Author: Jeta almakos

Pas mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare në Bruksel, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka takuar sot ambadasorin e Bashkimin Europian në vend, David Geer, me të cilin kanë diskutuar mbi rëndësinë e madhe që ka fillimi i procesit të negociatave për vendin dhe stabilitetin e rajonit, si dhe mbi peshën e sfidave të rradhës që e presin vendin pas hyrjes në fazën aktive të integrimit. Ambasadori Geer këto takime i ka filluar të martën me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi. Siç njoftojnë nga Reçica e Vogël, ambasadori Geer ka uruar kreun e BDI-së për këtë arritje…

Lexo më Shumë

Policia financiare, për kontrollin e kryer me urdhër të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar, kërkon të reagojnë edhe organet e larta gjyqësore. Ata sot kanë dorëzuar kërkesë deri te Këshilli i prokurorëve publik për të rishqyrtuar veprimet e kryetares së prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, Villma Ruskovska. Sipas informacioneve të “Alsat”, drejtoria e udhëhequr nga Arafat Muaremi ka përgatitur parashtresë që ndoshta nesër do ta paraqesë në Këshillin gjyqësor, i cili do të duhet të kontrollojë se me çfarë baze një gjykatës në procedurë paraprake ka autorizuar prokurorinë për të kryer bastisje. Drejtoria e policisë financiare…

Lexo më Shumë

Në kuadër të realizimit të Dialogut Strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeveria e ShBA-së solli vendim për ndarjen e mjeteve shtesë për forcimin e sundimit të ligjit në vend, për këtë qëllim janë ndarë mjete shtesë me shumë prej prej 4,318 milionë dollarë amerikanë. Nga MPJ Maqedoni thonë se me fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve janë ngritur në një nivel të ri më të lartë në emër të thellimit të partneritetit strategjik. “Dialogu strategjik filloi më 2 qershor në Uashington, ndërmjet delegacionit…

Lexo më Shumë

Ndaj tre personave fizik dhe një personi juridik Prokuroria Themelore e Tetovës ka ngritur kallëzim penale për zjarrin që shpërtheu në spitalin modular në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona. Sipas prokurorisë ish drejtori i Spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe udhëheqësi i modulares do të ndiqen për veprën penale vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, përkatësisht për mos vendosjen e aparateve kundër zjarrit, mjeku amë për mos veprim sipas rregullativave shëdetësore ndërsa Spitali i Tetovës do të ndiqet për dyja veprat. Kujtojmë që raporti i krim-teknikës kishte vlerësuar që zjarri që mori jetën e 14 personave në spitalin…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se më datë 26.07.2022 në ora 14:30 në Policinë e Sarajit, J.K.(52) nga fshati Arnaqi ka raportuar se vajza e tij V.K.(17) është larguar nga shtëpia. Nga MPB njoftojnë se po merren masa për gjetjen e personit.

Lexo më Shumë

Shtatë nga tetë të akuzuarit për incidentet para Kuvendit gjatë protestave kundër Propozimit francez, sot kanë pranuar fajin para Gjykatës Penale. Për shtatë personat që kanë pranuar fajin,  Gjykata u shqiptoi 2 vite burg me kusht, përderisa në 4 vitet e ardhshme kryejnë ndonjë vepër penale. Të akuzuarit janë të moshës nga 18 deri në 36 vjet, nga të cilët 3 janë nxënës të shkollave të mesme dhe janë të moshave 18-19 vjeç.  Ata ishin akuzuar për pjesëmarrje në turmë dhe për gjuajte me bekatonë dhe gurë në drejtim të ndërtesës së Kuvendit dhe kordonit policor. Të pandehurit akuzohen edhe…

Lexo më Shumë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, z. Ziadin Sela, priti sot Abmbasadorin e Bashkimit Evropian, z. David Geer. Në takimin që u mbajt në zyrat e selisë së ASH-së në Shkup, u diskutua për situatën politike në vend dhe më gjërë. Gjithashtu theks i veçantë iu vu luftës kundër korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Raporton News33.tv. “Në selinë e Aleancës për Shqiptarët në Shkup, isha i nderuar nga vizita e Ambasadorit të BE-së, ekselenca e tij David Geer. Aleanca për Shqiptarët ndan të njëjtat vlera, shqetësime dhe përcaktime për të ardhmen evropiane të vendit, andaj dhe që nga themelimi kemi…

