Author: Jeta almakos

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot ka arrestuar 33-vjeçari M.B. nga Shkupi, përcjell TV21. Me urdhër të gjykatës, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në rajonin e Lisiçes policia ka gjetur gjësende të vjedhura në një objekt në rajonin e Ilindenit, në periudhën prej 5 deri 28 shkurt. “M.B është ndaluar në stacion të policisë dhe gjatë bisedës zyrtare ka pranuar krimin dhe ka sqaruar se produktet e vjedhura i ka ofruar për shitje përmes rrjeteve sociale. Pas kompletimit të materialit, kundër tij do të bëhet kallëzim penal përkatës”, deklarojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes profilit të tij në Facebook ka shkruar se Qeveria e udhëhequr nga ai përmes masave për ballafaqim me krizën ekonomike po drejton paratë drejt qytetarëve në nevojë. “I drejtojmë paratë aty ku është më e nevojshme – për mbështetje financiare të qytetarëve dhe kompanive. Prioritet i vetëm për momentin është që ta mbrojmë standardin e qytetarëve dhe të ruajmë stabilitetin ekonomik”, shkroi mëngjesin e sotëm kryeministri Dimitar Kovaçevski. Kovaçevski shkruan se Qeveria e re për vetëm 50 ditë tregon se mundet dhe di të përballet me sfidat. “Fuqishëm i subvencionojmë qytetarët për energji elektrike e cila…

Lexo më Shumë

 Në zonat zhvillimore teknologjike industriale në muajin shkurt është shënuar rritje e numrit të të punësuarve për katër për qind dhe rritje të eksportit mbi 30 për qind, tregon analiza e rregullt mujore që e bën Drejtoria e ZZHTI-së. Sipas këtyre të dhënave, eksporti në shkurt ka arritur 340 milionë euro që është edhe për 30 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe për mbi 36 për qind më shumë më krahasim me janarin e vitit të kaluar. Importi tek kompanitë në zonat në muajin e dytë të këtij viti ishte 300…

Lexo më Shumë

Drejtori për Punë Hidrometeorologjike bëri të ditur se në Kodrën e Diellit ka 64 centrimetra borë, në Krushevë 62 dhe në Mavrovë 52. Siç njoftojnë nga DHP, deri të dielën moti do të jetë i vranët dhe i ftohë me erë në drejtim verior. Temperaturat do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të vitit, ndërsa temperaturat gjatë mëngjesit do të shkojnë deri -10 gradë celsius. Temperaturat pritet të rriten nga e hëna e ardhshme.

Lexo më Shumë

Nën organizimin e Shoqatës Bjeshkatare Ekologjike “Shkupi”, 6 çiklistë nga vende të ndryshme të Ballkanit me biçikleta janë nisur nga Çarshia e Shkupit për në Çanakkala me rastin e 18 marsit, 107 vjetorit të Fitores së Çanakkalasë, raporton Anadolu Agency (AA). Me qëllim që të përkujtojnë dëshmorët e rënë në Çanakkala, çiklistët nga vendet si Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Sanxhaku, u nisën pasi falën namazin e sabahut, duke marrë me vete në mënyrë simbolike edhe dheun e vendeve përkatëse. Çiklistët do të udhëtojnë rreth 800 kilometra, ndërsa ndalesa e parë e tyre…

Lexo më Shumë

Për gati më shumë se 2 orë qytetarët e thirrur nga shoqëria civile kanë protestuar përballë Kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës dhe ushqimeve të shportës. Detaji që ra në sy nga të gjithë ishte fakti që shumë kryefamiljarë kishin dalë në protestë së bashku me familjen dhe fëmijët pasi siç thonë ata është e papërballueshme jetesa me këto çmime në stratosferë. Më pas qytetarët u zhvendosën tek “ura e Lanës” ku protestuesit bllokuan qarkullimin e automjeteve ndërsa për herë të parë shoferët u sensibilizuan pasi të gjithë fikën makinat duke paralizuar lëvizjen në këtë zonë të…

Lexo më Shumë

Një tjetër sulm ajror ka goditur një ndërtesë civile dhe termocentralin në Zhytomyr në Ukrainë. Lajmi është konfirmuar nga kryebashkiaku i qytetit, Serhii Sukhomlyn, përmes ndy videove të postuara në rrjetet sociale. “Sapo është bërë një sulm ajror. Është goditur termocentrali i Zhytomirit dhe një ndërtesë civile”, shkroi ai në Facebook. Në godinën civile të goditur, kryebashkiaku tha se një grua e moshuar që jetonte atje ishte fshehur në bodrum dhe doli e gjallë me lëndime të lehta, për të cilat po trajtohet në spital. Në godinën civile të goditur, kryebashkiaku tha se një grua e moshuar që jetonte atje ishte…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot për herë të parë e kuptoi se për më shumë se dy vjet shkolla “Rilindja” në Llojan nuk ka ujë të pijshëm. Kjo për shkak të prezencës së lartë të nitrateve, gjë që e ka vërtetuar edhe Qendra së Shëndetit Publik në Kumanovë. “Do reagoj menjëherë, rastin e paraqisni ju unë do të interesohem edhe në sektorët e ministrisë në qoftë se ka situatë të paraqitur nga përfaqësuesit e shkollës Rilindja në fshatin Llojan, fëmijët janë në rend të parë dhe unë jam i përkushtuar për çdo shkollë në vendin tonë ashtu…

Lexo më Shumë

“Aktualisht, vendi 100 për qind të nevojave të gazit natyror i siguron nga Rusia dhe është 100 për qind i varur, ashtu si Moldavia dhe Bosnja e Hercegovina, kështu që nuk mund ta përballojmë luksin e heqjes dorë nga gazi rus”. Këtë e tha sonte kryetari i Komisionit Rregullator për Energji dhe Shërbime të Ujit (KRRE) Marko Bislimoski. “Qëndrimi im personal është se ne nuk kemi një luks të tillë të heqim dorë nga gazi natyror. Kemi një sezon ngrohjeje në vazhdim dhe nëse heqim dorë duhet të ngrohemi me mazut. Gjithashtu, gaz natyror përdorin të gjitha kompanitë që kryejnë…

Lexo më Shumë

Një vajzë është goditur nga një veturë teksa ka qenë duke kaluar vizëbardhat në rrugën Jahja Pashë të Çairit, transmeton TV21. Nga goditja e rëndë që ka marrë, vajza ka pësuar lëndime trupore dhe si pasojë është dërguar në spital. Nuk dihet se në çfarë gjendje është për momentin, por TV21 po pret informacione më të detajuara nga Ministria e Punëve të Brendshme./TV21

Lexo më Shumë

Çmimi i Dizelit nga mesnata do të rritet për 8.5 denarë për litër, ndërsa benzina do të shtrenjtohet për 3.5 denarë për litër, kështu ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë. Me këtë vendim çmimet e derivateve rriten mesatarisht për 6.88 për qind. Euro Super BS- 95 do të kushtoj 93 denarë për litër Euro Super BS-98 do të kushtoj 95 denarë për litër Euro Dizel do të shitet për 95 denarë për litër

Lexo më Shumë

Në Gjinekologjinë “Nënë Tereza” në Çair lind refugjatja e parë nga Ukraina. Drejtori i gjinëkologjisë, Bashkim Ismaili për Klan Maqedoni thotë që gjendja shëndetësore e nënës dhe foshnjës është stabile. Foshnja e lindur është vajzë me 3.890 g dhe 54cm. Lehona ka lindur spontanisht para dy ore ndërsa në spital është pranuar sot./KlanMacedonia/

Lexo më Shumë