Author: Jeta almakos

Tre shtetas të Maqedonisë kanë vjedhur 150 litra naftë nga kamioni i parkuar “Scania”, raportojnë mediat sllovene. Javën e kaluar, një banor i qytetit slloven të Bivje-s dalloi tre burra të dyshimtë që silleshin rreth një kamioni të parkuar Scania dhe pasi priti të shihte se cilat ishin qëllimet e tyre, i kapi ata duke vjedhur karburant nga një rezervuar me një pompë. Dëshmitar i vjedhjes i ka lajmëruar menjëherë policinë, pas së cilës dy nga hajdutët janë arrestuar menjëherë dhe i treti ka ikur në një lokal aty pranë, ku është fshehur për rreth gjysmë ore, para se të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i shoqëruar nga kryesuesi i Këshillit komunal, Valboni Limani qendrojnë këto ditë për vizitë në SHBA. Edhe një delegacion nga Kosova, drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, poashtu këto ditë kanë nisur një vizitë në Amerikë. Delegacioni nga Gostivari dhe Kosova mbrëmë kanë marrë pjesë bashkë në një takim të organizuar në Dallas nga bashkëatdhetarët tanë. “Mbrëmë nga Komuniteti Shqiptaro-Amerikan dhe Këshilli për Çështje Botërore të Dallasit/ Fort Worth (World Affairs Council of Dallas/Fort Worth) u ftuam në takim. Shprehëm gatishmërinë tonë për të ofruar dhe siguruar kushte të favorshme për investimet e huaja…

Lexo më Shumë

“Të gjithë nëpunësit, konkretisht seancave, menjëherë tek unë. Përveç seancave, të gjithë që ulen atje pas, të gjithë, deri te i fundit. Ju që jeni me pagë dhe që po ia luani nënën këtu. Hajde largohu, ik atje, ik… hesht, ta…. Çfarë kërkon këtu? Ik atje, jashtë!” Në rrjetet sociale po qarkullon një audio-incizim, ku dëgjohet se si një person i drejtohet me zë të lartë dhe fjalë fyese disa personave të caktuar. Pretendohet se personi që flet është kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Ndonëse nga kabineti i kryeparlamentarin nuk japin shpjegim për audion, vetë Xhaferi në seancën e djeshme…

Lexo më Shumë

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN, KRYEMINISTRI NUK E KOMENTON, XHAFERI HESHT  Pas publikimit të audio incizimit ku degjohen sharje dhe britma të cilat pretendohet se bëhen nga ana e kryeparlamentarit Talat Xhaferi drejtuar shërbimeve të Kuvendit, pasojnë reagime në opinion. VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e kryeparlamentarit Xhaferi për arsye morale. VMRO-DPMNE ” Talat Xhaferi është shembull i një politikani primitiv që duhet të jetë e kaluar. Kjo nuk duhet asnjëherë të përsëritet. Ky audio inçizim ku dëgjohet primitizmi i Xhaferit është argument përse LSDM dhe BDI duhet të shkojnë në opozitë dhe përse duhet të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare sa më shpejtë.”…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë sitës së djeshme në vendkalimin kufitar “Tabanoc” është arrestuar një shkupjan pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një polic. “Me datë 11.05.2022 në ora 19.20 në vendkalimin kufitar Tabanoc, zyrtarët policorë kanë arrestuar S.V. (49) nga fshati Radishan i Shkupit, për sulm fizik ndaj zyrtarit policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, njoftojnë nga MPB duke shtuar se kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës pas dokumentimit të plot të rastit.  

Lexo më Shumë

Shkup, 12 Maj – Zëvendës ministri për Transport dhe Lidhje, z. Bekim Rexhepi sot ka marrë pjesë në Seminarin me temë: “Teknologjitë e reja dhe praktikat e mira në Gjeodezi”, nën organizim të CLGE e në përkrahje nga Fakulteti i ndërtimtarisë në Shkup dhe Lidhja e odave ekonomike të Maqedonisë. “Fillimisht ju falënderoj për ftesën për të marrë pjesë në këtë debat ekspertësh në kohë kur jemi në fazën e zbatimit të reformës më të rëndësishme në fushën e Ndërtimit. Sidomos tani kur kemi për detyrë t’u përgjigjemi të gjitha goditjeve të jashtme të çmimeve që ndikojnë…

