Author: Jeta almakos

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në rrjetet sociale ka shkruar: “A u përkthy raporti gjerman për vrasjen e 14 tetovarëve në spitalin modular?!”. Taravari kërkon përgjigje mbi raportin gjerman që duhej të konstatonte shkaqet e djegies së kovid-spitalit modular në Tetovë, ku me më 8 shtator të vitit 2021 nga flakët që përfshinë spitalin, jetën humbën 14 pacientë, kurse 12 të tjerë mbetën të lënduar. Në lidhje me: Djegia e spitalit modular në Tetovë, raporti gjerman në duart e prokurorëve vendas Ndryshe, nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë në janar të këtij viti konfirmuan se raporti…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se çmimin e naftës dhe derivateve të naftës e përcakton KRE, i cili është Komision i pavarur i energjetikës dhe i cili çmimin e përcakton në bazë të metodologjisë së përcaktuar. “Në lidhje me çmimin e naftës dhe derivateve të naftës ne jemi dëshmitarë se për shkak të vendimeve që i kemi marrë lidhur me uljen graduale të akcizës dhe uljen e TVSH-së në rajon, kemi çmim më të ulët të naftës dhe derivateve të naftës, kudo që të shkoni nuk do të gjeni çmim më të lirë dhe kjo për shkak të vendimit të shpejtë…

Lexo më Shumë

Zëvednëskryeministrja, Sllavica Gërkovska në emisionin Top Tema në TV Telma bëri të ditur se sot kanë pasur takim me Agjencinë për qasje në infromacione të karakterit publik. Ajo u shpreh e kënaqur që qeveria qëndron e para tek instituconet sa i përket transparencës dhe se shpreson se kjo do të vazhdojë kështu. Sa i përket furnizimeve që i ka kryer Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta e që ka shërbyer qeverisë, kuvendit dhe presidentit, ajo vlerësoi se të dhënat janë publike dhe mund të shihen shpenzimet. Sipas saj, sa i përket shpenzimit të parave publike, më e rëndësishme…

Lexo më Shumë

Sindikata e pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë të RMV-së njofton se janë në komunikim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës lidhur me kërkesat e tyre për harmonizimin e pagave në arsim, bazuar në rritjen e pagës minimale, por deri tani nuk ka asgjë konkrete, transmeton Portalb.mk. Nga atje thonë se edhe pse në negociatat me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës është rënë dakord që rezultatet e negociatave të përfundojnë dhe të prezantohen më së voni deri më 15 mars, por kjo nuk ka ndodhur. “Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në komunikim me Ministrinë e Financave dhe presim që sot (16…

Lexo më Shumë

Të gjitha shitoret që shesin bukë, miell 400, qumështi me yndurë prej 2%, 3.2% dhe 3.5%, sheqer, vaji lulediellit, mish dhe prodhime të mishit, oriz dhe vezë nga nesër do të duhet të heqin TVSH-në nga llogaritë fiskale. Siç njoftojnë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, kjo do të thotë se të gjitha shitoret që shesin këto prodhime, në llogaritë fiskale te TVSH-ja duhet të vendosin shenjën me shkronjën “G”, me çka lirohen nga tatimi i vlerës së shtuar. “Obligimi ligjor del nga Ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për vlerë të shtuar me çka zgjerohet lirimi nga TVSH-ja…

Lexo më Shumë

Nikita dy vjeç e gjysmë dhe Andreji pesë vjeç, fëmijët e parë nga Ukraina që erdhën në vend me prindërit e tyre dy javë më parë, nuk mund të regjistrohen në një çerdhe në Ohër, shkruan Alsat. Autoritetet lokale nuk dinë si të veprojnë, sepse nuk kanë pasur udhëzime nga ministritë kompetente, edhe pse babai i tyre është shtetas maqedonas, i cili është shpërngulur në qytetin Harkov të Ukrainës, gjashtë vjet më parë. “Kemi hasur në një problem, sepse nuk kemi dëshmi se jemi të vaksinuar. U thashë se janë të vaksinuar, por ai karton nga mbeti në klinikën e…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisionin “10 minuta” në TV21 paralajmëroi ulje të çmimit të dizelit për 5 denarë. “Sonte presim ulje shtesë, duke marrë parasysh kuotimet e pesë ditëve të fundit dhe me shumë gjasa ulja, sipas analizave të bëra në sektorin e energjisë në Ministrinë e Ekonomisë duhet të jetë mbi 5 denarë për naftën”, tha Bekteshi. Ai thotë se vendimin përfundimtar e merr Komisioni Rregullator i Energjetikës. “Sipas llogaritjeve tona presim që ulja në pjesën e dizelit të jetë mbi 5 denarë, por sigurisht që do të jetë vendim i KReE-së, që është institucion i pavarur”,…

