Author: Jeta almakos

“Qytetarët e anketuar nga TVM2, shprehen të pakënaqur dhe njëkohësisht të shqetësuar për rritjen e cmimeve të ilaceve. Ata ankohen se nuk mund t’ia dalin me pensionet që i marrin t’i mbulojnë nevojat e tyre”. Krahas ngritjes së çmimeve të rrymës por edhe të produkteve ushqimore, qytetarët janë goditur edhe nga rritja e çmimit të ilaçeve. Çmimi i lartë, iu është bërë ngarkesë shtesë për buxhetin familjar, duke u pamundësuar që t’i mbulojnë të gjitha gjërat e nevojshme dhe të domodosshme për një jetë normale. “Cmimet janë për së tepër të larta, ata që janë me social ose me pensione…

Lexo më Shumë

Shkruan: Arben Fetai Fatmir Besimi ka privatizuar tokë shtetërore në zemër të Shkupit me çmim prej 7€ për metër katror, pra me qindra herë nën vlerën e tregut. Për këtë hajni të pastër, Besimi fajin ia hedh një rregulloreje të qeverisë të vitit 2011 që paska caktuar nivelin e kompensimit. A kush ishte ministër i ekonomisë në vitin 2011? Po pra, vetë Fatmir Besimi. Kësisoji, ministri i përjetshëm Besimi zhvatjes ia shton edhe fyerjen e inteligjencës së qytetarëve. Ky privatizim duhet të hetohet sa më parë sepse dikush këtu ka përfituar miliona.

Lexo më Shumë

Me javë të tëra flitet për rritje enorme të çmimeve të produkteve bazë dhe derivateve të naftës. TV21 doli në sheshin “Maqedonia” për t’i pyetur qytetarët se si po ia dalin me krizën ekonomike. Ne shesh hasëm një mërgimtar që kishte ardhur nga Danimarka. Ajo që kishte hasur ishte se çmimet e naftës në Maqedoni janë pothuajse njëjtë si në Danimarkë. “Në realitet shumë shtrenjtë është këtu në krahasim me Danimarkën. Kur krahason rrogat se sa janë këtu 300, 400 euro në Danimarkë 2000 ose 3000 euro, ndërsa këtu çmimet janë shumë të larta”. Takuam edhe një vizitore nga Kosova.…

Lexo më Shumë

Ish presidenti Gjorge Ivanov në Forumin Diplomatik në Antalia në Turqi, gjatë adresimit të tij ka drejtuar kritika drejt Organizatës së Kombeve të Bashkuara, përcjell TV21. Ivanov thotë se OKB është dashur të veprojë menjëherë pas sulmit rus në Ukrainë, gjegjësisht përfaqësuesit është dashur që të vizitojnë Kievin dhe Moskën. “Organizata e Kombeve të Bashkuara është krijim njerëzor dhe ata, si çdo organizëm, kur plaken përballen me pafuqi, ngathtësi, dhe efikasitet të pakësuar. Ato janë më efektivë në situata krize, por për të demonstruar efektivitetin e tyre, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, së bashku me Presidentin e Asamblesë së Përgjithshme…

Lexo më Shumë

Mbi tre mijë banorë të fshatit Sfillare e Epërme dhe e Poshtme nuk kanë shërbime të rregullta shëndetësore. Banorët e Sfillares së Epërme thonë se që nga ekzistimi i fshatit nuk kanë pasur ambulantë e as mjek fshati. Për një kontroll të thjeshtë apo për një recetë ata detyrohen të udhëtojnë kilometra deri në institucionin shëndetësor më të afërt, shkruan Alsat. “Për kontroll shkojmë në Gjorce Petrov, që i bie rreth 7 km deri atje. Vështirë është boll, e nëse nuk ke mjete, nuk ke veturë. Kemi kërkuar disa herë por nuk e kanë mundësuar një gjë të tillë, nuk…

