Author: Jeta almakos

Nëpermjet rrjeteve sociale u organizua një protestë ku dhejtëra qytetarë dolen për tu dërguar mesazh solidariteti nga sheshi Skenderbeu kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Protesta erdhi si rezultat pasi u bë publik rasti i dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë nga pesë të dyshuar. Protestuesit mbanin në dorë pankarta si “Asnjë femër nuk e lyp”, “Edukoje hasretin”, “Unë jam femër ti pa lejën time s’ guxon mem prek”, “Që mos i mbroni vajzat edukoni djemt”…… Edhe në këtë ditë ku u protestua kundër dhunës ndaj grave, gjysmë ore para se të fillonte protesta u sulmua një grua raporton KlanM.…

Lexo më Shumë

Sot pasdite Shkupi është goditur nga reshjet e rrëmbyeshme të shoqëruara me erëra të forta, bubullima dhe breshër, shkruan Portalb.mk. Ndryshe, nga DHPM kanë paralajmëruar se deri të premten do të mbajë mot i paqëndrueshëm. Disa nga dëmet e shkaktuara nga rreshjet (DÇP) Temperaturat maksimale deri të hënën do të lëvizin ndërmjet 30 dhe 33 gradë. Ndryshe, një pjesë e rajoneve të Maqedonisë një javë më parë u goditën nga reshjet e mëdha të shiut, si pasojë e të cilave ka pasur dëme materiale, banorë të evakuuar, pemë të rrëzuara, mungesë të energjisë elektrike dhe ngjashëm. Tetova me rrethinë është goditur nga shiu, i…

Lexo më Shumë

Pesë të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë janë arrestuar nga policia, përderisa katër prej tyre u është caktuar masa e paraburgimit. Në seancën gjyqësore, njëri nga të dyshuarit për dhunim, 27-vjeçari E.R, është deklaruar se e kundërshton kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit. I njëjti shtoi se nuk ka asgjë të bëj me rastin që prokuroria po e ngarkon me të dhe se do të pranonte çfarëdo mase tjetër. Ndër të tjera, i dyshuari për dhunim, premtoi se do t’i përgjigjet thirrjeve të gjykatës dhe prokurorisë, nëse nuk i caktohet masa. Në anën tjetër, avokati Fitim Limani,…

Lexo më Shumë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka dhënë dorëheqje. Këtë e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se kërkesa për dorëheqje nga Mehmeti ka ardhur pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale “Tashmë kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm z. Fehmi Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës. Me këtë rast falënderoj z. Mehmeti për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë…

Lexo më Shumë

Rasti i dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë ka ngjallur reagimin edhe të familjarëve të Marigona Osmanit, e cila është dhunuar dhe trotuar fizikisht deri në vdekje. Të dyshuarit për vrasjen e Marigona Osmani janë Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, për të cilët ende nuk ka vendim të gjykatës, ndërsa më 14 korrik është mbajtur seanca fillestare. Babai i Marigonës, Muhabi Osmani në një paraqitje në emisionin Radar të RTV Dukagjinit tha se pret dënimin e përjetshëm për të dytë. Ai pas rastit ku në Prishtinë u dhunua një 11 vjeçare nga pesë persona, ka kërkuar që edhe Kosova të ketë…

Lexo më Shumë

Qytetarë të shumtë sot janë mbledhur para Teatrit Kombëtar të Kosovës në shenjë proteste kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona. Xheraldina Rexhepi, organizatore e kësaj proteste, tha se është e indinjuar nga ngjarja makabre e dhunimit të 11-vjeçares dhe me këtë ngjarje ka dështuar e gjitha shoqëria. “Edhe ne si shoqëri nuk jemi duke bërë asgjë nuk mund të presim nga shteti për t’i kryer këto punë në secilin prej vetes sonë duhet të fillojë ndryshimin”, tha ajo. Nga Ferizaj në Prishtinë kishte ardhur për të marr pjesë në këtë…

