Author: Jeta almakos

Greva në shkolla do të vazhdojë ende ndërsa SASHK-u nuk ndjen asnjë përgjegjësi për shkak të ndërprerjes së procesit edukativ-arsimor. Këtë e tha Jakim Nedellkov, kreu i SASHK-ut, pas takimit të sotëm me anëtarët.  Shtoi se sipas marrëveshjes kolektive, punëdhënësi ka për obligim t’i paguajë rrogat në kohë greve. “Disa ministra po tentojnë me këmbëngulje t’i frikësojnë anëtarët e SASHK-ut se do të marrin mëditje të shkurtuara për ditët e grevës, gjë që e konsiderojmë tentim për parandalim të grevës“, tha Jakim Nedellkov, kryetar i SAShK-ut. Gjatë ditës së nesërme do të mblidhen të dhëna lidhur me atë se sa…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Maqedonisë, Pavle Trajanov theksoi se për partinë e tij nuk është problem përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë, por, siç thotë ai, e njëjta duhet të ndodhë edhe në Bullgari. “Qëndrimi i LDM-së është i qartë, ne jemi maqedonas me gjuhë tonën dhe kërkojmë reciprocitet në lidhje me pakicat në dy vendet. S’kemi problem me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, por e njëta duhet të ndodhë edhe me pakicën maqedonase në Bullgari”, u shpreh Trajanov. Sipas tij, shumica e deputetëve nuk do të mbështesin zgjidhje ku nuk përfshihet reciprociteti, ndërsa qëllimi i tyre është…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, para se të fillojë nesër gjykimi për “Parcelat në Vodno” u shpreh përmes rrjeteve sociale duke potencuar se kjo deklaratë është e fundit rreth përndjekjes politike. “Gjykatësit duhet të gjykojnë me dëshmi, por jo edhe me supozime dhe nëse kanë leje nga qeveria ose të guxojnë, le të kundërshtojnë”, u shrpeh ai. Në fjalimin e gjatë, ish kryeministri Gruevski thekson edhe biznesmenin orce Kamçev dhe dëshmitarin Aleksandar Ivanovski. “Aktakuza se kam marrë para nga partie dhe me ato para në emër të personave të tjera kam blerë pronë. Përfaqësuesit e partisë në gjykatë vërtetuan se nuk kanë…

Lexo më Shumë

Vizitorët në tri qendra tregtare në Beograd dhe ata në një qendër tregtare në Nish janë evakuuar për shkak të njoftimeve për bomba. Kështu së paku shkruajnë mediat serbe, sipas të cilave, ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje. Megjithatë, më vonë, përkatësisht rreth orës 17:00 janë rihapur dy prej tyre në Beograd ndërsa sa i përket alarmit në Nish thuhet se ishte i rremë. Ministria e Brendshme e Serbisë nuk ka treguar se kur dhe me çfarë mjetesh kanë marrë njoftimet për bomba. Ata kanë thënë se në ato objekte po kryhen kontrolle të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Në emisionin Klan Debat, profesori Bashkim Selmani foli rreth korrupsionit në vend. “Ne jetojmë në një demokraci problematike, korrupcioni kategorizohet në disa grupe si pasiv, aktiv, kemi korrupcionin e organizuar institucional. Ju e dini se ne nëse duhet të kryejm një punë duhet ta bëjmë një telefonatë një mikut apo një të afërmit, prandaj kjo nuk quhet korrupsion por krim i organizuar dhe në këtë rast kjo është% shkelje publike , flagrante ku ne dalim mbi institucionet.”

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari në rrjetin e tij social facebook ka nxjerë një tab;ë ku bën krahasimin e pagave të mësimdhënësve në BE dhe në Maqedoni. Siç shihet duke filluar nga Luksemburgu që ka rrogat më të larta me 5300 euro, vjen Danimarka me 3993 pastaj Holanda, Suedia e me rradhë Maqedonia e Veriut shihet si e fundit me vetëm 487 apo 402 euro.

Lexo më Shumë

Zëvendësministri Luçi me ftesë të ambasadorit të Bosnje Hercegovinës në Katar Abdullah Skaka ishte i ftuari special në iftarin tradicional në shtëpinë e tij. Pas iftarit u bisedua për shume çështje jetike mbi raportet e shqiptarëve dhe boshnjakëve në rajon si dhe mundësinë e koorodnimit të shumë iniciativave në dobi të vlerave të mirëfillta hyjnore. Në këtë iftar morrë pjese edhe figura politike dhe intelektuale nga Sllovenia, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Lexo më Shumë

Me diskreditim personal dhe kolektiv nuk arrihet në zgjidhje dhe ndalim të grevës në kopshte dhe shkolla. Tashmë ka filluar dita e gjashtë e grevës së SASHK-ut dhe filluan sulmet e ashpra ndaj grevistëve dhe kryesisë së SASHK-ut. Tentativë për diskreditim personal dhe kolektiv të kryesisë së SASHK-ut. Me tekste të porositura në portale të caktuara tentohet të fitohet mosbesimi te lidershipi dhe tentativa për t’i dhënë fund grevës. Pra, nëse keni ndërmend të lëkundni grevistët dhe shpresoni se ata do ta përfundojnë grevën që është vendimi i tyre personal, e keni tmerrësisht gabim. Uniteti është si kurrë më parë,…

Lexo më Shumë

Në shumicën e marketeve në Maqedoni sot nuk ka vaj nëpër rafte. Kriza me këtë produkt bazë vazhdon. Vendimi për heqjen e ndalesës për importin e vajit për gatim është publikuar sot në “Gazetën Zyrtare” të Serbisë. Kjo do të thotë se tani e kanë radhën kompanitë nga të dyja vendet që kanë lidhur marrëveshje për tregtimin e vajit për ushqim. “Vaji për gatim i importuar nga Republika e Serbisë zyrtarisht nis të mbërrijë sot. Dinamika se si do të rrjedhë importi dhe shpërndarja e vajit në tregje varet nga kontratat e kompanive”, thonë nga Ministria e bujqësisë. Sipas informacioneve…

Lexo më Shumë

Nga opozitarja VMRO-DPMNE përmes një komunikate kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski pasi siç thonë ato , 3 ditë nuk ka përgjigje se ku është arma e vjedhur nga policia e Ohrit. Nga magazina e MPB-së në Ohër nuk është vjedhur vetëm municione për armë automatike, por janë vjedhur edhe bomba dhe granata, të mjaftueshme për të armatosur të gjithë njësinë. Ose Spasovski është plotësisht i paaftë ose është bashkëpunëtor në këtë grabitje, thonë nga VMRO. Nga atje pyesin se si mund të ndihen të sigurt qytetarët, kur ata që duhet të garantojnë sigurinë e tyre…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) në Shkup ka ngritur procedurë kundër një polici në pension nga Shkupi, i cili dyshohet se ka kryer vepër penale – Rrezikimi i sigurisë nga neni 144 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal. I dyshuari nga celulari tij është paraqitur në stacionin policor Qendër me kërcënimin se do të vritet ministri i Brendshëm, pas së cilës menjëherë ka ndërprerë lidhjen. Megjithatë pas identifikimit në banesën e tij u krye bastisje, me çrrastë u gjetën dhe konfiskuan: një karabinë C3 me kalibër 8X57, pistoletë çeke Zbroevka 7,65 mm, pistoletë Smith dhe Wesson model 38/2,…

Lexo më Shumë