Lexo më Shumë

Në komunat veriore të Kosovës janë vendosur grafite pro ruse “Z”, e cila është simbol i forcave ruse në agresionin ushtarak në Ukrainë. Ky veprim është vazhdimësi e veprimeve të strukturave serbe me qëllim destabilizimin e situatës së sigurisë. Këto veprime janë shtuar në veçanti tani para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të 3 prillit, të cilat priten të mbahen në Serbi, ndërkaq KosovaPress nga burime të veta merr vesh se këto grafite janë shënuar nga aktivistë të Listës “Srpska”. Presidenti serb Vuçiq është duke u munduar që të tërheq vëmendjen nga problemet e mëdha me të cilat është duke u…

Lexo më Shumë

Pas miratimit të paketës së masave kundër krizës, që u miratuan urgjentisht në Kuvend, nga mesnata ulen derivatet – dizeli lirohet për nëntë dhe benzina për 6,5 denarë për litër. Drejtoresha e DAP-it Lukarevska, u bëri thirrje tregtarëve që t’i përshtatin çmimet e produkteve në përputhje me masën për heqjen e TVSH-së, dhe t’i ulin çmimet për qytetarët, shkruan Alsat Pas masave të miratuara ekonomike, lirohen karburantet. Nafta lirohet për nëntë dhe benzina për 6,5 denarë për litër, dhe pasi të harmonizohen arkat fiskale nga DAP-i, edhe produktet bazë ushqimore do të shiten pa TVSH deri në fund të majit.…

Lexo më Shumë

Masat e qeverisë nuk janë të mjaftueshme dhe janë të vonuar, vlerëson kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski. Sipas tij këto masa nuk do ta përmirësojnë në mënyrë dramatike gjendjen e krizës ekonomike. Mickovski tha se opozita ka propozuar miratimin e masave shum më herët, ndërsa qeveria i modifikoi ato dhe i propozoi për miratim me vonesë. “VMRO-DPMNE që para disa jave i propozoi masat esenciale por qeveria nnuk arriti të tejkalojë vetveten dhe vetpëlqyeshmërinë e sajë që ti pranojë dhe ja tani të modifikuara i dorëzuan deri te kivendi. i përkrahëm edhe pse janë të vonuara edhe pse e kanë…

Lexo më Shumë

Meorologu Popovski, paralajmëron temperatura -15 gradë Edhe në ditët në vijim do të kemi mot me vranësira dhe temperatura jo të zakonshme për këtë periudhë të vitit. Do të ketë reshje lokale bore, me erë të përforcuar në drejtim verior, thotë meteorologu Slavco Popovski. Sa u përket temperaturave, ata do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të vitit, madje në disa vende do të ulen në -15 gradë, ndërsa edhe temperaturat maksimale do të jenë prej -3 deri në 6 gradë. Në Shkup e rrethinë do të mbajë mot i ngjashëm edhe në ditët vijuese, me kushte për reshje…

Lexo më Shumë

Rritja e çmimit të karburanteve ka ndryshuar edhe pamjen në komunikacion. Duke pasur parasysh se rreth 68% të automjeteve në vend janë me motor dizel, konsumi i derivateve ka nis të reduktohet shkaku i kostos, shkruan Alsat. Kjo vërehet në trafikun e kryeqytetit, ku rëndom të premteve nuk ke mund të lëvizës, sot është gati bosh. “Udhëkryqi më i ngarkuar i kryeqytetit është i përgjysmuar me trafik dhe ka rënie drastike të lëvizjes së automjeteve nga rritja e çmimit të derivateve. Por, veturat që shohim shumica e tyre janë veç shoferët”, raporton gazetari i Alsat, Adnan Qaili. “Jam në detyrë…

Lexo më Shumë

Pas heqjes së TVSH-së të disa çmimeve të produkteve ushqimore bazë sot ato duhej të ishin më lirë. Megjithatë qytetarët ankohen se sipas standardit në vendin tonë, çmimet përsëri janë të shtrenjta. “Unë mendoj se nuk janë në bazë të standardit tone janë të larta për atë për atë që ne fitojmë dhe duhet të mbijetojmë, fillimisht çmimet janë të larta të produkteve bazë të cilat janë të rëndësishme për jetë dhe tarifat për rrymë, ujë dhe gjithë punët tjera”. “Ky trend botëror, kjo krizë botërore mendoj që duhet të bëhen përpjekje për tu tejkaluar. E shihni çdo ditë naftë…

Lexo më Shumë