Author: Jeta almakos

Kreu i shtetit ka reaguar ndaj sharjeve që kryetari i “E Majta”, Dimitar Apasiev ka adresuar së fundmi drejt tij. Pendarovski thotë se një rast i tillë është precedent në Evropë. “Përafërsisht e di se për çfarë qenie bëhet fjalë. Por nuk kam besuar që mund të vijë në situatë të shajë prindin e vdekur. Kjo është dhimbja ime personale të cilën nuk mund ta kuptoj, që nuk e kuptoj pse duhej ta thoshte, nëna ime ka vdekur para 10 viteve dhe mendoj se ishte jonjerëzore, sharja në vete, por edhe të më shash varrin e nënës së vdekur, kjo…

Lexo më Shumë

Ish-përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian dhe ish-shefi i Delegacionit të Komisionit Evropian në Maqedoni, Evran Fuere, tha për TV 24 se BE-ja po krijon një precedent joevropian me Maqedoninë e Veriut. “Korniza e negociatave është një burg për Maqedoninë dhe që në këtë rast Bullgaria mban çelësin”, tha Fuere për TV24.

Lexo më Shumë

“Hapi i parë në mbrojtje të identitetit maqedonas është kthimi i pasaportave bullgare. Të parët në radhë: politikanë dhe politikanë me xhepa plotë!” Këtë porosi e ka shkruar profesori i njohur maqedon Vlladimir Millçin, në një postim në facebook. Millçin është i njohur si themeluesi i Fondacionit “Soros” në Maqedoni, por që më pas nuk është pjesë e këtij fondacioni që mban emrin “Shoqëria e Hapur”. (INA)

Lexo më Shumë

Një 24-vjeçar nga Kërçova ka ndërruar jetë në një aksident trafiku, përcjell TV21. Pak pas mesnate, respektivisht në ora 01:30 në Stacionin Policor të Kërçovës është raportuar për një aksident që ka ndodhur në magjistralen Gostivar-Kërçovë, ku një veturë e tipit BMW me targa të Shkupit që po drejtohej nga 23-vjeçari A.D. nga Drogomishti i Madh ka humbur kontrollin. Shoferi dhe pasagjeri 24-vjeçar L.R. janë transportuar në Spitalin e Kërçovës, ndërsa më pas në një spital privat në Shkup, ku 24-vjeçari L.R. ndërroi jetë nga plagët e marra. MPB njofton se do të kryhet autopsi.

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët dega Kërçovë përmes një press konference për media ka drejtuar akuza ndaj autoriteteve të komunës së Kërçovës në lidhje me gjenocidin ekologjik që realizon nërmjet deponive të egra, përcjell in7 Teksti integral nga press konferenca e degës së ASH – Kërçovë Jemi këtu në cilësin e Degës së Alenacës për Shqiptarët në Kërçovë, për të ndalur, “gjenocidin ekologjik”, që në thelb ka helmimin, gjegjësisht dëmtimin e shëndetit kolektiv të banorëve të kësaj ane që ua ushtron në vazhdimësi Termocentrali i Osllomesë dhe paaftësia e pushtetit lokal për të menaxhuar me hedhurinat.” Janë këto dy faktorët e rrezikut që…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë zgjidhja e vetme për kapërcimin e krizës politike, ekonomike dhe zhbllokimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, vlerëson partia opozitare maqedonase, VMRO DPMNE. Ajo konsideron se Qeveria aktuale, respektivisht kryeministri Dimitar Kovaçevski, nuk ka legjitimitet meqë, sipas saj, ka trashëguar në këtë post ish kryeministrin Zoran Zaev. Veç kësaj, opozita fajëson Qeverinë për thellimin e krizës ekonomike, për shkak të, siç thotë, paaftësisë për përballje me pasojat e krizës globale, korrupsionit të lartë, drejtësisë selektive, mungesës së stabilitetit politik dhe për marrëveshje të dëmshme me Bullgarinë për zhbllokimin e procesit të integrimit…

