Histori të dhimbshme vijojnë të dëgjohen nga Ukraina, ku njerëz të pafajshëm rrezikojnë çdo minutë jetën nga predhat ruse. Një nënë me 3 fëmijët e saj të mitur që qëndron në një vendstrehim në Kiev tregon për mediat e huaja se si po i mëson ata të dallojnë ndryshimin mes zhurmës së një bombe dhe një predhe që po vjen. “Nëse dëgjon boom, boom, do të thotë që bombardimet janë larg, ndërsa nëse dëgjohet një si vërshëllimë, ajo është zhurma e një rakete në fluturim dhe rreziku më i madh për ne”, tregon Olena. Nëna tregon se ajo ka vendosur…
Author: Jeta almakos
Një imazh tronditës tregon çfarë shkaktuan sulmet e forcave ruse në Mariupol. Një baba shfaqet duke qarë mbi trupin e djalit të tij adoleshent. Serhii, babai i adoleshentit u fotografua duke përqafuar trupin e djalit, të mbuluar nga një carcaf të larë nga gjaku i tij. Djali kishte mbërritur në spital pak çaste para se të ndërronte jetë, me të dyja këmbët e copëtuara nga një predhë ruse. Mariupoli, i cili është tërësisht i rrethuar nga forcat ruse, është bombarduar prej mëngjesit të djeshëm në përpjekje për të detyruar qytetin t’i nënshtrohen forcave të Putin. Zyrtarët thonë se nuk mund…
Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi, ka folur për gjendjen e krijuar rreth furnizimit me derivate. Ai ka thënë se nuk ka vend për panik, pasi shteti ka rezerva të naftës. “Nuk ka krizë për furnizimin me naftë dhe derivate të naftës. Ka mjaftueshëm rezerva edhe tek tregtarët edhe në rezervat shtetërore të mallrave. Mos të bëhet panik tek qytetarët se do të kenë kufizime për naftën dhe derivate të naftës”, tha Bekteshi. Ndryshe, më herët Komisioni Rregullator për Energjetikë theksoi se në disa vende për furnizim me derivate kanë vendosur kufizim të derivateve që mund t’i blejnë qytetarët,…
Në Kumanovë, Shtip dhe qytete tjera në Maqedoni gjatë ditës së sotme janë vërejtur kolona të krijuara nëpër karburante, pas qarkullimit të një lajmi të rremë. Lajmi i rremë ishte se gjatë ditëve të ardhshme nuk do të ketë sasi të mjaftueshme të naftës dhe lajmi se do të ketë rritje drastike të çmimeve. Lajmi ishte përhapur përmes rrjeteve sociale, përcjell INA. Asnjë institucion apo kompani nuk ka bërë të ditur apo përhapur lajmin se çmimet e derivateve te naftës do të rriten ndjeshëm apo se do të ketë restriksione, për shkak të nevojave për rezerva. Kompania e njohur “Makpetrol”…
Polica ukrainase ka publikuar një video ku shfaqet qyteti i Chernihivit pas sulmeve të agresionit rus. Në video shfaqet shkatërrimi i ndërtesave dhe automjeteve. Qyteti ka parë granatime të rënda nga forcat ruse, por mbetet në duart e Ukrainës.
