Pavarësisht rritjes së përditshme të çmimeve të produkteve ushqimore, të faturave mujore, madje edhe të transportit, Qeveria pohon se për momentin nuk ka ndonjë goditje serioze çmimesh për qytetarët. Autoritetet vlerësojnë se me masën për çmimet e ngrira dhe marzhet e kufizuara, edhe disa çmime janë ulur. Por, qytetarët vërejnë vetëm një trend në rritje A i mbani mend çmimet e tre produkteve, që i keni blerë në nëntor të vitit të kaluar dhe sot? “Djathi 185, tani 235 denarë për kilogram. Kaçkavalli 285 – 335 denarë, fasulja 55 denarë, tani është 65 denarë”, tha një qytetar. “Çdo ditë rriten…
Author: Jeta almakos
Si rezultat i rreshjeve të pandërprera të borës, rrugët në lagjen vikend shtëpizave në Kodrën e Diellit janë të bllokuara. Edhe pse bora ishte paralajmëruar, institucionet lokale nuk kanë reaguar. Deri në mesdite janë lajmëruar dhjetra raste për ndihmë ngaqë siç thonë, rrugët kanë qenë të papastruara, me akull gjë që ka pamundësuar qarkullimin e banorëve dhe vizitorëve në ketë lagje. Deri në mesdite në rrugët kryesore të qendrës për skijim ka kaluar vetëm një kamionetë për pastrim, ndërkaq rruga kryesore Tetovë-Kodra e Diellit vazhdon të jetë e pa pastruar tërësisht nga Ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë”. Edhe përkundër këtij…
Mediat raportojnë se Rusia është përjashtuar nga festivali evropian i muzikës së lehtë, Eurovision 2022. Të shpresojmë se Evropa do shkojë edhe një hap tutje dhe do propozojë që bukurosheve ruse t’u ndalohet pjesëmarrja në “Miss Bota”! Dhe përderisa Evropa vazhdon të kërkojë udhë tërthorëse si ta gjunjëzojë Rusinë – por ashtu që të mos dëmtohen interesat e saja dhe të mos pësojë SWIFT sistemi – rrjetet sociale ulërijnë nga debatet shqiptare se çka e dallon Presidentin ukrainas nga burrështetasit tanë si dhe, çka i bënë të ngjashëm kryetarët e kryeqendrave shqiptare me atë të Kievit? Nga do që ta…
Vlora Ademi është nëna e Dijarit i cili është pjesëmarrës në garat e matematikës për shkollat fillore. Ajo shprehet e shqetësuar sepse interesi i djalit të saj dhe shumë fëmijëve tjerë mund të shuhet për shkak materialeve të cilat janë vetëm në gjuhën maqedonase. Ajo shtoi se 50% të kohës së ushtrimeve ato duhet ta kalojnë duke përkthyer dhe sipas saj ky është një inkluzion tjetër në arsim. “Kjo eksperiencë për Diarin sidoqoftë ishte e bukur ngase e ka pasion matematiken ishte një super sfidë, ngarkesë psikologjike. Hasëm në vështirësi sepse të gjithë materialet fatkeqësisht dhe me keqardhje mund të…
Autorët të panjohur sonte kanë djegur kontejnerë për grumbullimin e mbeturinave në lagjen e Bit Pazarit në Komunën e Çairit, transmeton Portalb.mk. Incidente të këtilla kanë ndodhur shpesh në Çair dhe Qytetin e Shkupit, duke u shkaktuar kështu dëme dhe shkatërrim të kontejnerëve të cilët janë nga plastika dhe nuk e përballojnë zjarrin. Ditë më parë reagoi dhe drejtori i Higjienës Komunale, Zudi Koka i cili bëri thirrje për vetëdijesim, dhe kërkoi nga qytetarët qe të tregohen të kujdesshëm dhe mos të dëmtojnë mjedisin. Ai po ashtu tha se “ lutemi që qytetarët të lajmërojnë çdo parregullsi dhe sjellje të pahijshme…
Zgjidhja e krizës energjetike, kthimi i rrjetit shpërndarës EVN në pronësi të shtetit, kthimi i BEG-ut nën kompetenca të qytetit të Shkupit, shkarkimi i personave të papërgjegjshëm janë arsyet e pr*otestës përpara Qeverisë e që u organizuar nga Oda Ekonomike e Energjetikës. Përveç kompanive anëtare të Odës, në protestë morën pjesë edhe përfaqësues të odave dhe disa kompani tjera. “Arsyeja kryesore se përse qytetarët paguajnë fatura të larta është distributor EVN, mbi të cilën nuk ka kurrfarë kontrolli, as në orët matëse, askush nuk i kontrollon. Disa herë kemi kërkuar takime por askush nuk ka gjetur kohë, ky është problemi…
