Të shtëna me armë janë dëgjuar në orët e mbrëmjes në veri të Mitrovicës, në afërsi të fshatit Bube në Zubin Potok. Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. “Bazuar në informacionet e deritanishme, mund të ju informojmë se në afërsi të fshatit Bube që gjendet në zonën kufitare Mitrovicë Veri, janë dëgjuar disa të shtëna me armë”, ka njoftuar Kelani. Kelani ka thënë se të shtënat nuk ndërlidhen me ndonjë rast policor dhe se ende nuk dihet se a kanë ndodhur në pjesën e Republikës së Kosovës apo të Serbisë. Policia e Kosovës është…
Author: Jeta almakos
Një automjet i llojit Pezho, pak para mesnate duke vozitur në anën e kundërt, u përplas me autobusin me numër 24, në Lagjen Kisella Vodë. Në aksident ka marr lëndime të rënda vozitësi i veturës, i cili sipas dëshmitarve ishte i dehur. Ndihma e shpejtë ka ardhur në vendin e ngjarjes dhe ka marr menjëherë personin. Infomrata të detajuara priten nga MPB.
Zeqirija Ibrahimi Nëse maqedonasit, duke u thirrur në përqindje, ua imponojnë shqiptarëve statusin e minoritetit ose bashkësisë etnike, që me këtë regjistrim janë nën 4%, shtrohet pyetja se pse shqiptarët duhet të pranojnë të trajtohen si minoritet kur dallimi mes tyre dhe minoriteteve është shumëfish më i lartë se dallimi mes maqedonasve dhe shqiptarëve? Shkruan: Zeqirija Ibrahimi Në Maqedoninë e Veriut sapo janë publikuar rezultatet e regjistrimit (në Shqipëri e quajnë census) të popullsisë dhe amvisërive, një proces që në terren është zhvilluar gjatë vitit 2021. Përkundër lajmit të mirë se më në fund Maqedonia e Veriut e realizoi regjistrimin…
Inspektorati Shtetëror i Tregut ka mbyllur sot klubin e natës, para të cilit, javën e kaluar u rrah për vdekje hendbollisti i “Butelit”, Denis Tot. Mbyllja ka ardhur pas kontrolleve të kryera në shkurt, kur i ishte shqiptuar vendim për ndalesë të punës për shkak se nuk ka poseduar licencë, e cila në mars është bërë e plotfuqishme. Meqë pronarët nuk kanë vepruar në përputhje me vendimin e IShT-së, sot është mbyllur klubi i natës “Parku qendror”. Megjithatë nga IShT thonë se mbyllja nuk ka ardhur nga rasti tragjik, por për shkak të shkeljeve
Silvana Begaj Rina dhe Gëzimi u përmendën si dy raste të vecanta dhe të përgjithshme për të treguar gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve. Nuk është sekret që njëra anë shtrojnë gosti dhe ana tjetër vuajnë për uri. Por është edhe Bona e cila shet gjakun për të ushqyer fëmijët. Po, po! Shet gjakun sepse rroga si pastruese nuk i del për të paguar qeranë dhe për të mbijetuar. Bona është nënë e vetme dhe nuk ka vëlla. Sanija shet trupin në rrugë që të blejë një copë djath dhe bukë që të mbylli ditën. Cimi fshin pluhrin e makinave që…
Ndeshje e madhe sonte në rrugën Kemal Sejfulla ( pranë marketit Metro). Jozyrtarisht 5 persona mbetën tē lënduar. Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në Çair, më saktësisht në rrugën “Kemal Sejfulla”. Nga pamjet e ofruara nga vendi i ngjarjes në incidentin kanë qenë të përfshirë një veturë taksi dhe një BMW. Raportohet për 5 persona të lënduar, madje në mesin e tyre edhe fëmijë. Pritet konfirmimi zyrtar i MPB.