Lexo më Shumë

Qeveria në mbledhjen e sotme të 65-të me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, mori vendim për dërgimin e 134 pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në stërvitjen “SABER JUNCTION 22”. Kjo stërvitje do të mbahet në Gjermani në periudhën prej 28 gusht deri më 21 shtator të vitit 2022. “Në mbledhjen e sotme të qeverisë është shqyrtuar dhe miratuar edhe Informacioni i Ministrisë së Mbrojtjes për hyrje dhe qëndrim të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për realizimin e stërvitjeve për evakuim të njerëzve në kushte të vështira…

Lexo më Shumë

– Nëse nuk na duan në gjirin e tyre, të përfaqësuar kështu sa dhe si jemi, pa u konsultuar edhe me kolegët tjerë shqiptarë, meqë besoj se nuk kanë asnjë kundërshti, ja publikisht po deklarohem se jemi në gjendje ta krijojmë atë, por jo më ‘ilegalisht, joformalisht e privatisht’, siç kemi vepruar në të kaluarën me Institucionet tona fillestare, por të ndahemi MENJËHERË dhe pa hezitim me të gjitha mjetet financiare, hapësinore dhe teknike. Menjëherë të tërheqim 30%-shin e buxhetit publik nga AShAM-i dhe të bëhemi hisedarë me gjitha asetet publike që janë krijuar nga paratë publike të taksapaguesve. Në…

Lexo më Shumë

Prokurorja Vilma Ruskovska sot ka sqaruar se ankesa kundër personit të parë të Policisë Financiare, Arafat Muaremi, është dërguar të martën e kaluar, vetëm një ditë pasi prokurorët filluan bastisjen në institucionin shtetëror, shkruan “Deutsche Welle”. Fakti që informatat ndahen me publikun një javë më vonë, sipas Ruskovskës, paraqet presion të drejtpërdrejtë në punën e tyre. “Duke qenë se peticioni është dorëzuar të martën e kaluar te prokurori Joveski, deklaratën e sotme të tij tani në opinion e konsideroj si presion të drejtpërdrejtë mbi punën e prokurorisë dhe gjykatës”, thotë Ruskovska. Ruskovska thotë se është habitur nga reagimi i Muaremit.…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë së Veriut bën të ditur se hetimet për rastin që ka ngritur familja Gjakova nga Kosova kundër spitalit privat në Shkup “Zhan Mitrev”, janë në vazhdim e sipër. Në prill të këtij viti, familja Gjakova ka ngritur kallëzim penal kundër spitalit në fjalë të kardiologjisë dhe stafit të tij mjekësor për, siç është thënë, trajtim joadekuat të djalit të saj, Edon Gjakova. Sipas familjarëve, Edoni ka vdekur në spitalin “Zhan Mitrev” në dhjetor të vitit të kaluar, si pasojë e helmimit të gjakut me një bakter vdekjeprurës. Në dokumentacionin e lëshuar nga spitali pas vdekjes…

Lexo më Shumë

Qëllimi i Ballkanit të Hapur është të na çojë të gjithëve përpara drejt zhvillimit, integrimit, konkurrencës kundër konkurrencës së ndërsjellë, lirisë së lëvizjes së 4 lirive të Bashkimit Evropian, lehtësimit të procedurave, solidaritetit dhe ndihmës. Besoj se Ballkani i Hapur është më shumë se një ide dhe më shumë se iniciativa dhe ka kapacitet të plotë për t’iu përgjigjur nevojave dhe për të ofruar zgjidhje operacionale. Kjo ide na bashkon të gjithëve në një qëllim të qartë, të hapur, të ndershëm dhe civil. Këte e tha zv. kryeministri për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyqi, në Tiranë në hapjen e seancës plenare…

Lexo më Shumë