Situata mes Ukrainës dhe Rusisë do të ndikonte në Kosovë varësisht nga suksesi I Putinit, pasi në këtë rast do të rriteshin orekset e Serbisë për të vepruar në Kosovë. Kështu vlerëson analisti Ismet Ramadani, I cili nënvizon se megjithatë kjo nuk e vë në rrezik të madh këtë shtet, duke pasur parasysh faktin që është nën protektorat ushtarak të NATOs. Ai nënvizoi se në gjithë këtë situatë, Maqedonia e Veriut është me fat që është anëtare e NATO-së. “Ndikimi në Kosovë do të varet sa do të jetë Putini I suksesshëm atje, nëse truiiumfon Putini, atëherë do të rriten…
Qindra ukrainas kanë krijuar familje në Maqedoni. Thonë se janë të shqetësuar nga pamjet që i shohin në televizion. -Para gjysmë ore ishte bombarduar një çerdhe dhe këtu jemi me familjarët e mi. Këtu kemi dy fëmijë që janë lindur në Maqedoni. Dua që miqtë dhe kolegët e mi të dinë se çka po bën Putini. Revoltën e tyre e shprehën përmes një proteste të qetë në Shkup. -Ishim bashkë në Luftën e Dytë Botërore. Kjo është një katastrofë, është si në ëndërr. Nuk mund të besoj, refuzoj të besoj se kjo po ndodh… Kështu Julia e sheh sulmin rus…
Deputetë të partive opozitare në Kuvendin e Kosovës kërkuan nga Qeveria që të ndërpresë dialogun teknik me Serbinë dhe të vazhdojë me bisedimet e nivelit të lartë, me qëllim arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Në një seancë parlamentare, të mbajtur të premten, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, si kërkues i kësaj seance, tha se çështja e dialogut është interes kombëtar. “Të kalojë në fazën finale dialogu, në marrëveshjen e madhe, me të cilën do të kërkohet njohja reciproke Kosovë-Serbi, në kufijtë ekzistues. Bazuar në tri parimet e dakorduara edhe me negociatorët ndërkombëtarë, pra: integriteti territorial, sovraniteti dhe…
Arbnor Sadiku Kriza politike në Ukrainë shpërtheu më 17 dhjetor 2021 kur Rusia i paraqiti perëndimit një ultimatum të papritur. Lista e kërkesave të saj përfshinte një angazhim me shkrim për të ndalur çdo zgjerim të mëtejshëm të NATO-s drejt lindjes, largimin e trupave shumëkombëshe të NATO-së nga Polonia dhe shtetet baltike dhe tërheqjen e mundshme të armëve bërthamore të SHBA-ve nga Evropa. Më e rëndësishmja ishte që Ukraina të mos lejohej kurrë të bashkohej me aleancën e NATO-së. Kërkesat u konsideruan të papranueshme në Washington dhe u konsideruan të papranueshme nga të gjithë anëtarët e NATO-s. Rezultati është se…
Nuk jam optimist se mund të kemi takim produktiv liderësh me partitë. Kur thirret takim liderësh do të thotë se Kuvendi nuk funksionon. Së dyti, duhet të ketë marrëveshje nga të dyja palët, kurse një gjë të tillë nuk ka. U sugjerova dy partive më të mëdha të marrin pjesë në Këshillat e Sigurimit që unë organizoj, por ato nuk ranë dakord. I sugjerova që shërbimet t’i informonin. Shpresoj se do të ketë reagim pozitiv ndaj shërbimeve që i informojnë palët për gjendjen në vend dhe jashtë vendit, tha Pendarovski në konferencën për Utrinski brifing, transmeton Portalb.mk. Në mbledhjen e Këshillit të…
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në intervistë për TV21 theksoi se Armata e Maqedonisë së Veriut po pajiset vazhdimisht dhe se është në gjendje të mirë. “Armata jonë në vazhdimsi po pajiset, dhe jo në afat të shkurtër, një apo dy vjeçar, por me vite me radhë, falë përcaktimit strategjik në vitin 2017 për anëtarësim në NATO dhe tashmë edhe si vend anëtar i Aleancës. Këtë vit buxheti në drejtim të investimeve dhe pajisjeve në mbrojtje, që do të thotë investim në resurse njerëzore dhe pajisje dhe modernizim kap 1,77 për qind të BPV-së”, tha mes tjerash Petrovska. Ministrja Petrovska…

