të shkatërruar kundërshtarët tuaj me metodat tona. Por nuk paguat kurrë. Ajo që është rënë dakord është rënë dakord. Së shpejti do ta shihni…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar për Qytetin e Shkupit nga VMRO-DPMNE Orce Gjorgjievski, prezantoi vizionin e tij për arsim modern, digjital dhe ekologjik në kryeqytet, duke paralajmëruar një sërë projektesh kapitale që synojnë përmirësimin e shkollave, procesit mësimor dhe kushteve për nxënësit dhe mësuesit. Gjorgjievski tha se do të ndërtohen 2 shkolla të reja të mesme, do të zbatohet transformim i plotë energjetik i të gjitha shkollave të mesme në Shkup ku secila shkollë do të pajiset me panele fotovoltaike, izolim termik, fasada të reja dhe sisteme inteligjente për monitorimin e konsumit të energjisë. ORCE GJORGJIEVSKI, KANDIDAT I VMRO- SË PËR QYTETIN…

Lexo më Shumë