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, i cili aktualisht po qëndron si azilkërkues në Hungari, reagoi pas vendimit të Thesarit amerikan, i cili e vendosi atë në “listën e zezë” të SHBA. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gruevski shprehet se ndjen keqardhje për këto akuza të cilat sipas tij janë përgatitur nga qeveria aktuale. “Përpjekjet e mia afatgjata për ta zgjidhur çështjen e emrit në një mënyrë të ndryshme nga ajo që u zgjidh përfundimisht, vendimet lidhur me krizën e emigrantëve dhe mbylljen e korridorit ballkanik në vitin 2016 dhe disa vendime të tjera me të cilat u…
Rasti tragjik i vrasjes së hendbollistit kroat, Denis Tot ka marrë një epilog të ri. Edhe pse fillimisht policia dhe spitali morën informacione kontradiktore për rrahjen e tij, ku policia tha se nuk shiheshin gjurmë dhune fizike. Mirëpo, tashmë është shfaqur një video nga kamerat e sigurisë, e cila largon çdo dyshim. Denis Toth u rrah para një klubi nate dhe vdiq më vonë në spital si pasojë e rrahjes, njoftojnë mediat lokale. Siç shihet në video, ai fillimisht ishte goditur me grusht në kokë nga një djalë, i cili e ka hedhur në tokë dhe duke qenë se ka…
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski nuk ka të ndalur të njoftojë kulturën shqiptare. Pasi ditë më parë hëngri iftar në një familje në Kondovë në Shkupit, ai sot ka vizituar njërin nga restorantet apo edhe kompanitë prodhuese bio në Shqipëri, Mrizin e Zanave. Mrizi i Zanave nuk është vetëm një restorant ku shërbehen ushqime bio, por ajo paraqet një histori se si mërgimtarë janë kthyer në Lezhë për të ringjallur prodhimin vendor duke krijuar vende të reja të punës. Në restorant, ata shërbejnë ushqime me produkte që prodhohen në sera vendase, me punëtorë vendas. Ky vend tashmë është…
Xhamia e periudhës osmane Haxhi Mahmud Beu në Manastir të Maqedonisë së Veriut, restaurimi i së cilës është në vazhdim e sipër nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve e Turqisë, pret ditën kur do të hapet për adhurim. Xhamia është ndërtuar nga valia e asaj kohe Haxhi Mahmud Beu, sipas disa burimeve në vitin 1521/22 ose në vitin 1532, ndërsa është restauruar në vitin 1875. Ajo njihet edhe si Xhamia e Haxhi Beut dhe ndodhet në Çarshinë e Vjetër të Manastirit në afërsi të lumit Dragor që ndan në dy pjesë qytetin. Për shkak të bombardimit që ka pësuar gjatë…
Në një deklaratë prkurorët publik, Artan Ajro dhe Gavril Bubevski thanë se i hedhin poshtë të gjitha pretendimet në kallëzimin penal të Prokurorisë së Shtetit të cilat i referohen procedurës për konfiskimin e pasurisë në rastin “Trust””, si të pavërteta. “I hedhim poshtë plotësisht të gjitha pretendimet në kallëzimin penal të Prokurorisë së Shtetit, të cilat i referohen procedurës për konfiskimin e pasurisë në rastin “Trust”, si të pavërteta. Në rastin “Trust”, në të cilin kemi vepruar si prokurorë publikë kompetentë, kemi marrë të gjitha masat dhe aktivitetet nën juridiksionin tonë. Detyra e prokurorisë është të lokalizojë fitimin pasuror, të…
Një pacient i cili paraprakisht u operua, mbrëmë ka kërcyer nga kati i dytë i Klinikës për Neurokirurgji në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, në Shkup, shkruan “Sloboden Peçat”. Ai ka marr lëndime të rënda dhe u transferua në Traumatologji. Ngjarja tragjike erdhi pas një mosmarrëveshje verbale kur pacienti hedhi një mjet të fortë ndaj një pacienti tjetër në dhomën e spitalit, si dhe ndaj teknikut medicinal. Pastaj e ka hapur xhamin dhe ka kërcyer ku ka marrë lëndime serioze.