Lexo më Shumë

SPB Shkup – Njësiti për Krime Ekonomike dhe Kompjuterike për Krime Ekonomike dhe Kompjuterike ka ngritur kallëzim penal kundër ZA (31) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “falsifikim i dokumentit” nga neni 378 paragrafi 1 dhe 3 të Kodit Penal. Gjatë vitit 2021, personi me leje qarkullimi të falsifikuar për automjetin e pasagjerëve “Volkswagen Passat”, të cilin e kishte marrë në përdorim nga një shok i tij dhe që nga ana tjetër e kishte marrë me qira mjetin nga një agjenci qiradhënieje, e ka lënë peng si garanci te një shoqëri…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, partia që përfaqëson ai do të siguronte 61 deputetë. “Nëse tani ka zgjedhje të parakohshme parlamentare, procedura duhet të fillojë sot, mbajeni fjalën time, ju garantoj se VMRO-DPMNE me koalicionin do t’i ketë saktësisht 61 deputetë”, tha Mickoski. Mickoski duke iu referuar ndikimit të Bashkimit Demokratik për Integrim, lidhur me vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare tha se kjo nuk varet nga askush tjetër përveç marrëveshjes së tij me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. “Të ardhmen e Maqedonisë sonë do ta krijojmë në bazë…

Lexo më Shumë

Fondacioni ALSAR nxori nga shtypi për lexuesit dy botime të reja, në vijim të një aktiviteti botues gjithnjë e në zgjerim. Për temat që bartin dhe për përmbajtjen e tyre, librat e sapobotuar do të ngjallin me siguri interesin e publikut dhe do të marrin vëmendjen e duhur. Botimi i parë sillet në suazat e historikes, një analizë marrëdhëniesh dhe një parashikim i së ardhmes së tyre. “Marrëdhëniet midis Turqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut – e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja” përbëhet nga katërmbëdhjetë kapituj, me kontribute të akademikëve turq, shqiptarë dhe maqedonas. Vepra analizon të shkuarën e…

Lexo më Shumë

Opozita maqedonase të martën, më 10 maj, ka nisur me bojkotin e punës së Kuvendit duke pamundësuar kështu miratimin e të gjitha ligjeve që kërkojnë dy të tretat e votave, por edhe mbajtjen e seancave të rregullta për shkak të shumicës së brishtë parlamentare, pasi nga 120 deputetë sa numëron Kuvendit, shumica ka 64. Deri te bojkoti erdhi pasi kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, që drejton Lidhjen Social Demokrate, refuzoi kërkesën e kryetarit të VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, për takim liderësh në të cilën kërkohej që të caktohej data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. VMRO-ja vlerëson se Qeveria nuk…

Lexo më Shumë

Ka 7 ditë që janë në grevë urie duke kërkuar të drejtat që u takojnë, megjithatë organet përgjegjëse ende nuk kanë përgjigje në lidhje me kërkesat e të burgosurve për rastin e Kumanovës. I pyetur për këtë Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski tha se drejtori i Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve është takuar me të burgosurit dhe se po punohet në drejtim të ndërprerjes së grevës, dhe përgjigjes pozitive për lehtësimet që u takojnë. “Atë ditë që në ministri erdhi kërkesa, gjegjësisht njoftimi se ka persona që po mbajnë grevë një orë pas arritjes së njoftimit drejtori ishte atje për…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një konference për shtyp të drejtuar nga Adnan Neziri thonë se kanë demaskuar BDI-në pasi mbrëmë këta të fundit kanë tentuar një vendim që lejonte hapjen një lotarie të re në bashkëpunim me Lotarinë Shtetërore. “Jemi këtu për të demaskuar intrigat e BDI-së të cilët edhe pse në fushatë dhe tani vazhdojnë të trumbetojnë se janë kundër lojrave të fatit, mbrëmë tentuan të kontrabandojnë një vendim që u lejon atyre hapjen e një llotarie në bashkëveprim me llotarinë shtetërore. Deri në orët e vona deputetët e BDI-së, të mbështetur edhe nga LSDM tentuan që përmes komisionit…

Lexo më Shumë