Lexo më Shumë

Dy të miturit që u arrestuan mbrëmjen e së hënës me dyshimin për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, kanë dalë të martën para gjykatës. Seanca ka filluar në orën 13:00 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, te gjykatësja Elife Ukaj, raportoi “Betimi për Drejtësi“. Pas kësaj seance, pritet të vendoset lidhur me caktimin e masës ndaj dy të dyshuarve. Lidhur me këtë rast janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë E.R dhe G.R, të cilëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. I dyshuari i pestë po kërkohet nga policia, pasi është…

Lexo më Shumë

Mësimi në vitin e ri shkollor 2022/2023 do të realizohet në shkolla të hapura dhe pa protokolle anti-kovid dhe obligim për mbajtjen e maskave mbrojtëse. “Tani për tani nuk parashihen masa parandaluese shtesë, përveç atyre që janë aktuale dhe në fuqi – për spitalet, transportin publik, farmacitë dhe për azilet për pleq. Konkretisht për shkollat, tani për tani nuk ka”, deklaroi dr. Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i Komisionit për Sëmundje Infektuese. Viti i ri shkollos pasnesër do të fillojë për rreth 255 mijë filloristë dhe nxënës të shkollave të mesme. Për nxënësit e klasës së dytë dhe të pestë ka programe…

Lexo më Shumë

Nga Qyteti i Shkupit për TV21 thonë se kamionë që ra në gropë pas dëmtimit të pllakave në sheshin Maqedonia është futur në këtë hapësirë pa leje. Nga Qyteti i Shkupit thonë se ndaj subjektit privat do të zbatohen sanksione të ashpra. “Një subjekt privat me kamion ka hyrë pa leje në sheshin Maqedonia duke shkaktuar dëme të pllakave. Qyteti i Shkupit e dënon ashpër këtë akt, do të marrë të gjitha masat ligjore për kryerjen e inspektimeve dhe sanksioneve, pas së cilës do të kërkohet kompensim për dëmin e shkaktuar ndaj të mirave publike në shesh. Një sjellje e…

Lexo më Shumë

Një Gjykatë në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për dy nga pesë të dyshuarit për përdhunimin e një vajzeje 11 vjeçare në fund javën e kaluar në Prishtinë. Policia e Kosovës njoftoi gjatë ditës së janë arrestuar dy persona të dyshuar për përdhunimin e vajzës 11 vjeçare, por nuk dha hollësi për tre të tjerë të dyshuar për përfshirje në këtë rast./21Media

Lexo më Shumë

Një 11-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga pesë persona të shtunën pasdite parkun pranë rrugës ‘Hysë Popova’ në Prishtinë. Në lidhje me këtë rast, policia ka njoftuar se deri më tani janë arrestuar katër persona të dyshuar.Ndërkaq, për këtë rast ka folur edhe avokati, Arianit Koci i cili ka treguar se çka parasheh Kodi Penal i Kosovës. Ai u shpreh se në rrethana të tilla siç dihen deri më tani, dënimi minimal është 15 vjet, ndërsa ai maksimal burgimi i përjetshëm, përcjell Botapress.info “Monstrumëve në trajtë njerëzore iu del hakësh Kodi Penal i Kosovës. Pa e paragjykuar fajësinë, po ju…

Lexo më Shumë

Pasi hakerat goditën dhe paralizuan të gjitha shërbimet online të shtetit shqiptar duke publikuar një pjesë të mirë të të dhënave të përftuara nga sistemi e-Albania dhe duke fshirë disa prej serverave virtualë, ata kanë publikuar dokumente të tjera. Këtë radhë bëhet fjalë për numrat e qindra shqiptarëve dhe numrit të kartës së tyre të identitetit. Ashtu siç kishin paralajmëruar më parë, grupi i hakerave i ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”, pasi publikoi materiale e-mailet e kryeministrit Edi Rama, Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes ka nxjerrë në publik edhe numrat e telefonit të…

Lexo më Shumë