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela ka komentuar sjelljen e dekretit qeveritar për zbatimin e gjuhës shqipe në uniformat e policisë. “Uroj që ky dekret të mos ketë fatin e ligjit për gjuhët. Siç e dini ligji thotë që afati maksimal për implementimin e tij është 2019. Ligj ishte sjell në mars 2018. Në ligj ishin paraparë afate, afati i parë 6 mujor që parashihte ndërrimin e tabelave. Afati i dytë ishte maksimum një vjet që parashihte implementimin e plotë duke përfshirë uniformat e policisë”, theksoi Sela. Sipas tij, realisht dikush duhet të mbajë përgjegjësi për vonesën tre vjeçare, përcjell INA.…

Lexo më Shumë

Në një rrëfim për Kanal10, dy refugjatet ukrainase të strehuara në njërin prej hoteleve të shqiptarit, Nazmi Aruqi në Gjermani kanë treguar se si arritën të largohen nga qyteti i tyre. Dy gratë refugjate tregojnë po ashtu se si vendosën bashkë me fëmijët e tyre të braktisin familjet e tyre në Ukrainë dhe të marrin rrugën, fillimisht pa e ditur se ku dotë shkonin. /Kanal10 VIDEO:

Lexo më Shumë

Sot kur shohim refugjatët e Ukrainës duke kërkuar strehim në Europë, sigurisht se edhe qytetarëve të Kosovës iu kthehen kujtimet e tyre nga lufta në Kosovë në vitin 1999 Edhe refugjatët nga Kosova ishin nisur drejtë shumë vendeve të ndryshme në atë kohë, e më së shumti në Shqipëri. Pamjet e refugjatëve të Kosovës janë të ruajtura dhe qarkullojnë herë pas here. Këtu keni disa fotografi që mundësojnë kujtimin e asaj kohe të rëndë për qytetarët e Kosovës.

Lexo më Shumë

Gazetari Xhemajl Rexha në emisionin e tij Prime Time në Kanal10 ka treguar për përpjekjet që ka pasur bashkë me kameramanin Laurat Gashin, për të kaluar kufirin ndërmjet Polonisë dhe Ukrainës për të raportuar nga atje mbi zhvillimet e agresionit rus. Rexha ka rrëfyer se si pasi arritën ta kalojnë kufirin e Polonisë, atyre nuk u është lejuar hyrja në territorin e Ukrainës me pasaporta të Kosovës. “Të enjten kemi mbërritur në kufirin Poloni – Ukrainë, pastaj të shtunën bashkë me kameramanin Lauratin kemi provuar që të hyjmë në territorin e Ukrainës. Ne e kemi kaluar suksesshëm kufirin e Polonisë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama komentoi shkurtimisht edhe vendimin e Serbisë për të lejuar eksportin e drithërave me Shqipërinë, vendim ky që u njoftua këtë të hënë nga Presidenti Aleksandër Vuçiç. Rama tha se ky është Ballkani i Hapur… “…Ta mbyllim me një notë pozitive, më vjen shumë mirë që gjërat zhvillohen me shpejtësi për të lëvruar paketën, më vjen shumë mirë që sidoqoftë nafta po ka një moment stabilizimi. Mund të kërcej prap nuk e dimë, flas në tregjet ndërkombëtare. Më vjen shumë mirë që kemi zhbllokuar kontratat e grurit. Drithërat e kontraktuara nga kompanitë si gjithmonë me Serbinë, janë zhbllokuar.…

Lexo më Shumë