Lexo më Shumë

Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, më 2 korrik hodhi poshtë propozimin e ri të Francës për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, që i hap rrugën nisjes së negociatave për integrim në Bashkimin Evropian. Në tubimin e partisë së tij, VMRO-DPMNE para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Mickoski tha se “populli po zgjohet dhe të gjithë ata që duan t’i japin fund Maqedonisë (së Veriut) duke nënshkruar brenda një apo dy ditëve, populli maqedonas dhe qytetarët maqedonas nuk do ta harrojnë këtë. Nuk na duhet Evropa nëse duhet të asimilohemi”, theksoi kreu i VMRO-së Mickoski gjatë protestës me moton “Ultimatum…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tj në Kuvendin Kombëtar ka premtuar se shqiptarët kudo që janë do të kenë nënshtetësinë shqiptare. Po ashtu ai tha se shqiptarët në Kosovë në një marrëveshje me qeverinë e Kosovës, do të gëzojnë shtetësinë shqiptare, njëlloj si qytetarët shqiptarë, këtu apo në Kosovë. “Shqiptarët kudo që janë, do të kenë shtetësinë shqiptare. Shqiptarët në Kosovë në një marrëveshje me qeverinë e Kosovës, do të gëzojnë këtë shtetësi apo dy shtetësi, njëlloj si qytetarët shqiptarë, këtu apo në Kosovë. Miqtë e mi, këto 8 vite koha pothuajse ka ndaluar në raport me integrimin evropian…

Lexo më Shumë

Trembëdhjetë persona janë lënduar nga përplasja e dy automjeteve të pasagjerëve me targa të Strumicës, e cila ka ndodhur dje pasdite në ora 16:20 në rrugën Strumicë-Valandovë, tek vendi i njohur si “Valandovsko Bërdo”. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e SPB Strumicë, Aleksandra Trajanova, e cila ka bërë të ditur se ka disa persona të lënduar të cilët janë dërguar për tretman në spitalin e Strumicës. Më shumë detaje rreth aksidentit janë bërë të ditura sot. Sipas të dhënave nga drejtoresha e spitalit të Strumicës, Katerina Kuzmanovska, lëndime më të rënda ka një fëmijë gjashtë vjeçar dhe një grua, ndaj…

Lexo më Shumë

Shtrenjtimi i produkteve të ushqimit bazë çdo ditë e më shumë vetëm se po rritet. Me këtë, ekspertët paralajmërojnë se gjatë muajve në vijim do të kemi edhe rritje të varfërisë në vend. Pasi nga dje u shtrenjtua edhe çmimi i rrymës elektrike dhe gjatë muajve të ardhshëm pritet të kemi edhe rritje të çmimit të ngrohjes. Sipas njohëseve të çështjeve ekonomike, kjo do të bëjë ta rritë numrin e personave të cilët do të kërkojnë ndihmë nga shteti. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), është duke përgatitur masa për t’i ndihmuar personat të cilët gjenden në rrezik. Sipas…

Lexo më Shumë

Ministrja e Jashtme bullgare e dorëhequr Teodora Gencovska tha për BGNES se nuk kishte asnjë propozim të ri francez që të ndryshonte nga ai i miratuar tashmë nga parlamenti bullgar. Më 24 qershor, Asambleja Kombëtare votoi mbi një projekt-rezolutë që synon zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Sofjes dhe Shkupit dhe hapjen e rrugës për integrimin evropian të RS Maqedonisë. Projektvendimi bazohet në propozimin e presidencës franceze dhe mbështetet mbi të për të mbrojtur më tej interesat bullgare. Ajo ripohoi kushtet në të cilat Sofja mund të mbështesë procesin e integrimit evropian. Qeveria miratoi vendimin në Parlamentin bullgar dje. Në pyetjen e…

Lexo më Shumë