Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në ClickPlus në TV21 ka komentuar deklarata e disa hoxhallarëve në lidhje me agresionin rus në Ukrainë. Thaçi thotë se Bashkësia Fetare Islame duhet të prononcohet me qëndrim zyrtar që mos të lë hapësirë për manipulime. “Do të ishte shumë mirë që drejtuesit fetar, sidomos kryesia e BFI-së të prononcohen publikisht këto ditë, që mos të lënë hapësirë të keqpërdorimit të armiqëve të shqiptarëve në raport me këtë çështje”, theksoi Thaçi. Thaçi në ClickPlus rikujtoi se presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë e cila ka vrarë myslimanë në shumë shtete. “Ata që…
Author: Jeta almakos
Sipas informacioneve të TV21, rekomandimi i Qeverisë pasditen e sotme ka arritur deri tek operatorët kabllorë. Sipas të njëjtave informacione, operatorët menjëherë kanë komunikuar mes vete për aksion të përbashkët ndaj rekomandimit, si rrjedhojë të gjithë operatorët në mënyrë të koordinuar do të veprojnë në përputhje me rekomandimin e Qeverisë, gjegjësisht do të shkyçin kanaleve televizive ruse, respektivisht “Russia Today” dhe “Sputnik”.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov shprehet se pas agresion rus ndaj Ukrainës qëndron presidenti Vladimir Putin, frika e tij për një Ukrainë fqinje demokratike dhe e lir si dhe kthimi në histori. SIpas tij, për shkak të mungesës së protestave, nuk dihet nëse populli rus e miraton një gjë të tillë. “Duke gjykuar sipas protestave publike kundër luftës në Rusi, vend ku është rrezik të dilet në protestë, pikëpyetje është se sa sa populli rus e miraton këtë luftë. Sulmi ndaj një shteti të pavarur që nuk ka kërcënuar, që nuk ka provokuar është sulm ndaj botës së…
Me vendim të Këshillit të Komunës Dibër u caktua çmimi i ri i shërbimit të mbledhjes së mbeturinave. Këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët ishin kundër, me arsyetimin se kjo rritje prej 25 % penalizon vetëm qytetarët që paguajnë rregullisht shërbimet e kësaj ndërmarrje. “Ne nuk jemi për çmime të reja, por jemi për zgjerim të rrjetit të qytetarëve që do të paguajnë këto shërbime. Në kohe krize masat duhet të jenë lehtësuese për qytetarët dhe jo rritje çmimesh që do dëmtojnë ekonomite e familjeve dibrane”, thonë nga ASH-Dibër.
VMRO-DPMNE do të dorëzojë në Parlament propozim për uljen e akcizës së derivateve të naftës, dhe uljen e shkallës së fitimit për produktet ushqimore. Gjithashtu kërkojnë vazhdimin e TVSH-së prej 5% për energjinë elektrike edhe pas 1 qershorit, si dhe uljen e akcizës për derivatet e naftës për 50%. “VMRO-DPMNE përmes Kuvendit do të kërkojë që norma tatimore prej 5 për qind për shitje dhe importin e produkteve ushqimore për qytetarët të jetë zero. Domethënë të mos paguajë taksë. Më tej VMRO-DPMNE në Kuvend do të parashtrojë kërkesë edhe për heqjen e tatimit prej 5% në zero përqind edhe për…
Të gjitha derivatet e naftës do të shtrenjtohen nga mesnata. Komisioni Rregullativ ka përcaktuar çmimet e reja të cilat sipas lëvizjeve të bursave botërore do të rriten për 1.9 për qind, shkruan Alsat. Karburantet shtrenjtohen për 1,5 denar, ndërsa vaji ekstra i lehtë dhe mazuti për 1 den më shumë. Një litër EUROSUPER-95 do të shitet për 84 denarë, ndërsa EUROSUPER 98 për 86 denarë, dhe dizeli për 75,5 denarë për litër. Komisioni Rregullator Energjetik EUROSUPER BS- 95 84 den EUROSUPER BS- 98 86 den EURODIZEL 75,50 den MAZUT 48,1 den/kg VAJ EKSTRA I LEHTË 74,50 den