Para pak ditësh, një autokolonë ruse rreth 60 km e gjatë, u fotografua në drejtim të Kievit. Aktualisht kjo autokolonë nuk po duket gjëkundi. Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se karvani duket se ka ngecur rreth 30 kilometra (19 milje) jashtë Kievit dhe ka bërë “pak përparim” gjatë tre ditëve të fundit. Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, pohoi se autokolona “mbetet e bllokuar”, ndërsa shtoi se ndoshta ky është një plan për të qenë në gjendje që këto forca të marrin ndihma në qytetet ku rusët kanë marrë pushtetin. BBC shkruan se autokolona 60 milje e gjatë,…
Dejan Vujiq, është njëri nga mercenarët serbë që lufton përkrah agresorit rus në Ukrainë. Ai është mik i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, gjë që shihet edhe në një foto që vet Vujiq e ka postuar në profilin e tij në facebook. Ai e pranon se e ka pasur komandant, njëri nga shefat e inteligjencës ruse, përkatësisht SVR-së, dhe më pas Vladimir Kononov, ministër i mbrojtjes së Donjeckut. Megjithëse thotë se ka shkuar të luftojë për t’i ndihmuar rusët, Vujiq thotë se rusët nuk janë profesionistë në luftë. Dejan Vujiq dhe Aleksandar Vuciq “Rusët bëjnë pushkë që vrasin njerëz dhe…
Sulmet ruse kanë shkaktuar mjaft viktima të pafajshme mes popullsisë civile në Ukrainë. Mes tyre mjaft fëmijë. E gjithë kjo ka sjellë zemërimin e Komandës së Forcave të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Me anë të një postimi në Facebook, “ujqërit” e Ukrainës kanë paralajmëruar rusët se s’do të ketë mëshirë për ata. Ata theksojnë faktin se Rusia po sulmon nga larg dhe për pasojë nuk mund t’i shohin fëmijët dhe të rriturit se çfarë po përjetojnë. Postimi i plotë: “Vëllazëria SSO e Ukrainës i dërgon përshëndetjet e saj artilerisë ruse! Ne ju përgëzojmë: pasi bombardove qytetet…
Dekreti për zgjedhjen e Lubomir Frçkovsit si ambasador në Kombet e Bashkuara nga nxitur reagimet e opozitës. Antonio Milloshoski nga grupi parlamentar I VMRO-DPMNE-së vlerëzon se Frçkovski po dërgohet si ambasador në mënyrë të paligjshme dhe se i njejti shumë shpejt do të kthehet. Sipas tij është e paparë që si ambasador të dërgohet një person të cilin SHBA-të paraprakisht e kanë refuzuar si diplomat jo të dëshirueshëm në Amerikë. “Kryetari Pendarovski nuk e flet të vërtetën kur tha se të gjitha kushtet ligjorë janë plotësuar, përkundrazi, kushti ligjorë nga neni 39 I ligjit për punë të jashtme për paraqitje…
Ministria e Punëve të Jashtme njofton se do të dërgojë një ekip diplomatik në Ukrainë, përcjell TV21. Ekipi përbëhet nga ambasadori i vendit tonë në Ukrainë, Krum Efremov, së bashku me një zyrtar tjetër konsullor me përvojë, të cilët do ta udhëheqin procesin në terren për të ndihmuar në evakuimin e shtetasve tanë e bashkë me to edhe qytetarëve ukrainas (të cilët kanë lidhje me shtetasit tanë). “Informojmë se deri më tani rreth 50 shtetas tanë janë larguar nga Ukraina, ndërsa 50 janë ende në territorin ukrainas ashtu si dhe familjarë të tyre, shtetas ukrainas. Prej tyre, 25 janë larguar…
Një i ri rus i është bashkuar ushtrisë në sulmet ndaj Ukrainës. Por, i njëjti është kapur nga autoritet ukrainase, derisa më pas i është dhënë mundësia të kontaktojë me nënën e tij, përcjellë Gazeta Online Reporteri.net. Në një bisedë telefonike me nënën e të, ai i tregon se shokët e tij janë vrarë. “I kanë vrarë të gjithë, as trupat nuk i kanë larguar, unë jam ende gjallë”, i thotë ai nënës së tij. “Unë dua që ti të vish në shtëpi”, i thotë ajo. Në një moment nëna e tij e cila nuk mban dot lotët, e lut…
Qytetarët ukrainas janë tallur me një ushtar rus, i cili shihet duke “luftuar” me një derë në Kherson, qytet i Ukrainës, por duke u larguar vetëm pak më vonë. Në videon e filmuar nga ukrainasit, shihet se ushtari tenton ta thyejë derën dhe të hyjë brenda një dyqani të quajtur “Techno House”, por pavarësisht përpjekjeve, nuk ia del, përcjell Botapress.info Ushtari shihet duke goditur me grusht xhamin e thyer me kondakun e pushkës së tij, duke rrëzuar copat në një përpjekje të dukshme për të hapur derën duke përdorur dorezën brenda. Por pasi vuri armën në tokë dhe u përpoq…