Author: Jeta almakos

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski gjatë ditës së sotme ishte për iftar te një familje nga Kondova e Shkupit. Pendarovski ka qenë mysafir i familjes Tanallari dhe në fotografi shihet se si presidenti dhe familja presin iftar. Ai në “Facebook” ua uroi të gjithë myslimanëve muajin Ramazan duke u dëshiruar agjërim të lehtë dhe ditë më të lumtura për të afërmit. “Falënderoj familjen Tanallari në Kondovë për mikpritjen, e cila më mundësoi të jem pjesë e darkës së tyre të iftarit”, shkruan Pendarovski.

Lexo më Shumë

Një prej projekteve që ka nisur të realizohet prej në nisje të Ramazanit nga Fondacioni ALSAR në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) është ai i shtrimit dhe shpërndarjes së iftareve anekënd vendit. Mbështetja e TİKA-s për realizimin e këtij projekti është thelbësore dhe, sigurisht, së tepërmi e lavdërueshme. Synimi është ambicioz: iftare për 3000 persona në një muaj, me një mesatare të shtrimit apo shpërndarjes në paketime të posaçme të iftareve për rreth 100 persona për çdo mbrëmje të Ramazanit. Dhënia e iftareve ka nisur në Tiranë, për pjesëtarë të komuniteti rom, në organizime gjatë këtyre…

Lexo më Shumë

Qytetet dhe fshatrat tona po boshatisen dhe po debatohet nëse kryetari i Kërçovës do të ketë të drejtë të ngritë flamurin shqiptar në qytet, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në emisionin “Rruga drejt” në Alsat. Sipas tij, diskutime të tilla janë të kota pasi për shkak të largimeve masive flamuri nuk do të valojë për askënd, shkruan Alsat. “Përsëri e shoh në opinion temën, nëse kryetari i Kërçovës tani është hero i madh sepse e humbi apo do ta mbajë akoma flamurin shqiptar në Kërçovë. Për kë do të valojë ai flamuri shqiptar nëse qyteti është bosh. Ja, le…

Lexo më Shumë

Në orët e vona të mbrëmjes së sotme disa nga mediat sportive në vend kanë raportuar se hendbollisti i Butelit është rrahur, pas çka ka marrë plagë të rënda ndërsa ndodhet në rrezik për jetën. Portali i specializuar i hendbollit “24 Handball” ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur sot, ndërsa hendbollisti është pranuar me fraktura dhe lëndime të rënda në klinikat Shkupit. Sipas informacioneve fillestare jozyrtare, bëhet fjalë për një 27-vjeçar, shtetas kroat. Policia ende nuk ka informacion për ngjarjen, ndërsa nga spitali konfirmojnë se hendbollisti është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po lufton për jetën.

Lexo më Shumë

Pak para mesnate, një tërmet prej 3,1 shkallëve sipas Rihterit ka goditur rajonin e zonës kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Tërmeti ka qenë me thellësi prej 2km. Në pjesën Perëndimore të vendit më tepër është ndjerë nga banorët e Dibrës. Ende nuk bëhet e ditur për dëme materiale. Informacione më të gjërësishme do të ketë brenda ditës së nesërme. Raportohet se tërmeti është ndjerë edhe në rrethin e Mavorvës dhe Rostushes si dhe në disa vendbanime për rreth Gostivarit.

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përmes një komunikate shprehet se sipas Konventës për të drejtat e fëmijëve, Kushtetutës dhe Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, fëmijëve duhet t’u jepet kujdes dhe edukim në çerdhe. Ata thonë se Ligji për mbrojtje të fëmijëve, në çerdhe, puna në edukimin e fëmijëve të moshës parashkollore nuk duhet të ndalohet përveç në gjendje të jashtëzakonshme (tragjedi, epidemi) dhe se kjo s’mund të bëhet edhe në kohë greve. “Sa i përket grevës së paralajmëruar nga SASHK në çerdhe, është e drejtë e garantuar që të protestohet ndërsa gjatë protestës punonjësit duhet të sigurojnë minimum funksionim…

Lexo më Shumë

Në hyrje të vendkalimit kufitar ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Preshevë-Tabanoc, është hapur një korsi e veçantë me mbishkrimin “Ballkani i hapur”, dedikuar transportuesve të kompanive nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, të cilët kanë statusin e subjektit të autorizuar afarist, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Financave të Serbisë, më 7 prill, raporton REL. Marrëveshjet për njohjen e statusit të subjekteve ekonomike të autorizuara, bazuar në një deklaratë të mëparshme të Ministrisë së Financave të vitit 2021, lehtësojnë shumë kalimin e kufirit dhe sjellin përfitime tjera për disa kompani. Ministri serb i Financave, Sinisha Mali, ka deklaruar…

Lexo më Shumë

“Do të na kapë për fyti” – Studentët kërkojnë nga UT të merr masa ndaj profesoreshës Besiana Mehmedi Pas raportimit të Alsat, Studentët e Fakultetit të Arteve përmes një konference për shtyp kërkojnë nga Universiteti i Tetovës të merr masa ndaj profesoreshës Besiana Mehmedi për shkak të sjelljes jo etike dhe kërcënuese ndaj studentëve. “Dhuna psikike, bullizmi sistematik përmes fjalëve të ndryshme fyese, kërcënimi që do na kapë për fyti si dhe ndjekja se çfarë pëlqejmë dhe çfarë shkruajmë në rrjete sociale nga profesoresha Besiana Mehmedi, janë vetëm disa nga arsyet pse grupi i studentëve të artit muzikor tash 3…

Lexo më Shumë

Arif Ziberi në mbështetje të studentëve: Besiana Mehmedi me vite maltreton dhe ofendon studentët Këngëtari i grupit “Elita 5”, Arif Ziberi sot ishte i pranishëm në protestën e studentëve për t’u dhënë përkrahje studentëve. “Unë jam në përkrahje të këtyre studentëve që me arsye kanë ngritur shqetësim. Ky shqetësim ekziston që moti dhe kam ardhur që t’i përkrahi”, tha Ziberi. Ai u shpreh se profesoresha Besiana Mehemedi me vite e ka në gjak maltretimin dhe ofendimin. “Unë jam në rrjedha dhe e di për shkak se kam pasur fëmiun dhe tani të tjetrin këtu në fakultet dhe di ndodhitë që…

Lexo më Shumë

Një helikopter policor sonte pas orës 20:00 fluturoi mbi Shkup, Gostivar dhe Tetovë. Disa qytetarë janë lajmëruar në redaksinë e TV21 për të mësuar se për çfarë bëhet fjalë. Përmes mjeteve në dispozicion, ne e ndoqëm fluturimin e helikopterit, i cili së bashku me një aeroplan që vinte nga Mbretëria e Bashkuar ishte në ajër mbi Shkup dhe pasi avioni nga Britania e Madhe u ul në aeroportin e Shkupit, helikopteri i policisë u ul në afërsi të aeroportit. Pas rreth 15 minutash, helikopteri u kthye sërish në ajër. Nga Ministria e Mbrojtjes për TV21 thonë se sonte nuk ka…

Lexo më Shumë