Author: Jeta almakos

Ne duam të ndihemi të sigurt, por njerëzit vijnë këtu dhe na gjuajnë, tha për “Telma” një nga anëtarët e grupit fetar hebre Lev Tahor të cilët janë të vendosur në dy shtëpi në Kumanovë. Mbrëmë në njërën prej objekteve janë hedhur vezë dhe sende të forta, ndërsa në mëngjesin e sotëm ka mbetur ende gjurmë nga ai sulm ndaj popullatës lokale. Gjurmët e vezëve të hedhura ishin ende para njërës prej shtëpive ku po qëndrojnë anëtarët e grupit hebre, të cilët që nga e enjtja ndodhen në Kumanovë. Mbrëmë një grup i madh të rinjsh janë mbledhur para shtëpisë…

Lexo më Shumë

Shqiptarët po arrijnë suksese të mëdha edhe në shtetet më të fuqishme në Europë. Një prej tyre është edhe Ismet Vali Salihu nga Shkupi, një biznismen shumë i njohur në Hamburg të Gjermanisë. 52-vjecari është pronar i tre restoranteve në këtë qytet të madh, “Due Fratelli”. Gjithashtu, ai së bashku me afaristin e njohur Aziz Kelmendin do të jetë figurat kryesore në projektin gjigand të energjisë dhe ujit, i cili do të lidhë shtetet e Ballkanit: Maqedoninë, Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë./Open-TV/

Lexo më Shumë

Ngritja e çmimeve të derivateve në tregjet ndërkombëtare sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka ndikuar edhe në Kosovë. Sipas Berjanit, Kosova ka çmimet shumë të larta të derivateve. “Sa i përket çmimit të derivateve çmimi është shumë i lartë për qytetarët tanë, pasi që gjendja ekonomike eshtë e vështirë. Por kjo rritje është duke ndodhur në tregjet ndërkombëtare. Në bazë të çmimit në Berza dhe organizatës prodhuese OPEC edhe tek ne reflekton ngritja e çmimit të derivateve”, tha Berjani. Sipas tij, Kosova ka çmimet me të larta të derivateve në 20 vitet e fundit, ndonëse…

Lexo më Shumë

Kryetarja e prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, Villma Ruskovska, thotë se prokuroria ka punuar shumë që nga përfundimi i mandatit të pesë prokurorëve. Në një prononcim për Focus, ajo akuzon se për shkak të procedurës për përzgjedhjen e prokurorëve të zhvilluar në Këshillin e Prokurorëve Publikë, është lënë të punojë me tetë persona, disa prej të cilëve të specializuar për ndjekjen e krimeve të kryera nga punonjësit e policisë. Përzgjedhja varet aktualisht nga vlerësimi i prokurorëve që aplikojnë për një pozicion në Njësinë kundër Krimit dhe Korrupsionit. I gjithë procesi nuk ka afat kohor dhe sipas Këshillit të…

Lexo më Shumë

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, në një nga tenderët e fundit për vitin 2021, Komuna e Strugës e udhëhequr nga Ramiz Merko ka blerë licenca për antivirus në vlerë prej 393.750 denarë, apo rreth 6400 Euro, shkruan InfoShqip. Në bazën e prokurimeve publike del se Komuna e Strugës me datë 21 Dhjetor ka nënshkruar marveshje për blerjen e 150 licencave të antivirusit nga kompania “Jongis” nga Ohri dhe në tender specifikohet se kompania në fjalë duhet të bëjë edhe instalimin e antiviruseve në kompjuterët e komunës. Poashtu në tender specifikohet se aktualisht Komuna e Strugës përdor antivirusin e llojit…

Lexo më Shumë

Për të tetën javë radhazi rritet çmimi i karburanteve. Nga mesnata benzina do të shitet me çmim më të lartë për një denar, ndërsa dizeli do të jetë gjysmë denarë më i shtrenjtë në krahasim me javën e kaluar, shkruan Alsat. Benzina 95 në shtatë ditët e ardhshme do të kushtojë 82 denarë, 84 denarë do të kushtojë një litër BS 98, ndërsa çmimi i ri i naftës është 74 denarë. Çmimet e reja të karburanteve: BS 95            – 82 DENARË BS 98            –  84 DENARË Eurodizeli    – 74 DENARË Nga KRRE për Alsat thonë se nuk kanë fuqi t’i…