Sipas Entit Shtetërorë për Statistika, shtrenjtimi i çmimeve të produkteve kryesore ushqimore të janarit të këtij viti krahasuar me janarin e 2021 janë tejet të mëdha dhe drastike, duke vënë në vështirësi familjet në Maqedoninë e Veriut. Rritja e çmimeve nga fillimi muajit janar të këtij viti, dukshëm ka rënduar gjendjen ekonomike dhe financiare të qytetarëve. Sipas Entit Shtetërorë për Statistika, shtrenjtimi i çmimeve të produkteve kryesore ushqimore të janarit të këtij viti krahasuar me janarin e 2021 janë tejet të mëdha dhe drastike, duke vënë në vështirësi familjet në Maqedoninë e Veriut. Sipas llogaritjeve të shpenzimeve për muajin dhjetor…
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës frikësoi qytetarët e Maqedonisë. Në rrjete sociale po qarkullojnë fotografi ku shihen rafte të boshatisura në disa markete. Nga dita e nesërme nuk do të ketë çmime të ngrira, ndërsa qytetarët kanë frikë nga çmimet e larta dhe se do të blenë aq sa munden. Jo zyrtarisht, çmimi i ri i bukës nga nesër do të shtrenjtohet me 5 denarë më shumë. Përveç ushqimit, po ashtu shtrenjtohen edhe derivatet e naftës, nga nga mesnata qytetarët e Maqedonisë do të paguajnë më shumë për derivate të naftës.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se do të jep donacion me mjete dhe pajisje ushtarake për trupat e armatosura ukrainase. Nga ekzekutivi theksojnë se ndihma do të jetë varësisht prej kërkesave dhe nevojave të Ukrainës. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i bashkohet mbështetjes gjithëpërfshirëse të aleatëve të NATO-s dhe partnerëve të BE-së ndërsa ka vendosur të dhurojë pajisje dhe mjete ushtarake për forcat e armatosura zyrtare të Ukrainës. Lloji i mjeteve të dhuruara është në përputhje me kërkesat e Ukrainës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Dy transportues nga Maqedonia janë bllokuar për të pestën ditë në kufirin ukrainas-polak. Para sulmit në Ukrainë, kamionët e mbushur me mollë nga Maqedonia kanë kaluar nëpër Ukrainë, shkruan Alsat. Pas sulmit të parë, menaxheri i kompanisë ka kontaktuar shoferët dhe i ka udhëzuar të largohen menjëherë nga Ukraina përmes Polonisë. Por problemet nisën pasi kamionët u kontrolluan nga dogana e Ukrainës. Është parë se malli ishte i destinuar të përfundonte në Rusi, pas çka shoferëve maqedonas u janë marrë pasaportat dhe dokumentet tjera. Menaxheri i kompanisë së transportit për Alsat tha se as ambasada jonë në Ukrainë e as…
Ish-bashkëpunëtorët më të afërt të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, sot kanë marrë dënime me burg për rastin “Titanik”, edhe pse paraprakisht e kanë pranuar fajin. Konkretisht, Gordana Jankulloska u dënua sot me 2 vjet e gjashtë muaj burg, Mile Janakieski me 4 vjet e 6 muaj burgim, ndërsa Munir Pepiç dhe Kosta Mitrovski me nga 3 vjet burg, përcjell Telegrafi Maqedoni. Martin Protugjer u dënua me dy vjet burgim me kusht, ndërsa të njëjtin dënim e morën Biljana Brishkoska Boshkovski, Kiro Todorovski dhe Katerina Velovska. Për të tjerët vazhdon gjykimi në fazën e procedurës së provave. Në këtë rast akuzohen 21…
Enver Robelli Është e pabesueshme sa politikanë i ka blerë Kremlini në Europë (austriakë, gjermanë, francezë). Lexoni në vijim disa informata ekskluzive: – Ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder është lobisti më i madh i Vladimir Putinit në Europë, paguhet nga firmat ruse të gazit. Përkundër presionit publik Schröder ende nuk ka dhënë dorëheqje nga mandatet e tij ruse. – Në shërbim të Rusisë është edhe ish-ministrja e Jashtme e Austrisë Karin Kneissl. Para një viti ajo u shpërblye me postin e anëtares së bordit të ndërmarrjes shtetërore ruse të naftës Rosneft. Kneissl, e cila ka qenë dikur gazetare, shfaqet shpesh edhe…

