Kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar në Qytetin e Shkupit, Orce Gjorgjievski mori pjesë në vendosjen e gardhit mbrojtës në deponinë “Drislla” ndërsa pasi të marrë funksionin kryetar i Shkupit, paralajmëron edhe ndërtimin e një qendre bashkëkohore për riciklim të mbeturinave prej të cilës edhe do të ketë përfitime financiare. Fabrika e riciklimit do të ndërtohet sipas shembullit të Lubjanës, paralajmëron Gjorgjievski.
Përfundimisht do të ndërtojmë qendër të re bashkëkohore për riciklimin e mbeturinave këtu në Drislla, diçka që po premtohet për tridhjetë vite me radhë në kryeqytetin tonë por për fat të keq deri tani nuk ka realizim. Me ndërtimin e një qendre të tillë moderne për reciklim sipas principeve dhe shembujve që janë në Slloveni, në Lubjanë konkretisht do të pamundësohet ajo që ka qenë rast në të kaluarën, ndotje e ambientit jetësor dhe trajtim të pa sigurtë të mbeturinave por ne do të përfitojmë si kryeqytet nga përpunimi i atyre mbeturinave kështu që një nga projektet kyçe”, deklaroi Orce Gjorgjievski – Kandidat i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Shkupit.
Data 09.10.2026
Aktuale
- 16-vjeçari nga Çegrani kapet duke drejtuar “Audi” pa patentë dhe pa dokumente
- Partitë serbe shtojnë praninë në Maqedoni, Bogdanoviq del me subjekt të ri politik!
- Nuk iu bind policisë dhe voziste pa patentë, arrestohet 44-vjeçari në Gostivar
- 62-vjeçari denoncon sulm fizik në Gostivar, ngjarja kishte ndodhur më 27 shtator
- Bërvenica nën vëzhgimin e policisë, thirrje për fushatë pa tensione
- LSH / Sela: Të ndalet represioni policor ndaj shqiptarëve, për dhunën ndaj të rinjëve në Shkup të ketë përgjegjësi penale dhe politike
- Dyshimet mbi efektet e ligjit për Dhomat e Specializuara
- Pas miratimit të ligjit për Specialen: Çfarë ndodh më tutje?