Lexo më Shumë

Numri i vdekjeve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje gjatë muajit janar dhe në dhjetëditëshin e parë të muajit shkurt. Nga Instituti i Shëndetit Publik kanë bërë të ditur se nga 10 janari deri më 10 shkurt janë regjistruar 529 vdekje. Më së shumti të vdekur brenda një dite janë regjistruar më 4 shkurt, gjithsej 39, dhe më 9 shkurt, 34. Sipas të dhënave të Institutit, mbi 80 për qind e viktimave janë persona jo të vaksinuar. Protokolli për regjistrimin e viktimave në Maqedoninë e Veriut dallon nga ai i shteteve tjera të rajonit dhe më gjerë,…

Lexo më Shumë

Ekonomia botërore hyri në vitin 2022 me inflacion të lartë, borxhe të larta të sektorit privat dhe publik, si dhe ndërprerje të zinxhirit furnizues në të gjithë botën. Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të ndajë fatin e ekonomisë botërore, e veçanërisht atë të Evropës. Ekonomia e Maqedonisë së Veriut është e vogël, e hapur dhe e varur nga importi. Secila prej ndërprerjeve globale, si në tregjet e energjisë dhe ushqimit, ashtu edhe në anën e kërkesës efektive globale për produktet dhe shërbimet tona, ndikon në ekonominë e vendit. Komisioni Evropian pret që inflacioni i lartë në eurozonë të vazhdojë.…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pasditen e djeshme, respektivisht rreth orës 17:50 në SPB-Shkup është raportuar se në Qendrën për Transport është gjetur i vdekur një person i pastrehë, mes moshës 50-60 vjeçe. “Mjeku i ambulancës ka konstatuar vdekjen e tij dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Vetëm për dy javë në Tetovë janë kafshuar 9 qytetarë nga qentë endacakë, ndërsa nga 1 janari janë kafshuar 13 qytetarë. 11 prej të kafshuarve kanë pranuar ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik. Kështu bëjnë të ditur nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë. Por a ka marrë komuna ndonjë masë për qentë endacakë? “Brenda javës pritet të publikohet projekti. Jemi në pritje të planit ku kemi angazhuar edhe ndërmarrjen, por presim edhe nga kompani private të sjellin planet e tyre për një zgjidhje të qëndrueshme. Cili do të jetë plani më i mirë, ai do të zbatohet”, thonë nga…

Lexo më Shumë

Pula nuk është vetëm zogu më i populluar në planet por edhe një ndër më të abuzuarit. Mishi i pulës është mishi më i konsumuar në botë ku vetëm për të ushqyer amerikanët, 9 miliardë pula vriten çdo vit dhe rreth 50 miliardë për të ushqyer gjithë botën. Këta zogj jetojnë dhe vdesin brenda objekteve të ashpra të prodhimit industrial që vendosin fitimin mbi mirëqenien e kafshëve. Organizata ‘Animal Rescue Albania’, ka lajmëruar së fundmi, se më datë 16 shkurt, do të publikohet një video e cila tregon qartë torturat e pulave para therjes. Sipas tyre, bëhet fjalë për prodhuesin…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e kryetarit të Partisë Socialdemokrate dhe 12 personave të tjerë. Përmes një shkrimi në Facebook, Policia ka bërë të ditur se Molliqaj dhe të tjerët janë arrestuar për pengim të personave zyrtar në kryerje të detyrës. “Sot rreth orës 15:00, në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, saktësisht në objektin e ZRRE-së, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë arrestuar 13 persona. Megjithëse policia vazhdimisht u ka bërë thirrje që të dalin nga objekti dhe të vazhdojnë aktivitetin e tyre, duke mos penguar zyrtarët e institucionit në fjalë, të njëjtit nuk janë bindur.…

Lexo më Shumë